Agjencia e Prokurimit Publik është institucioni qendror përgjegjës për mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik, verifikimin e zbatimit të procedurave të prokurimit publik, ankandeve publike, koncesioneve/partneriteti publik privat. Çdo procedurë prokurimi në Sistemin Elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik, dhe çdo operator ekonomik që kërkon të marrë pjesë në një procedurë prokurimi duhet të marrë pjesë në bazë të këtij sistemi.
Shehu & Partners merr përsipër kontrollin dhe evidentimin e përditshëm në sistemin elektronik të APP-së, në të cilin shpallen procedurat e prokurimit nga Autoritetet Kontraktore.

Çmimi: €150/muaj

Përqendrimi në procedurën e prokurimit në të cilën Operatori Ekonomik (p.sh kompani ndërtimi, shoqëri private e sigurimit fizik etj) ka interes për aplikim. Studimi dhe përgatitja e dokumenteve të kërkuara nga Autoriteti Kontraktor për pjesëmarrje në tender. Ky proces kryhet nga stafi i Shehu & Partners në bashkëpunim me Operatorin Ekonomik të interesuar.

Çmimi: €200

Për të përdorur Sistemin e Prokurimit Elektronik (SPE) Operatori Ekonomik duhet të jetë i regjistruar me një llogari përdoruesi, për të aksesuar sistemin. Dorëzimi i ofertës dhe i dokumenteve të përgatitura në sistemin e APP-se me qëllimin pjesëmarrje në tenderin e caktuar, realizohet nga stafi i Shehu & Partners.

Çmimi: €80

Kontrolli i vazhdueshëm i procedurës së prokurimit në të cilën kemi marrë pjesë, pasi mund të pezullohet, anulohet dhe rihidhet ose të vazhdojë në rrjedhën e saj normale duke u shpallur klasifikimi i operatorëve ekonomikë. Kjo fazë duhet të ndiqet me shumë vëmendje pasi duhet të respektohen afatet e ankimit. Mosrespektimi i të cilave sjell përfundim të vazhdimit të punës për të fituar tenderin përkatës. Kjo proçedurë ndiqet me përgjegjësi të plotë nga stafi i Shehu & Partners.

Çmimi: €50

Ankimi pranë Autoritetit Kontraktor konsiston në dy momente:
Së pari- pas shpalljes së procedurës së prokurimit dhe pasi jemi njohur me kriteret për aplikim mund të ankimojmë kriteret të cilat i vlerësojmë diskriminuese dhe jo në përputhje me legjislacionin përkatës.
Së dyti- pas shpalljes së klasifikimit të pjesëmarrësve në tender mund të ankimojmë skualifikimin tonë pa të drejtë apo kualifikimin e operatorëve të tjerë nëse vlerësojmë se kualifikimi i tyre nuk është në përputhje me ligjin.

Çmimi: €200

Çdo Operator Ekonomik, ka të drejtë të paraqesë ankesa, në lidhje me procedurat e prokurimit, të cilat janë në proces nga Autoritetet Kontraktore, përsa i takon kritereve të kualifikimit të dokumenteve të tenderit apo procesit të vlerësimit të ofertave nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Ligji përcakton si organin kompetent të shqyrtimit të ankesave Komisionin e Prokurimit Publik. Përgatitja e ankimit dhe ndjekja e procedurës së ankimit deri në vendimmarrjen e KPP, bëhet nga Shehu & Partners.

Çmimi: €400

Çdo vendim i Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Komisionit të Prokurimit Publik, mund të kundërshtohet gjyqësisht, pranë Gjykatës Administrative kompetente.
Shehu & Partners ka një eksperiencë të gjatë dhe të konsoliduar në përfaqësimin gjyqësor kundër APP dhe KPP, dhe merr përsipër ndjekjen dhe përfaqësimin në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor.

Çmimi: –