{"id":13313,"date":"2026-06-02T08:38:00","date_gmt":"2026-06-02T08:38:00","guid":{"rendered":"https:\/\/shp.al\/?p=13313"},"modified":"2026-06-02T08:38:59","modified_gmt":"2026-06-02T08:38:59","slug":"prova-ne-pjaten-e-argjendte-ne-optiken-e-strasburgut-konvergjenca-evropiane-dhe-standardi-i-gjykates-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shp.al\/sq\/prova-ne-pjaten-e-argjendte-ne-optiken-e-strasburgut-konvergjenca-evropiane-dhe-standardi-i-gjykates-shqiptare\/","title":{"rendered":"Prova n\u00eb \u201cpjat\u00ebn e argjendt\u00eb\u201d n\u00eb optik\u00ebn e Strasburgut: konvergjenca evropiane dhe standardi i gjykat\u00ebs shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Artikulli i par\u00eb i k\u00ebtij cikli identifikoi rrezikun e ofrimit t\u00eb prov\u00ebs digjitale t\u00eb huaj n\u00eb \u201cpjat\u00eb t\u00eb argjendt\u00eb\u201d dhe e mb\u00ebshteti analiz\u00ebn te neni 32\/2 i Kushtetut\u00ebs. Pas \u00e7\u00ebshtjeve \u201cIsha dhe Emmen kund\u00ebr Norvegjis\u00eb\u201d, komunikuar m\u00eb 6 maj 2026, kjo qasje gjen tashm\u00eb nj\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb krahasimi konkrete edhe pse ende t\u00eb pap\u00ebrfunduar, n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e Strasburgut.<\/p>\n<p>Vijim i analiz\u00ebs. 29 Maj 2026<\/p>\n<div class=\"code-block code-block-7\" style=\"text-align: justify; margin-bottom: 30px;\">M\u00eb 6 Maj 2026, Seksioni i Dyt\u00eb i Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut komunikoi pyetjet ndaj Qeveris\u00eb Norvegjeze n\u00eb dy k\u00ebrkesa t\u00eb bashkuara: \u201cSefedin Isha kund\u00ebr Norvegjis\u00eb\u201d (nr. 7905\/25) dhe \u201cBjorn Emmen kund\u00ebr Norvegjis\u00eb\u201d (nr. 9417\/25). Aplikant\u00ebt, t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebrkat\u00ebsisht me nj\u00ebzet dhe me dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet burgim nga Gjykata e Apelit Borgarting p\u00ebr vepra penale n\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve, jan\u00eb ankuar p\u00ebr shkelje t\u00eb nenit 6 \u00a7 1 t\u00eb KEDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb aritikullin e par\u00eb e k\u00ebtij cikli u artikulua doktrina e \u201cpjat\u00ebn e argjendt\u00eb\u201d, e cila mbart rrezikun p\u00ebrfshirjes s\u00eb provave t\u00eb dor\u00ebzuara nga nj\u00eb juridiksion i huaj, pa nj\u00eb vler\u00ebsim thelb\u00ebsor t\u00eb kushteve rrethanore dhe procedur\u00ebs p\u00ebr mbledhjen e saj, dyk\u00ebrkesat kund\u00ebr Norvegjis\u00eb, p\u00ebrmendur m\u00eb sip\u00ebr e materializojn\u00eb k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb n\u00eb kontekstin procedural dhe konvendor. Ajo cfar\u00eb e dallon k\u00ebt\u00eb rast nga c\u00ebshtjet e tjera t\u00eb paraqituara dhe shqyrtuara nga Gjykata e Strasburgut q\u00eb n\u00eb b\u00ebrtham\u00eb kan\u00eb platformat t\u00eb enkriptuara, ve\u00e7an\u00ebrisht nga c\u00ebshtja n\u00eb \u201cA.L. dhe E.J. kund\u00ebr Franc\u00ebs\u201d (tetor 2024) ku u vendos papranueshm\u00ebria e k\u00ebrkes\u00ebs, \u00ebsht\u00eb se k\u00ebtu Gjykata, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb procedim ku p\u00ebrdoren paralelisht prova nga platformat e enkriptuara EncroChat dhe Sky ECC, ka pranuar t\u00eb shqyrtoj\u00eb n\u00eb themel pretendimet sipas nenit 6 t\u00eb KEDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Faktet, si\u00e7 i ka analizuar dhe prezantuar Gjykata e Apelit Borgarting n\u00eb vendimin e 31 majit 2024, evidetojn\u00eb nj\u00eb element q\u00eb meriton v\u00ebmendje t\u00eb shtuar! As akuza, as mbrojtja nuk pat\u00ebn qasje n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat burimore, n\u00eb metodat teknike t\u00eb mbledhjes, n\u00eb manualet apo n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e veprimeve q\u00eb kryen ekspert\u00ebt francez\u00eb q\u00eb realizuan dekriptimin. Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj mungese aksesi, Gjykata e Apelit dha d\u00ebnimin p\u00ebrkat\u00ebs mb\u00ebshtetur nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe n\u00eb analiz\u00ebn e Institutit Holandez t\u00eb Shkenc\u00ebs Ligjore dhe n\u00eb krahasimin indirekt me telefonat e sekuestruar. Me tej Komiteti i P\u00ebrzgjedhjes s\u00eb Apelimeve i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, duke refuzuar apelimin m\u00eb 15 n\u00ebntor 2024, i q\u00ebndroj besnik tez\u00ebs se: vet\u00ebm n\u00eb rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme do t\u00eb lejonin gjykatat norvegjeze t\u00eb vler\u00ebsonin p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e mbledhjes s\u00eb provave me t\u00eb drejt\u00ebn franceze. Nj\u00eb q\u00ebndrim kategorik, larg parimit t\u00eb besimit reciprok apo atij t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i cili p\u00ebrjashton kontrollin substancial mbi prov\u00ebn, q\u00e9 n\u00eb fakt p\u00ebrb\u00ebn edhe thelbin e analiz\u00ebs n\u00eb nivel teorik.<\/p>\n<p>Pyetjet q\u00eb GJEDNJ-ja ju ka drejtuar pal\u00ebve, konkretizojn\u00eb n\u00eb tet\u00eb pika, ku m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja prej tyre \u00ebsht\u00eb pyetja n\u00ebse Norvegjia mori nga Franca grupet e plota t\u00eb komunikimeve q\u00eb lidhen me llogarit\u00eb e aplikant\u00ebve, apo vet\u00ebm fragmente. Kjo ngre nj\u00eb problem mbi verifikueshm\u00ebrin\u00eb e prov\u00ebs, e cila nuk mbrohet nga garancit\u00eb procedurale tradicionale.<\/p>\n<p>Avokati mbrojt\u00ebs nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk e di se ekziston pasi parimi i barazis\u00eb s\u00eb arm\u00ebve, i kuptuar formalisht, presupozon q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt din\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhet n\u00eb inventarin e provave. Kur nj\u00ebra pal\u00eb kontrollon e vetme k\u00ebt\u00eb material, qoft\u00eb edhe pa q\u00ebllim keqdash\u00ebs, barazia e arm\u00ebve mbetet vet\u00ebm formale. Pyetjet e GJENDJ-s\u00eb referojn\u00eb shprehimisht paragraf\u00ebt 302-303, 310-313, 315-323, 327 dhe 329 t\u00eb vendimit \u201cY\u00fcksel Yal\u00e7\u0131nkaya kund\u00ebr Turqis\u00eb\u201d (Dhoma e Madhe, 26 shtator 2023), pik\u00ebrisht paragraf\u00ebt ku Gjykata nd\u00ebrtoi testin p\u00ebr vler\u00ebsimin e prov\u00ebs digjitale masive t\u00eb nj\u00eb rrjeti t\u00eb enkriptuar.<\/p>\n<p>Vlera e k\u00ebtij komunikimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga GJEDNJ del n\u00eb pah kur lexohet jo si ngjarje e izoluar, por n\u00eb nj\u00eb kontekst m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb jurisprudencial. Brenda gjasht\u00eb muajve, GJEDNJ ka komunikuar tri \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ngren\u00eb, nga k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme, t\u00eb nj\u00ebjtin problem: \u201cSilgir kund\u00ebr Gjermanis\u00eb\u201d (n\u00ebntor 2025), vijim i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb par\u00eb mbi nenet 5 dhe 8, q\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb adreson nenin 6 t\u00eb KEDNJ-s\u00eb n\u00eb kontekstin EncroChat; \u201cRaal dhe Reudolph kund\u00ebr Estonis\u00eb\u201d (komunikuar m\u00eb 12 shkurt 2026), q\u00eb transmeton t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn problematik\u00eb por me platform\u00ebn ANOM dhe modalitetin e bashk\u00ebpunimit transatlantik; dhe tashm\u00eb \u00e7\u00ebshtjet norvegjeze. T\u00eb tria referojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt paragraf\u00eb t\u00eb \u201cYal\u00e7\u0131nkaya\u201d-s. Kjo konvergjenc\u00eb e referencave d\u00ebshmon se Gjykata po form\u00ebson, \u00e7\u00ebshtje pas \u00e7\u00ebshtjeje, nj\u00eb lexim t\u00eb dedikuar t\u00eb nenit 6 p\u00ebr prov\u00ebn digjitale t\u00eb huaj, ku standardi i prov\u00ebs elektronike masive t\u00eb ByLock-ut po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb standard referues p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Brenda k\u00ebsaj panorame, rasti norvegjez ruan nj\u00eb specifik\u00eb q\u00eb e ve\u00e7on. \u00cbsht\u00eb i vetmi ku t\u00eb dyja platformat, EncroChat dhe Sky ECC, jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin procedim, p\u00ebrmes dy modaliteteve bashk\u00ebpunimi qart\u00ebsisht t\u00eb ndryshme: nj\u00eb qasje pothuajse n\u00eb koh\u00eb reale n\u00ebp\u00ebrmjet Kripos-it p\u00ebr EncroChat-in gjat\u00eb periudh\u00ebs prill\u2013qershor 2020 dhe marrje retrospektive paketash p\u00ebr Sky ECC-n\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2021. Kjo i jep Gjykat\u00ebs mund\u00ebsin\u00eb, e cila mungon n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tjera, t\u00eb diferencoj\u00eb n\u00ebse t\u00eb dyja rastet duhet t\u00eb vler\u00ebsohen me t\u00eb nj\u00ebjtin standard apo n\u00ebse modalitetet teknike t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar prodhojn\u00eb standarde t\u00eb ndryshme p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr shtetin pranues. P\u00ebrgjigjja, kur t\u00eb vij\u00eb, nuk do t\u00eb jet\u00eb pa ndikim n\u00eb diskursin shqiptar. Prokuroria e Posa\u00e7me operon n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe me prova Sky ECC t\u00eb marra retrospektivisht, por vendimtare p\u00ebr mjedisin shqiptar pritet t\u00eb jet\u00eb modaliteti i sigurimit t\u00eb prov\u00ebs dhe jo nderhyrja n\u00eb platformat e inkriptuara.<\/p>\n<p>N\u00eb planin komb\u00ebtar, Gjykata Kushtetuese n\u00eb vendimin nr. 86\/2024 ia kaloi Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar vler\u00ebsimin konkret t\u00eb vlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjimeve Sky ECC, e cila po shqyrton paralelisht disa procese q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb k\u00ebt\u00eb tipologji provash, por kjo gjykat\u00eb nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb dhe t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb vakuum, e pandikuar dhe e izoluar. Brenda 18\u201324 muajve, konvergjenca e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve evropiane pritet t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb standard ku pyetjet p\u00ebr plot\u00ebsin\u00eb e materialit t\u00eb dor\u00ebzuar, p\u00ebr modalitetet teknike t\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb reale t\u00eb mbrojtjes q\u00eb t\u00eb kontestoj\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e prov\u00ebs nuk do t\u00eb ken\u00eb m\u00eb vet\u00ebm karakter orientues, por detyrues. \u00c7do mas\u00eb sigurimi q\u00eb merret sot n\u00eb Shqip\u00ebri bazuar mbi provat Sky ECC dhe \u00e7do d\u00ebnim q\u00eb mb\u00ebshtetet mbi prezumimin e besimit reciprok apo t\u00eb zbatimit t\u00eb doktrin\u00eb \u201cs\u00eb pjat\u00ebs s\u00eb argjend\u00eb\u201d, mund t\u00eb jet\u00eb i vlefsh\u00ebm sipas vendimeve gjyq\u00ebsore aktuale, por i kontestuesh\u00ebm sipas standardit q\u00eb po form\u00ebsohet. Kjo mosp\u00ebrputhje kohore sot prek drejtp\u00ebrdrejt lirin\u00eb individuale t\u00eb personave subjekt procedimi, por edhe besueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb duhet t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb moti dhe era po ndryshon.<\/p>\n<p>Shteti Shqiptar, nuk ka p\u00ebrse t\u00eb pres\u00eb pyetjet q\u00eb GJEDNJ po u drejton sot Oslos, Berlinit dhe Talinit, t\u00eb cilat n\u00eb thelb, jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat me ato q\u00eb mbrojt\u00ebsit ligjor\u00eb t\u00eb t\u00eb pandehurve i kan\u00eb ngritur prej koh\u00ebsh p\u00ebrpara Gjykat\u00ebs s\u00eb Posacme: a \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar materiali i plot\u00eb apo nj\u00eb fragment i tij; a mund t\u00eb kontestohet besueshm\u00ebria teknike e tij; a respektohet barazia e arm\u00ebve. Faktikisht p\u00ebrgjigjet evropiane do t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb pas dy vjet\u00ebsh, por standardi q\u00eb duhet t\u00eb mbaj\u00eb gjyqtari i GJKKO-s\u00eb ekziston tashm\u00eb, i pavarur dhe paraprij\u00ebs, \u00ebsht\u00eb ai i p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 32\/2 i Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, asgje nuk e ndalon Gjyqtarin e GJKKO-s\u00eb t\u00eb shtroj\u00eb p\u00ebr diskutim dhe debat c\u00ebshtjet q\u00eb jan\u00eb ngritur nga GJEDNJ n\u00eb lidhje me provat digitale t\u00eb huaja, duke e bere veten pjes\u00eb t\u00eb konvergjenc\u00ebs evropiane.<\/p><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikulli i par\u00eb i k\u00ebtij cikli identifikoi rrezikun e ofrimit t\u00eb prov\u00ebs digjitale t\u00eb huaj n\u00eb \u201cpjat\u00eb t\u00eb argjendt\u00eb\u201d dhe e mb\u00ebshteti analiz\u00ebn te neni 32\/2 i Kushtetut\u00ebs. Pas \u00e7\u00ebshtjeve \u201cIsha dhe Emmen kund\u00ebr Norvegjis\u00eb\u201d, komunikuar m\u00eb 6 maj 2026, kjo qasje gjen tashm\u00eb nj\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb krahasimi konkrete edhe pse ende t\u00eb pap\u00ebrfunduar, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"editor_plus_copied_stylings":"{}","footnotes":""},"categories":[61],"tags":[285,284],"class_list":["post-13313","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ligjore","tag-encrochat","tag-sky-ecc"],"featured_image_src":null,"featured_image_src_square":null,"author_info":{"display_name":"Isuf Shehu","author_link":"https:\/\/shp.al\/sq\/author\/admin\/"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13313","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13313"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13313\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13315,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13313\/revisions\/13315"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13313"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13313"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13313"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}