Operatori Biznesit, veprimtaria e të cilëve shkaktojnë ndotje në mjedis, pajisen me lejen përkatëse të mjedisit, ku përcaktohen, kushtet e nevojshme për të garantuar se veprimtaria/instalimi do të përmbushë kërkesat e legjislacionit mjedisore në fuqi. Dhënia e lejeve të mjedisit përcaktohet sipas një sistemi të përbërë prej dy nivelesh (leje te tipit A dhe leje te tipit B), mbështetur në madhësinë dhe llojin e veprimtarisë që ka nevojë të pajiset me leje, si dhe në mundësinë që ka veprimtaria të shkaktojë ndotje në atë masë që mund të sjellë dëm në mjedis dhe të rrezikojë shëndetin e njeriut, kafshëve dhe bimëve.

Çmimi: $400

Vlerësimi i ndikimit në mjedis është një proces vlerësimi i cili kërkohet për aktivitete të ndryshme ndërtimore dhe prodhuese. Vlerësimi i ndikimit në mjedis zbaton parimin e parandalimit që në fazën e hershme të planifikimit të projektit, me qëllim shmangien apo minimizimin e efekteve negative në mjedis të projektit të propozuar, përmes harmonizimit dhe përshtatjes së saj me kapacitetin bartës të mjedisit. Këtë Shërbim Shehu & Partners e realizon në bashkëpunim me Qendrën e Monitorimit të Mjedisit. Vlerësimet e kërkuara dhe te urdhëruara janë:
• Vlerësimi i ndikimit në mjedis paraprak;
• Vlerësimi i ndikimit në mjedis e thelluar.

Çmimi: $400

Për të siguruar që të gjitha mbetjet janë hequr/zhvendosur në përputhje me legjislacionin përkatës dhe politikat aktuale dhe për të minimizuar rrezikun e ndotjes Operatorët e Biznesit të cilët janë të pajisur me leje mjedisore të tipit A ose të tipit B duhet të pajisen me Licencë III.2.B për transportin e mbetjeve që gjenerojnë.

Çmimi: $400

Bazuar ne legjislacionin në fuqi, për transferimin e aktit të miratimit të lejes së mjedisit për një instalim që kërkon leje të tipit A ose B, Operatori Biznesit, duhet të paraqesë kërkesë pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Çmimi: $400

Operatori Biznesit i një instalimi ekzistues, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, aplikon për ndryshim të kushteve të lejes mjedisore në momentin që ka pësuar një ndryshim në instalim për këtë arsye paraqet kërkesë për rishikim të kushteve të lejes ekzistuese të mjedisit të tipit A dhe B.

Çmimi: $400

Bazuar në ligjin Ligj Nr. 10448/2011 të ndryshuar Operatorët e Biznesit nevojiten të plotësojnë dhe të dorëzojnë Raportin Vjetor të Mjedisit i cili është kusht i lejes së mjedisit dhe dorëzohet një herë në vit pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit në mënyrë periodike.

Çmimi: $400

Bazuar në ligjin Ligj Nr. 10448/2011 të ndryshuar Operatorët e Biznesit nevojiten të plotësojnë dhe të dorëzojnë Planin e Menaxhimit të Mbetjeve, i cili është kusht i lejes së mjedisit i cili dorëzohet pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit në mënyrë periodike

Çmimi: $400

Bazuar në ligjin Ligj Nr. 10448/2011 Operatorët e Biznesit nevojiten të plotësojnë dhe dorëzojnë Planin e Menaxhimit Mjedisor i cili është kusht i lejes së mjedisit i cili dorëzohet 1 herë në vit pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit në mënyrë periodike

Çmimi: $400

Operatorët e Biznesit duhet të plotësojnë Regjistrin e Transferimit të Ndotësve dhe të dorëzojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit në mënyrë periodike çdo vit

Çmimi: $400