Për të gjitha punimet e përshkruara në nenin 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave 408/2015 i ndryshuar, nuk kërkohet nxjerrja e lejes së ndërtimit, por çdo i interesuar duhet të aplikojë dhe deklarojë këto punime. Në këtë rast Njësia Administrative shfaq vullnetin duke autorizuar këto punime, për të tilla punime nuk kërkohet aplikim në portalin eAlbania.

Çmimi: €150

Janë ato punime që sjellin ndryshim të karakteristikave, ngjyrës dhe formës ekzistuese të ndërtesës. Të tilla punime parashikohen në nenin 7 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 408/2015 i ndryshuar.

Çmimi: €150

Sipas përcaktimit të nenit 9 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 408/2015 i ndryshuar, çdo subjekt i interesuar ka të drejtë të aplikojë për të përcaktuar kriteret e shfrytëzimit të truallit në nivel njësie. Në këtë leje përcaktohen koeficientet e shfrytëzimit, lartësia maksimale, gjelbërimi, distanca, intensiteti si dhe hapësira publike etj.

Çmimi: €300

Legjislatori për këto ndërtime i ka dhënë diskrecion titullarit të Zyrës së Urbanistikës që të përcaktojë kriteret dhe dokumentacionin që kërkohet për miratim, përveç atyre që janë urdhëruese dhe të përcaktuara me ligj.

Çmimi: €300

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 408/2015 të ndryshuar për të tilla ndërtime kërkesat teknike janë më të larta dhe tërësia e dokumentacionit është më e gjerë.

Çmimi: €400

Janë të tilla leje që nuk përcaktojnë volume. Një leje e tillë kërkohet për ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve, shtrimin e tubacioneve, ndërtimin e mureve rrethues, në tërësi për ndërtime që kanë ndikim në infrastrukturë.

Çmimi: €300

Nëpërmjet një leje të tillë synohet ndryshimi i strukturës së brendshme të ndërtesës ose njësisë, riorganizim i hapësirave dhe instalimet, por në çdo rast pa ndryshuar funksionin apo destinacionin, p.sh. nëse njësia apo ndërtesa është banesë po të njëjtin funksion do të ketë edhe më pas.

Çmimi: €250

Nëpërmjet një leje të tillë synohet ndryshimi i strukturës së brendshme të ndërtesës ose njësisë, riorganizimi i hapësirave dhe instalimet, me qëllim ndryshimin e funksionit apo destinacionit, p.sh. nëse njësia apo ndërtesa është banesë pas rikonstruksionit do të jetë dyqan apo lokal etj.

Çmimi: €250

Legjislatori për këto ndërtime i ka dhënë diskrecion titullarit të Zyrës së Urbanistikës që të përcaktojë kriteret dhe dokumentacionin që kërkohet për miratim, përveç atyre që janë urdhëruese dhe të përcaktuara me ligj

Çmimi: €250

Bazuar në ndryshimet e reja nisur nga dy tërmetet që goditën vendin vjeshtën e vitit 2019, për kategoritë e ndërtimeve të dëmtuara është parashikuar një procedurë e posaçme që përfshin edhe miratimin e Institutit të Ndërtimit.

Çmimi: €250

Një leje e tillë parashikohet në nenin 12 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 408, dhe u jep mundësinë subjekteve individë dhe biznes, që, në rastet kur synojnë të bëjnë ndryshim të funksionit të njësisë që disponojnë kjo procedurë të arrihet me anë të procedurave te kërkuara në nenin e lartpërmendur, por me kusht që të mos ndryshojë sistemi konstruktiv në bazë të përputhshmërisë me kategorinë dhe nënkategorinë e përdorimit të tokës të përcaktuar nga PDV-ja ose PPV-ja. P.sh. është rasti i ndryshimit të funksionit të njësive nga apartament banimi në zyrë.

Çmimi: €250

Një aplikim i tillë bëhet kur synohet prishja e një objekti (ndërtesë) të caktuar me qëllim rindërtimin e saj ose kur synohet shkatërrimi i plotë i saj, hapja e sheshit të ndërtimit dhe ç’regjistrimi i saj ASHK (Agjencinë Shtetërore të Kadastrës).

Çmimi: €150

Për shkak të fatkeqësisë natyrore të tërmetit të Nëntor 2019, Këshilli i Ministrave ka parashikuar procedura të përshpejtuara për ato subjekte të cilët janë prekur nga një fatkeqësi e tillë.

Çmimi: €150

Një procedurë e tillë, nisur nga fakti që Monumentet e Kulturës mbrohen në bazë të paketës ligjore të veçantë, ndjekja e një procedure të posaçme për restaurimin e tyre është detyrim ligjor.

Çmimi: €200

Plan i detajuar vendor është dokumenti që detajon përcaktimet e planit të përgjithshëm vendor në nivelin e një ose disa njësive strukturore dhe përcakton kushtet për zhvillimin e një zone përmes lejeve të ndërtimit. Subjektet e interesuara pronare ose jo pronare mund të procedojnë përpara Bashkisë përkatëse për ndjekjen e procedurave përkatëse për miratimin e Planeve të Detajuara Vendore (PDV/Studime Pjesore). Një procedurë e tillë parashikohet në nenin 22 të ligjit 107 dt.13.05.2014 i ndryshuar.

Çmimi: €500

Këshilli Kombëtar i Territorit është kompetent për të miratuar lejet për zhvillime komplekse dhe objekte të përcaktuara në rregulloren e zhvillimit dhe ato që lidhen me çështje, zona, objekte të rëndësisë kombëtare apo me investime strategjike për interesat e vendit.

Çmimi: €500