Ne jemi përkushtuar në ofrimin e: shërbimeve juridike të një cilësie të lartë dhe njohurive tona shkëlqyera mbi industrinë dhe tregun shqiptar, por, pa u kufizuar në fushat tona të praktikës. Ne kemi investuar shumë energji në të kuptuarit  e  biznesit, objektivave dhe strategjive të klientëve tanë.
Kjo, e kombinuar me një përkushtim ndaj integritetit profesional, është një nga faktorët themelorë që përcakton forcën dhe reputacionin e firmës. Përpos kësaj, përvoja jonë e gjatë na jep mundësinë për të ndërtuar dhe ofruar jo vetëm shërbime ligjore por edhe produkte ligjore.
Shërbimet juridike të ndara dhe të ndërtuara mirë, komplekse dhe specifike janë mbledhur dhe u prezantohen klientëve tanë si një product i vetëm ligjor me çmim fiks. Por gjithësesi në fund, Shehu & Partners mbetet një Firmë Ligjore, që mbulon një gamë të gjerë të shërbimesh ligjore.

NDËRTIM DHE INFRASTRUKTURË

Për të gjitha punimet e përshkruara në nenin 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave 408/2015 i ndryshuar, nuk kërkohet nxjerrja e lejes së ndërtimit, por çdo i interesuar duhet të aplikojë dhe deklarojë këto punime. Në këtë rast Njësia Administrative shfaq vullnetin duke autorizuar këto punime, për të tilla punime nuk kërkohet aplikim në portalin eAlbania.

Çmimi: €150

Janë ato punime që sjellin ndryshim të karakteristikave, ngjyrës dhe formës ekzistuese të ndërtesës. Të tilla punime parashikohen në nenin 7 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 408/2015 i ndryshuar.

Çmimi: €150

Sipas përcaktimit të nenit 9 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 408/2015 i ndryshuar, çdo subjekt i interesuar ka të drejtë të aplikojë për të përcaktuar kriteret e shfrytëzimit të truallit në nivel njësie. Në këtë leje përcaktohen koeficientet e shfrytëzimit, lartësia maksimale, gjelbërimi, distanca, intensiteti si dhe hapësira publike etj.

Çmimi: €300

LËVIZJA E LIRË DHE EMIGRACIONI

Shtetasit e huaj të cilët synojnë që për arsye studimi, pune, familjare apo për arsye të tjera të parashikuara në ligj të qëndrojnë në territorin Shqiptar, pas përfundimit të afatit të vizës, duhet që të aplikojnë për leje qëndrimi të cilat janë leje me afat të përcaktuar dhe leje të rinovueshme. Ky lloj aplikimi përveç plotësimit të formularëve të përcaktuar kërkon edhe depozitimin e një sërë dokumentash ligjorë, për të cilat Shehu & Partners angazhohet që të asistojë personat e interesuar.

Çmimi: €250

E drejta për të fituar shtetësinë shqiptare me origjinë parashikohet ne nenin 6 te Ligjit “Për Shtetësinë”. Kjo është një drejtë, siç parashikohet në ligj, që i takon të gjitha individëve që të paralindurit e tyre në vijë të drejtë deri në shkallë të tretë i kane pasur ose i kanë me shtetësi shqiptare. Legjislacioni Shqiptar i jep mundësinë këtyre shtetasve të huaj që origjinën e tyre ta provojnë jo vetëm nëpërmjet akteve të gjendjes civile, por edhe gjyqësisht, nëpërmjet vendimeve gjyqësore.

Çmimi: €1000

Të gjithë shtetasit e huaj kanë të drejtë të përfitojnë shtetësinë shqiptare, nëse paraqesin kërkesë, kanë banuar për një afat të pandërprerë prej 7 vitesh, dhe plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore. Kjo e drejtë u njihet edhe të huajve që janë martuar me shtetas/e shqiptar/e për një periudhë jo më pak se 3 vjet.

Çmimi: €500

INTELLECTUAL PROPERTY

PROKURIMET PUBLIKE

Agjencia e Prokurimit Publik është institucioni qendror përgjegjës për mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik, verifikimin e zbatimit të procedurave të prokurimit publik, ankandeve publike, koncesioneve/partneriteti publik privat. Çdo procedurë prokurimi në Sistemin Elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik, dhe çdo operator ekonomik që kërkon të marrë pjesë në një procedurë prokurimi duhet të marrë pjesë në bazë të këtij sistemi.
Shehu & Partners merr përsipër kontrollin dhe evidentimin e përditshëm në sistemin elektronik të APP-së, në të cilin shpallen procedurat e prokurimit nga Autoritetet Kontraktore.

Çmimi: €150/muaj

Përqendrimi në procedurën e prokurimit në të cilën Operatori Ekonomik (p.sh kompani ndërtimi, shoqëri private e sigurimit fizik etj) ka interes për aplikim. Studimi dhe përgatitja e dokumenteve të kërkuara nga Autoriteti Kontraktor për pjesëmarrje në tender. Ky proces kryhet nga stafi i Shehu & Partners në bashkëpunim me Operatorin Ekonomik të interesuar.

Çmimi: €200

Për të përdorur Sistemin e Prokurimit Elektronik (SPE) Operatori Ekonomik duhet të jetë i regjistruar me një llogari përdoruesi, për të aksesuar sistemin. Dorëzimi i ofertës dhe i dokumenteve të përgatitura në sistemin e APP-se me qëllimin pjesëmarrje në tenderin e caktuar, realizohet nga stafi i Shehu & Partners.

Çmimi: €80

BIZNESI DHE KORPORATA

Të gjithë subjektet të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike/tregtare në Republikën e Shqipërisë dhe mbartin detyrimin për regjistrim, sipas ligjit, duhet të regjistrohen në regjistrin tregtar.
Legjislacioni përcakton detyrimin e regjistrimit për subjektet e mëposhtme:
• personat fizikë, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike apo profesion të pavarur;
• shoqëritë e thjeshta;
• shoqëritë tregtare;
1. shoqëri kolektive
2. shoqëri komandite
3. shoqëri me përgjegjësi të kufizuar
4. shoqëri aksionare
• degët e shoqërive të huaja;
• zyrat e përfaqësimit të shoqërive shqiptare dhe të huaja;
• shoqëritë dhe unionet e kursim-kreditit;
• shoqëritë e bashkëpunimit të ndërsjellët;
• shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.
Shehu & Partners merr përsipër, përpilimin e akteve (Statut, Akt Themelimi, Vendim Ortaku, Prokurë etj), kryerjen e Aplikimit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe regjistrimin përfundimtar të subjektit tregtar.

Çmimi: €150

Çdo subjekt tregtar i ri, 15 ditë nga momenti i regjistrimit pranë̈ QKB, pasi pajiset me NUIS- ka detyrimin ligjor të regjistrimit të aktivitetit të tij si biznes pranë Bashkisë përkatëse, Drejtorisë përkatëse të Taksave dhe Tarifave Vendore.

Çmimi: €100

Subjektet e regjistruara sipas Ligjit Nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, pajisen me numër unik identifikimi (NUIS) të gjeneruar elektronikisht. Regjistrimi në regjistrin tregtar përbën, gjithashtu, regjistrim të njëkohshëm të tyre pranë administratës tatimore, qendrore dhe vendore, në skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe pranë inspektoratit të punës.
Menjëherë pas regjistrimit fillestar në QKB:
a. Hapet dhe regjistrohet llogaria në faqen elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve;
b. Regjistrohet administratori në seksionin e listë-pagesave të llogarisë personale elektronike tek faqja elektronike e DPT;
c. Pajisja me bllokun e faturave tatimore me TVSH, dëftesat tatimore dhe faturat e shoqërimit të mallit;
d. Brenda 15 ditëve nga data e regjistrimit duhet të pajiseni me kasën fiskale, pranë̈ shoqërive të autorizuara.
Procedurat e mësipërme kryhen nga Ekonomistë/Studio kontabiliteti dhe ketë shërbim Shehu & Partners e realizon në bashkëpunim me to.

Çmimi: €150

MJEDISI

Operatori Biznesit, veprimtaria e të cilëve shkaktojnë ndotje në mjedis, pajisen me lejen përkatëse të mjedisit, ku përcaktohen, kushtet e nevojshme për të garantuar se veprimtaria/instalimi do të përmbushë kërkesat e legjislacionit mjedisore në fuqi. Dhënia e lejeve të mjedisit përcaktohet sipas një sistemi të përbërë prej dy nivelesh (leje te tipit A dhe leje te tipit B), mbështetur në madhësinë dhe llojin e veprimtarisë që ka nevojë të pajiset me leje, si dhe në mundësinë që ka veprimtaria të shkaktojë ndotje në atë masë që mund të sjellë dëm në mjedis dhe të rrezikojë shëndetin e njeriut, kafshëve dhe bimëve.

Çmimi: $400

Vlerësimi i ndikimit në mjedis është një proces vlerësimi i cili kërkohet për aktivitete të ndryshme ndërtimore dhe prodhuese. Vlerësimi i ndikimit në mjedis zbaton parimin e parandalimit që në fazën e hershme të planifikimit të projektit, me qëllim shmangien apo minimizimin e efekteve negative në mjedis të projektit të propozuar, përmes harmonizimit dhe përshtatjes së saj me kapacitetin bartës të mjedisit. Këtë Shërbim Shehu & Partners e realizon në bashkëpunim me Qendrën e Monitorimit të Mjedisit. Vlerësimet e kërkuara dhe te urdhëruara janë:
• Vlerësimi i ndikimit në mjedis paraprak;
• Vlerësimi i ndikimit në mjedis e thelluar.

Çmimi: $400

Për të siguruar që të gjitha mbetjet janë hequr/zhvendosur në përputhje me legjislacionin përkatës dhe politikat aktuale dhe për të minimizuar rrezikun e ndotjes Operatorët e Biznesit të cilët janë të pajisur me leje mjedisore të tipit A ose të tipit B duhet të pajisen me Licencë III.2.B për transportin e mbetjeve që gjenerojnë.

Çmimi: $400

AGRICULTURE AND FOOD INDUSTRY

MEDICINE AND PHARMACEUTICAL INDUSTRY