{"id":13308,"date":"2026-06-02T08:35:59","date_gmt":"2026-06-02T08:35:59","guid":{"rendered":"https:\/\/shp.al\/?p=13308"},"modified":"2026-06-02T08:36:34","modified_gmt":"2026-06-02T08:36:34","slug":"standardi-zviceran-i-proves-sky-ecc-sovranitet-proporcionalitet-kontrollueshmeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shp.al\/sq\/standardi-zviceran-i-proves-sky-ecc-sovranitet-proporcionalitet-kontrollueshmeri\/","title":{"rendered":"Standardi zviceran i prov\u00ebs Sky ECC: sovranitet, proporcionalitet, kontrollueshm\u00ebri"},"content":{"rendered":"<div class=\"code-block code-block-7\" style=\"text-align: justify; margin-bottom: 30px;\">Dy gjykata kantonale, Cyrihu dhe Baseli, refuzojn\u00eb p\u00ebrdorimin gjyq\u00ebsor t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave Sky ECC, duke ngritur argumentin mbi tri shtylla: sovraniteti procedural, ndalimi i mbik\u00ebqyrjes masive dhe e drejta e mbrojtjes p\u00ebr auditim teknik t\u00eb prov\u00ebs digjitale.<\/p>\n<p>Juridiksioni penal i shteteve n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare mb\u00ebshtetet, para s\u00eb gjithash, mbi dy parime klasike: parimin territorial, juridiksionim p\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht veprat e kryera brenda kufijve sovran\u00eb dhe parimin e personalitetit aktiv, juridiksionim p\u00ebr ndjekjen e veprave penale t\u00eb kryera nga shtetasit e vet\u00eb kudo q\u00eb ndodhen. P\u00ebrtej k\u00ebtyre bazave, \u00e7do veprim hetimor i nj\u00eb shteti n\u00eb territorin e nj\u00eb shteti tjet\u00ebr, pa autorizimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit, paraqet shkelje t\u00eb sovranitetit dhe t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mir\u00ebpo epoka dixhitale ka krijuar nj\u00eb realitet t\u00eb ri, mund\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrhyrjes \u201cnga larg\u201d, pa prezenc\u00eb fizike dhe shpesh jasht\u00eb mekanizmave klasik\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs juridike nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb dy vitet e fundit, EncroChat dhe Sky ECC jan\u00eb kthyer nga aplikacione t\u00eb komunikimit t\u00eb koduar n\u00eb makineri gjyq\u00ebsore q\u00eb prodhojn\u00eb d\u00ebnime masive p\u00ebr krim t\u00eb organizuar n\u00eb pothuajse gjith\u00eb Evrop\u00ebn. Mij\u00ebra t\u00eb pandehur jan\u00eb d\u00ebnuar kryesisht mbi baz\u00ebn e mesazheve t\u00eb kapura nga k\u00ebto platforma, shpesh pa qen\u00eb e qart\u00eb se ku mbaron operacioni policor dhe ku fillon procesi i rregullt ligjor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb peizazh entuziazmi teknologjik, Zvicra ka zgjedhur nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr. Dy vendime t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb gjykatave kantonale t\u00eb Cyrihut dhe Baselit kan\u00eb refuzuar q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat Sky ECC t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, duke i vendosur nj\u00eb kufi t\u00eb fort\u00eb logjik\u00ebs s\u00eb \u201cprovat flasin vet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht 2025, Obergericht i kantonit Cyrih shpalli t\u00eb paligjshme dhe t\u00eb pap\u00ebrdorshme si prova t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara p\u00ebrmes operacionit francez p\u00ebr Sky ECC ndaj p\u00ebrdoruesve n\u00eb Zvic\u00ebr. Argumenti kryesor ishte se autoritetet franceze kishin nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb komunikimet e personave n\u00eb territor zviceran pa dijenin\u00eb dhe pa autorizimin e organeve vendase, duke shkelur parimin e territorialitetit dhe sovranitetin procedural. Gjykata refuzoi parimin \u201cprova ekziston, prandaj duhet p\u00ebrdorur\u201d, duke theksuar se ligjshm\u00ebria e prov\u00ebs gjykohet sipas standardit zviceran, jo sipas certifikat\u00ebs juridike t\u00eb shtetit q\u00eb e prodhoi. Ajo vuri n\u00eb qend\u00ebr edhe karakterin masiv t\u00eb operacionit, nj\u00eb mbik\u00ebqyrje ndaj dhjet\u00ebra, mij\u00ebra p\u00ebrdoruesve nj\u00ebher\u00ebsh, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb dyshimit t\u00eb individualizuar, kusht \u201csine qua non\u201d (kusht i pashmangsh\u00ebm) ky i parashikuar nga legjislacioni zviceran p\u00ebr autorizimin e masave sekrete t\u00eb mbik\u00ebqyrjes. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se Franca nuk kishte as juridiksionin territorial (celularet-pajisjet fundore ndodheshin n\u00eb Zvic\u00ebr), as juridiksionin personal (munges\u00eb dyshimi individual). Ky vakum i dyfisht\u00eb e kualifikon operacionin si \u201cfishing expedition\u201d, nj\u00eb hetim i gjer\u00eb pa baz\u00eb individuale, i refuzuar unanimisht nga legjislacionet demokratike si i papajtuesh\u00ebm me parimin e proporcionalitetit.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 tetor 2025, Gjykata e Apelit e kantonit Basel (SB.2023.48, AG.2026.150), n\u00eb nj\u00eb dosje trafikimi narkotik\u00ebsh dhe pastrimi parash, u p\u00ebrball me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn prov\u00eb, nj\u00eb dataset Sky ECC i marr\u00eb nga nj\u00eb operacion i huaj, pa pjes\u00ebmarrje t\u00eb autoriteteve gjyq\u00ebsore\/policore zvicerane n\u00eb faz\u00ebn e nd\u00ebrhyrjes. Ashtu si Cyrihu, Baseli v\u00ebren se hetimi teknik \u00ebsht\u00eb zhvilluar jasht\u00eb juridiksionit zviceran, pa nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb qart\u00eb bashk\u00ebpunimi q\u00eb ta lidh\u00eb nd\u00ebrhyrjen n\u00eb sovranitetin e Zvicr\u00ebs. Por gjykata shkon nj\u00eb hap m\u00eb tej, ajo e lidh sovranitetin me t\u00eb drejt\u00ebn e mbrojtjes p\u00ebr t\u00eb \u201ctestuar\u201d prov\u00ebn. Mbrojtja nuk kishte akses te t\u00eb dh\u00ebnat burimore, te hash-et kriptografike apo te logjet e plota t\u00eb filtrimit. N\u00eb k\u00ebto kushte, ajo nuk mund t\u00eb verifikonte n\u00ebse dataset-i i ardhur nga Franca p\u00ebrfaq\u00ebsonte t\u00eb gjith\u00eb panoram\u00ebn, apo vet\u00ebm fragmente t\u00eb seleksionuara. P\u00ebr Baselin, kjo do t\u00eb thot\u00eb se prov\u00ebs i mungon kontrollueshm\u00ebria kontradiktore dhe nj\u00eb prov\u00eb digjitale q\u00eb nuk mund t\u00eb kontrollohet nga mbrojtja \u00ebsht\u00eb proceduralisht e papranueshme. P\u00ebr pasoj\u00eb, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb dh\u00ebnat Sky ECC u p\u00ebrjashtuan, pavar\u00ebsisht pesh\u00ebs s\u00eb akuzave dhe vler\u00ebs s\u00eb tyre operative p\u00ebr prokurorin\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dy vendimet kristalizojn\u00eb tri shtylla t\u00eb qarta. S\u00eb pari, sovraniteti procedural, shteti i huaj nuk mund t\u00eb veproj\u00eb si polici hetimore n\u00eb territorin zviceran dhe pastaj t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb frutat e atij operacioni t\u00eb pranohen pa filtrin e gjykatave vendase. S\u00eb dyti, ndalimi i k\u00ebrkimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, mbik\u00ebqyrja masive e platformave t\u00eb enkriptuara p\u00ebr t\u00eb gjetur m\u00eb pas dyshimin bie ndesh me parimin e dyshimit t\u00eb individualizuar dhe proporcionalitetit. S\u00eb treti, kontrollueshm\u00ebria kontradiktore e prov\u00ebs, pa akses t\u00eb mbrojtjes te baza teknike e dataset-it, prova digjitale trajtohet si e papranueshme, jo thjesht e diskutueshme.<\/p>\n<p>Ky standard zvicerian lidhet natyrsh\u00ebm me at\u00eb evropian q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrjashtimin e provave t\u00eb marra n\u00eb shkelje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr gjykim t\u00eb drejt\u00eb. Por ajo q\u00eb e b\u00ebn modelin zviceran ve\u00e7an\u00ebrisht interesant \u00ebsht\u00eb fakti se Zvicra vet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e BE-s\u00eb. Gjykatat e Cyrihut dhe Baselit mb\u00ebshteten n\u00eb legjislacionin zviceran dhe n\u00eb Konvent\u00ebn Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, jo n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e BE-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vendosur k\u00ebta kufij.<\/p>\n<p>Zvicra \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb Bashkimit Evropian, ashtu si Shqip\u00ebria, por brenda Evrop\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave p\u00ebrmes Konvent\u00ebs s\u00eb Strasburgut dhe marr\u00ebveshjeve t\u00eb gjera t\u00eb bashk\u00ebpunimit gjyq\u00ebsor me shtetet an\u00ebtare. Ky pozicion i af\u00ebrt institucional e b\u00ebn standardin zviceran minimalisht nj\u00eb busull orientuese p\u00ebr debatin shqiptar mbi p\u00ebrdorimin e Sky ECC. Ai tregon se edhe nj\u00eb vend jo-an\u00ebtar i BE-s\u00eb mund t\u00eb refuzoj\u00eb prov\u00ebn e importuar, duke u mb\u00ebshtetur te sovraniteti, proporcionaliteti dhe barazia e arm\u00ebve.<\/p>\n<p>Qasja aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak inkurajuese. Duke qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si mbrojt\u00ebs n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb lidhura me provat Sky ECC, nd\u00ebr t\u00eb cilat \u201cMetamorfoza\u201d, \u201cToyota Yaris\u201d dhe ajo e \u201cOrganizat\u00ebs s\u00eb Elbasanit\u201d, konstatojm\u00eb se debati tashm\u00eb i hapur n\u00eb Europ\u00eb mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe kontrollueshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre provave mbetet ende i paasimiluar nga gjykatat shqiptare. Si pasoj\u00eb, standardi i aplikuar bie ndjesh\u00ebm n\u00ebn nivelin e pritshm\u00ebrive procedurale nd\u00ebrkomb\u00ebtare: provat e importuara trajtohen pothuajse ekskluzivisht si \u00e7\u00ebshtje besimi tek autoriteti i huaj, e jo si objekt i nj\u00eb verifikimi autonom kushtetues dhe konvencional. Gjykata shqiptare rrezikon t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn grack\u00eb q\u00eb doktrina e \u201cpjat\u00ebs s\u00eb argjendt\u00eb\u201d ka ekspozuar prej koh\u00ebsh, t\u00eb kthehet nga garante e procesit t\u00eb rregullt ligjor n\u00eb konsumatore pasive t\u00eb produkteve teknike t\u00eb huaja t\u00eb panjohura p\u00ebr t\u00eb.<\/p><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy gjykata kantonale, Cyrihu dhe Baseli, refuzojn\u00eb p\u00ebrdorimin gjyq\u00ebsor t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave Sky ECC, duke ngritur argumentin mbi tri shtylla: sovraniteti procedural, ndalimi i mbik\u00ebqyrjes masive dhe e drejta e mbrojtjes p\u00ebr auditim teknik t\u00eb prov\u00ebs digjitale. Juridiksioni penal i shteteve n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare mb\u00ebshtetet, para s\u00eb gjithash, mbi dy parime klasike: parimin territorial, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"editor_plus_copied_stylings":"{}","footnotes":""},"categories":[61],"tags":[],"class_list":["post-13308","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ligjore"],"featured_image_src":null,"featured_image_src_square":null,"author_info":{"display_name":"Isuf Shehu","author_link":"https:\/\/shp.al\/sq\/author\/admin\/"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13308","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13308"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13308\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13312,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13308\/revisions\/13312"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13308"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}