Rreth Suksesit tonë

PSE SHEHU & PARTNERS?

Filloi si një ide dhe u manifestua në realitet! Firma jone ka evoluar nga një zyrë ligjore në një firmë konsulence që sjell nën një çati ekspertë nga fushat e ndryshme të ligjit, prokurimeve, financës dhe kontabilitetit, pasurive të paluajtshme, menaxhimit dhe teknologjisë së informacionit.
Qëllimi ynë është të qëndrojmë si një ndër firmat e dalluara të konsulencës në Shqipëri dhe një pikë referimi për profesionalizëm dhe eficencë nga partnerët tanë ndërkombëtarë.
Ne besojmë se asetet tona më të vlefshme janë profesionistët që përbëjnë Shehu & Partners, kjo është arsyeja pse ne kemi zhvilluar një rrjet të gjerë ekspertësh dhe sigurohemi që njerëzit e duhur janë duke bërë punën e duhur. Angazhimi ynë është të vazhdojmë të ofrojmë shërbime të cilësisë së lartë me përkushtimin maksimal ndaj klientëve tanë.
Ekipi ynë është i gatshëm të përmbushë nevojat e klientëve, si edhe te realizojë premtimin e dhënë!

Konsulencë Novatore

Klientët varen nga aftësia e firmës për të gjetur zgjidhje inovative për çështjet komplekse të biznesit dhe sipermarrjes.

Eksperiencë të gjatë në Zgjidhjen e Konflikteve

15 vite eksperiencë si Firmë Ligjore me një marzh suksesi prej 83% të çështjeve të fituara.

Kosto të Përballueshme

Ekipe me madhësi optimale, qasje drejt zgjidhjes dhe eksperienca e thelluar janë garanci për shërbime me kosto te mirëmenduar.

Të Përkushtuar

Ekspertët dhe avokatët janë të angazhuar që të ndihmojë klientët e saj të realizojnë strategjinë e tyre të biznesit.

DISA FJALË

“Shehu & Partners” u themelua nga Avokati Isuf Shehu dhe prej krijimit ka punuar me përkushtim për të pajisur klientët e saj, qofshin ato biznese apo individë, me zgjidhjen e duhur. Shërbimet të “Shehu & Partners” janë përditësuar me praktikat më të mira të menaxhimit për të siguruar nje shërbim optimal.
Firma drejtohet nga një ekip profesional dhe i motivuar avokatësh dhe ekspertësh të fushave të ndryshme te cilët gëzojnë një përvojë të gjerë dhe të pasur pune, ndërsa realizojnë një sinergji perfekte, bazuar te përpjekja e përbashkët për t’ju përgjigjur nevojave të çdo klienti. Firma ka përmbushur qëllimin e saj, falë qasjes së saj për zgjidhje të qëndrueshme dhe inovative; strukturimit në ekipe me madhësi optimale që ofrojnë shërbime kosto-efektive dhe me cilesi të lartë, dhe mëndësisë për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata me klientët.
Ekspertët dhe Avokatët disponojnë expertizë te lartë dhe profesionalizëm, dhe kanë si prioritet zgjidhjen efektive dhe të qëndrueshme të cdo situate. Ata kanë shërbyer ne kompanitë më të mëdha shqiptare dhe ndërkombëtare gjatë periudhës domethënëse të rritjes së tyre në Shqipëri. Kjo e bën përvojën e tyre një aset të çmuar dhe një garanci ndaj çdo pritshmërie nga ana e klientëve.
Shehu & Partners ka marrëdhenje partneriteti dhe bashkëpunon me një serë kompanish shërbimesh, të cilat operojnë në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar duke garantuar një mbulim të plotë të të gjitha fushave të biznesit dhe të sipermarrjes. Por mbi të gjitha, Shehu & Partners mbetet një firmë ligjore dhe avokatie tejet fleksibel në shumë aspekte, pikërisht falë synimit për t’ju përgjigjur çdo lloj kërkese apo nevoje për shërbime ligjore në nivele të përballueshme duke e bërë atë një dritare të çmuar të ligjit për te gjithë subjektet e interesuar.

AVOKAT ISUF SHEHU
Themeluesi i Shehu & Partners

Vizioni ynë

Shehu & Partners angazhohet të ndihmoj klientët në realizimin e strategjive të tyre tregtare duke ofruar këshillim ligjor ekselent. Qëllimi i firmës është një: të bëhemi pikë referimi për shërbimet më të mira ligjore në Shqipëri. Duke përdorur burimet e firmës si edhe ekspertizën në sektorë të ndryshëm, avokatët tanë kanë si objektiv të jenë pjesë e pandashme në suksesin e bizneseve që përfaqësojnë. Firma Shehu & Partners synon të ndërtojë marrëdhënie afatgjata ortakërie, bazuar në ofrimin e zgjidhjeve më efikase të nevojave ligjore.

Misioni ynë

Klientët mbështeten te aftësia e firmës për të gjetur zgjidhje efikase për problemet komplekse të biznesit, dhe avokatët tanë përdorin eksperiencën dhe burimet e firmës për të siguruar suksesin në sfidat ligjore dhe administrative. Platforma jonë e biznesit është një partneritet i integruar dhe i përqendruar për të siguruar qasjen më bashkëpunuese ndaj shërbimit të klientit.
Firma garanton: