{"id":13304,"date":"2026-06-02T08:28:45","date_gmt":"2026-06-02T08:28:45","guid":{"rendered":"https:\/\/shp.al\/?p=13304"},"modified":"2026-06-02T08:29:35","modified_gmt":"2026-06-02T08:29:35","slug":"parimi-i-proves-ne-pjate-te-argjendte-kufijte-kushtetues-te-perdorimit-te-te-dhenave-sky-ecc","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shp.al\/sq\/parimi-i-proves-ne-pjate-te-argjendte-kufijte-kushtetues-te-perdorimit-te-te-dhenave-sky-ecc\/","title":{"rendered":"Parimi i prov\u00ebs n\u00eb pjat\u00eb t\u00eb argjendt\u00eb: kufijt\u00eb kushtetues t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave Sky ECC"},"content":{"rendered":"<div class=\"code-block code-block-7\" style=\"text-align: justify; margin-bottom: 30px;\">Pse pranimi automatik i t\u00eb dh\u00ebnave Sky ECC n\u00eb proceset penale shqiptare c\u00ebnon nenin 32\/2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe standardet evropiane. N\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn penale referuar \u201cprov\u00ebs\u201d ekziston nj\u00eb koncept q\u00eb, edhe pse rrall\u00ebher\u00eb artikulohet shprehimisht n\u00eb vendimmarrjen e gjykatave shqiptare, aplikohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb praktik\u00eb: parimi i \u201cprov\u00ebs n\u00eb pjat\u00eb t\u00eb argjendt\u00eb\u201d (silver platter doctrine). Ky parim p\u00ebrshkruan situat\u00ebn kur organi hetimor pranues merr dhe p\u00ebrdor prova t\u00eb mbledhura nga nj\u00eb autoritet tjet\u00ebr \u2014 sot n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tipike, i huaj, dhe i p\u00ebrdor ato n\u00eb procesin e vet pa b\u00ebr\u00eb nj\u00eb verifikim autonom t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb mbledhjes. Prova paraqitet e gatshme dhe gjykata pranuese e pranon dhe e vler\u00ebson n\u00eb form\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion, pa nj\u00eb rishqyrtim substancial t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb saj. N\u00eb jurisprudenc\u00ebn amerikane kjo doktrin\u00eb u braktis me rastin \u201cElkins v. United States\u201d vendimi i vitit 1960, pik\u00ebrisht sepse krijonte nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku garancit\u00eb kushtetuese anashkaloheshin p\u00ebrmes nj\u00eb \u201cdredhije\u201d territoriale.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn evropiane, nj\u00eb logjik\u00eb dhe praktik\u00eb e ngjshme po rishfaqet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb heshtur n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e platformave t\u00eb enkriptuara EncroChat dhe Sky ECC. Braktisja e k\u00ebsaj doktrine n\u00eb SHBA nuk ishte rast\u00ebsore, ajo u konsiderua si nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb zhvendoste pik\u00ebn reale t\u00eb kontrollit jasht\u00eb juridiksionit ku individi gjykohej. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, m\u00eb 30 dhjetor 2024, Gjykata Kushtetuese e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb rr\u00ebzoi unanimisht k\u00ebrkes\u00ebn e Z. P\u00ebllumb Gjoka (dosja \u201cMetamorfoza\u201d), duke ia deleguar gjykatave t\u00eb juridiksionit t\u00eb zakonsh\u00ebm vler\u00ebsimin konkret t\u00eb vlefshm\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrdorshm\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjimeve Sky ECC. Ky delegim, n\u00eb vetvete legjitim n\u00eb planin institucional, mbart nj\u00eb rrezik real, n\u00ebse gjykatat e juridiksionit t\u00eb zakonsh\u00ebm nuk ushtrojn\u00eb nj\u00eb kontroll t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb autonom, prova e ardhur nga Sky ECC hyn n\u00eb procesin penal \u201ce servirur\u201d n\u00eb pjat\u00eb t\u00eb argjendt\u00eb.<\/p>\n<p>Parimi kushtetues q\u00eb i kund\u00ebrvihet k\u00ebtij automatizmi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Neni 32\/2 i Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb kategorik: \u201cAskush nuk mund t\u00eb deklarohet fajtor mbi baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mbledhura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme\u201d. Norma nuk e kusht\u00ebzon paligjshm\u00ebrin\u00eb me origjin\u00ebn territoriale: Kushtetuta nuk parashikon se b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebna \u201ct\u00eb mbledhura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. Rrjedhimisht, standardi kushtetues shqiptar duhet t\u00eb zbatohet edhe ndaj prov\u00ebs s\u00eb ardhur me let\u00ebrporosi apo urdh\u00ebr evropian hetimi. Parimi i besimit reciprok mes autoriteteve nuk mund ta p\u00ebrjashtoj\u00eb gjyqtarin shqiptar nga detyrimi kushtetues i verifikimit autonom.<br \/>\nDhe Sky ECC-ja n\u00eb vetvete nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb zakonshme si t\u00eb tjerat. Operacioni i p\u00ebrbashk\u00ebt franko-belgo-holandez i marsit 2021 q\u00eb \u00e7montoi platform\u00ebn, ngre t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr probleme strukturore: (i) mbikqyrje masive mbi mbi 170.000 p\u00ebrdorues pa dyshim t\u00eb individualizuar; (ii) shkelje t\u00eb territorialitetit \u2014 \u00e7el\u00ebsat kriptografik\u00eb u nxor\u00ebn nga pajisje t\u00eb vendosura jasht\u00eb Franc\u00ebs, pa njoftim t\u00eb shteteve ku ndodheshin; (iii) munges\u00eb transparence teknike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mbrojtja nuk ka akses te t\u00eb dh\u00ebnat e pap\u00ebrpunuara dhe hash-et kriptografik\u00eb; (iv) pamund\u00ebsi kund\u00ebrshtimi n\u00eb origjin\u00eb \u2014 gjykatat franceze n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur i kan\u00eb shpallur t\u00eb papranueshme ankesat e t\u00eb pandehurve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Evropa po reagon, dhe jo n\u00eb favor t\u00eb parimit t\u00eb \u201cprov\u00ebs n\u00eb pjat\u00eb t\u00eb argjendt\u00eb\u201d. Gjykata e Drejt\u00ebsis\u00eb e Bashkimit Europian (GJDBE), n\u00eb vendimin e Dhom\u00ebs s\u00eb Madhe M.N. (EncroChat), C-670\/22 (30.04.2024), konfirmoi se prova e marr\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor duhet t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga procedimi \u2014 pra gjyqtari i shtetit pranues ka detyrimin e vler\u00ebsimit autonom. Kjo linj\u00eb jurisprudenciale \u00ebsht\u00eb p\u00ebrforcuar m\u00eb tej me zhvillimet e fundit. M\u00eb 17 qershor 2025, Gjykata e Kasacionit Francez vendosi se Franca duhet t\u00eb njoftoj\u00eb shtetet e tjera kur nd\u00ebrhyn n\u00eb pajisje brenda territorit t\u00eb tyre, p\u00ebrndryshe prova nuk pranohet dhe nuk p\u00ebrdoret. M\u00eb 16 shtator 2025 i nj\u00ebjti gjykim i referoi GJDBE-s\u00eb pyetje paragjykimore mbi efektivitetin e mjeteve t\u00eb ankimit n\u00eb raste t\u00eb tilla. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frym\u00eb, gjykatat komb\u00ebtare kan\u00eb filluar t\u00eb adoptojn\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb restriktive. M\u00eb 15 gusht 2025, Obergericht i Zurich p\u00ebrjashtoi t\u00ebr\u00ebsisht provat e Sky ECC p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes s\u00eb parimit t\u00eb territorialitetit. N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2025 Audiencia Provincial de Val\u00e8ncia vendosi lirimin e 14 t\u00eb pandehurve mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn baz\u00eb. N\u00eb dhjetor 2025 Gjykata Kantonale e Tuzll\u00ebs rr\u00ebzoi provat e Sky ECC sepse mungesa e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr verifikim nga mbrojtja p\u00ebrb\u00ebnte shkelje t\u00eb nenit 6 t\u00eb KEDNJ-s.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebtu buron nj\u00eb detyrim konkret p\u00ebr gjyqtarin shqiptar. Para se nj\u00eb mesazh i p\u00ebrftuar nga platforma Sky ECC t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr caktimin e nj\u00eb mase sigurimi apo eventualisht nj\u00eb vendim d\u00ebnimi, duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb verifikim i trefisht\u00eb: (1) Ligjshm\u00ebria n\u00eb burim \u2014 a ekzistojn\u00eb n\u00eb dosje urdhrat gjyq\u00ebsor\u00eb dhe autorizimet e autoriteteve t\u00eb huaja? Mbledhja ishte e orientuar mbi dyshim t\u00eb individualizuar apo mbikqyrje masive? (2) Integriteti teknik \u2014 a ka hash q\u00eb provojn\u00eb se dataseti nuk \u00ebsht\u00eb modifikuar? A ka akses mbrojtja te raw data-t p\u00ebr kund\u00ebrekspertim? (3) P\u00ebrputhshm\u00ebria me nenin 32\/2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u2014 m\u00ebnyra e mbledhjes c\u00ebnon paprekshm\u00ebrin\u00eb e korrespondenc\u00ebs (neni 36 i Kushtetut\u00ebs) apo t\u00eb drejt\u00ebn e mbrojtjes (neni 31 i Kushtetut\u00ebs)? N\u00ebse po, prova duhet p\u00ebrjashtuar, pavar\u00ebsisht dobis\u00eb p\u00ebr akuz\u00ebn.<\/p>\n<p>Lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar \u00ebsht\u00eb e domosdoshme, por nuk mund t\u00eb zhvillohet duke hequr \u201cfiltrin\u201d kushtetues q\u00eb dallon shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs nga nj\u00eb regjim efektiviteti. Doktrina e \u201cpjat\u00ebs s\u00eb argjendt\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse sepse e thjeshton pun\u00ebn e autoritetit gjyq\u00ebsor p\u00ebrdorues, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201chile kushtetuese\u201d, nj\u00eb delegim i pakontrolluar i ligjshm\u00ebris\u00eb, q\u00eb e l\u00eb t\u00eb pandehurin pa mbrojtje efektive, pik\u00ebrisht atje ku ka m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Pranimi i t\u00eb dh\u00ebnave Sky ECC n\u00eb proceset penale shqiptare duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb kontrolli dhe vler\u00ebsimi autonom, substancial e t\u00eb dokumentuar t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb, jo nj\u00eb verifikimi formal t\u00eb bazuar n\u00eb parimin e besimit reciprok ndaj autoriteteve t\u00eb huaja si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Parisi, Brukseli apo Haga.<\/p><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pse pranimi automatik i t\u00eb dh\u00ebnave Sky ECC n\u00eb proceset penale shqiptare c\u00ebnon nenin 32\/2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe standardet evropiane. N\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn penale referuar \u201cprov\u00ebs\u201d ekziston nj\u00eb koncept q\u00eb, edhe pse rrall\u00ebher\u00eb artikulohet shprehimisht n\u00eb vendimmarrjen e gjykatave shqiptare, aplikohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb praktik\u00eb: parimi i \u201cprov\u00ebs n\u00eb pjat\u00eb t\u00eb argjendt\u00eb\u201d (silver [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"editor_plus_copied_stylings":"{}","footnotes":""},"categories":[61],"tags":[],"class_list":["post-13304","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ligjore"],"featured_image_src":null,"featured_image_src_square":null,"author_info":{"display_name":"Isuf Shehu","author_link":"https:\/\/shp.al\/sq\/author\/admin\/"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13304","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13304"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13304\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13307,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13304\/revisions\/13307"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13304"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13304"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13304"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}