{"id":13298,"date":"2026-06-02T08:24:36","date_gmt":"2026-06-02T08:24:36","guid":{"rendered":"https:\/\/shp.al\/?p=13298"},"modified":"2026-06-02T08:24:36","modified_gmt":"2026-06-02T08:24:36","slug":"provat-sky-ecc-juridiksioni-personal-dhe-sovraniteti-territorial-ne-jurisprudencen-franceze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shp.al\/sq\/provat-sky-ecc-juridiksioni-personal-dhe-sovraniteti-territorial-ne-jurisprudencen-franceze\/","title":{"rendered":"Provat Sky Ecc, juridiksioni personal dhe sovraniteti territorial n\u00eb Jurisprudenc\u00ebn franceze"},"content":{"rendered":"<div class=\"code-block code-block-7\" style=\"text-align: justify; margin-bottom: 30px;\">\n<p>Franca ka nd\u00ebrtuar historikisht nj\u00eb identitet normativ si shtet themelues i doktrin\u00ebs moderne t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, duke u vet\u00ebpozicionuar si garant i parimeve t\u00eb Deklarat\u00ebs s\u00eb vitit 1789, i Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe i sundimit t\u00eb ligjit si vler\u00eb universale.<\/p>\n<p>Ky vet\u00ebpozicionim, nuk gjen pasqyrim t\u00eb nj\u00ebtrajtsh\u00ebm n\u00eb praktik\u00ebn e saj penale bashk\u00ebkohore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e p\u00ebrgjimeve dhe t\u00eb mbledhjes nd\u00ebrkufitare t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>Por, mesa duket era po fillon t\u00eb ndryshoj drejtim! Se fundmi, Gjykata e Kasacionit Franc\u00eb, Dhoma Penale me vendimin i dat\u00ebs 2 dhjetor 2025 (Apeli nr. 25-81.132) na jep nj\u00eb reference t\u00eb qart\u00eb jurisprudenciale p\u00ebr administrimin e provave data(kompiuterike). Gjykata konstaton se p\u00ebrdorimi procedural i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb gjeolokimit t\u00eb mbledhura jasht\u00eb territorit francez, pa autorizimin e shtetit p\u00ebrkat\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb rendit publik t\u00eb lidhura me sovranitetin shtet\u00ebror. Duke iu referuar nenit 230-32 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, Gjykata thekson se \u00e7do pal\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kontestoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb mase gjeolokimi n\u00eb koh\u00eb reale q\u00eb, pavarsisht faktit q\u00eb procedura e p\u00ebrgjimit \u00ebsht\u00eb nisur n\u00eb territorin francez, por n\u00eb kund\u00ebshtim me parimet themelore t\u00eb sovranitetit, vazhdon n\u00eb territorin e nj\u00eb shteti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Gjykata sqaron se nj\u00eb pavlefshm\u00ebri e till\u00eb lidhet ngusht\u00eb me garantimin e rendit publik dhe se ajo ekziston pavar\u00ebsisht nga fakti n\u00ebse i pandehuri \u00ebsht\u00eb mbajt\u00ebs i pajisjes kompiuterike(celularit emetues i t\u00eb dh\u00ebnave) t\u00eb p\u00ebrgjuar apo n\u00ebse pretendon nj\u00eb cenim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb jet\u00ebs private, edhe kur nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00eb p\u00ebrdorues i pajisjes kompiuterike por ka q\u00ebn\u00eb i shoq\u00ebruar me p\u00ebrdoruesin e v\u00ebrtet\u00eb. Pavarsisht k\u00ebsaj, shkelja e sovranitetit territorial, n\u00eb vetvete, mjafton p\u00ebr t\u00eb komprometuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e procedur\u00ebs, dhe pranueshm\u00ebrin\u00eb e provave.<\/p>\n<p>Ky arsyetim \u00ebsht\u00eb juridikisht koherent dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet themelore t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare publike. Por pik\u00ebrisht ky rigorozitet nxjerr n\u00eb pah nj\u00eb kontradikt\u00eb strukturore kur vihet n\u00eb raport me praktik\u00ebn e autoriteteve franceze n\u00eb \u00e7\u00ebshtje si operacioni zb\u00ebrthimin apo hakerimin e aplikacionit SKY ECC.<\/p>\n<p>N\u00eb operacionin e zb\u00ebrthimit\/hakerimit t\u00eb aplikacionit Sky ECC, autoritetet franceze(ka dyshime t\u00eb bazuara se ky veprim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ekspert\u00ebt dhe teknologjin\u00eb Hollandeze, ndryshe nga sa proklamohet gjer\u00ebsisht dhe bot\u00ebrisht) kan\u00eb mbledhur, p\u00ebrpunuar dhe shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb shkall\u00eb masive t\u00eb dh\u00ebna dhe komunikime q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra shtetas jo-francez\u00eb, duke i trajtuar k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna si prova t\u00eb ligjshme n\u00eb procedura penale t\u00eb zhvilluara n\u00eb shtete t\u00eb tjera, shpesh pa k\u00ebrkesa paraprake p\u00ebr ndihm\u00eb juridike dhe pa nj\u00eb kontroll gjyq\u00ebsor efektiv n\u00eb juridiksionet prit\u00ebse. Nga aspekti gjyq\u00ebsor p\u00ebrcaktimi i kompetenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kryer nd\u00ebrhyrjen kompiuterike \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur kryesisht mbi lokalizimin teknik t\u00eb infrastruktur\u00ebs q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ndodhej n\u00eb Franc\u00eb, duke relativizuar dimensionin e juridiksionit personal dhe sovranitetit territorial.<\/p>\n<p>K\u00ebtu q\u00ebndron dhe tensioni normativ n\u00eb k\u00ebt\u00eb precedent: n\u00ebse shkelja e sovranitetit t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr p\u00ebrb\u00ebn \u00e7\u00ebshtje rendi publik absolut kur kjo shkelje ndikon n\u00eb procedur\u00ebn penale ndaj nj\u00eb personi n\u00eb Franc\u00eb, mbi \u00e7far\u00eb baze juridike ky parim humbet pesh\u00ebn e tij kur subjektet e prekur jan\u00eb shtetas t\u00eb huaj dhe pasojat penale materializohen jasht\u00eb juriksionit dhe territorit francez?<\/p>\n<p>Kjo asimetri nuk shpjegohet thjesht me dallime procedurale. Ajo reflekton nj\u00eb qasje selektive ndaj universalitetit t\u00eb standardeve, ku mosc\u00ebnimi i sovranitetit dhe e t\u00eb garancive procedurale shfaqet si absolute n\u00eb raport me juridiksionin gjyq\u00ebsor t\u00eb nj\u00eb shteti mbi shtetasit dhe rezidentet e tij, por fleksib\u00ebl kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201ct\u00eb tjer\u00ebt\u201d. Ky mekaniz\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb i ri: ai p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb form\u00eb moderne t\u00eb aplikimit t\u00eb normave, ku parimet deklarohen universale, por zbatohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb diferencuar.<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kasacionit i 2 dhjetorit 2025 nuk \u00ebsht\u00eb problematik n\u00eb vetvete. P\u00ebrkundrazi, ai artikulon qart\u00eb nj\u00eb standard t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mbrojtjes procedurale t\u00eb rendit publik francez t\u00eb par\u00eb n\u00eb dimensionin e raporteve t\u00eb ndara dhe t\u00eb qarta me jurdiksionet e huaja dhe sovranitetin e tyre territorial. Problemi lind nga mungesa e universalizimit t\u00eb k\u00ebtij standardi. Nj\u00eb rend juridik q\u00eb pranon se shkelja e sovranitetit \u00ebsht\u00eb e papajtueshme me ligjshm\u00ebrin\u00eb procedurale nuk mund ta relativizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb parim n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb identitetit t\u00eb subjektit t\u00eb prekur pa cenuar koherenc\u00ebn e vet normative.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket aplikacionit Sky Ecc, ne si zyre n\u00eb bashk\u00ebpunim me avokat\u00eb penalist\u00eb francez, bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb precedent po avancojm\u00eb p\u00ebrpara gjykatave franceze n\u00eb kontekstin e burimit t\u00eb prov\u00ebs duke kund\u00ebrshtuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e zb\u00ebrthimit\/hakerimit t\u00eb aplikacionit nd\u00ebrsa n\u00eb aspektin procedural penal po kontestojm\u00eb ekzekutimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb autoriteteve shqiptare p\u00ebr ndihm\u00eb juridike nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe p\u00ebrdorimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ekztraktuara\/ p\u00ebrpunuara nga aplikacioni Sky Ecc.<\/p>\n<p>Suksesi i k\u00ebtyre kontestive do t\u00eb tregoj\u00eb se n\u00eb Franc\u00eb ashtu sic jan\u00eb universale t\u00eb drejtat e njeriut dhe parimet procedurale, po ashtu jan\u00eb edhe standardet e ligjshm\u00ebris\u00eb. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me sundim t\u00eb ligjit, por me nj\u00eb zbatim selektiv t\u00eb tij \u2013 nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb bie ndesh me vet\u00eb narrativ\u00ebn mbi t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebrtohet legjitimiteti normativ i shtetit modern evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb raport me Shqiperin\u00eb, n\u00ebse autoritetet gjyq\u00ebsore franceze vijon\u00eb me aplikimin selektiv t\u00eb normave, Gjykatat tona duhet t\u2019i japin rrug\u00eb debatit mbi pranueshm\u00ebrin\u00eb dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e \u201cprovave Sky Ecc\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt proceset q\u00eb kan\u00eb n\u00eb themel k\u00ebto prova jan\u00eb haptazi n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetuten dhe Konvent\u00ebn Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Franca ka nd\u00ebrtuar historikisht nj\u00eb identitet normativ si shtet themelues i doktrin\u00ebs moderne t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, duke u vet\u00ebpozicionuar si garant i parimeve t\u00eb Deklarat\u00ebs s\u00eb vitit 1789, i Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe i sundimit t\u00eb ligjit si vler\u00eb universale. Ky vet\u00ebpozicionim, nuk gjen pasqyrim t\u00eb nj\u00ebtrajtsh\u00ebm n\u00eb praktik\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"editor_plus_copied_stylings":"{}","footnotes":""},"categories":[102,94,61],"tags":[],"class_list":["post-13298","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-gjyqesori-sq","category-kodi-penal-sq","category-ligjore"],"featured_image_src":null,"featured_image_src_square":null,"author_info":{"display_name":"Isuf Shehu","author_link":"https:\/\/shp.al\/sq\/author\/admin\/"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13298","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13298"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13298\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13300,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13298\/revisions\/13300"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}