{"id":13056,"date":"2026-02-15T16:21:27","date_gmt":"2026-02-15T16:21:27","guid":{"rendered":"https:\/\/shp.al\/?p=13056"},"modified":"2026-02-15T17:26:43","modified_gmt":"2026-02-15T17:26:43","slug":"provat-digjitale-sky-ecc-encrochat-midis-standarteve-europiane-dhe-realitetit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shp.al\/sq\/provat-digjitale-sky-ecc-encrochat-midis-standarteve-europiane-dhe-realitetit-shqiptar\/","title":{"rendered":"Provat digjitale (Sky ECC\/Encrochat) midis standarteve europiane dhe realitetit shqiptar"},"content":{"rendered":"<p>Fillimi i vitit 2026 ka sjell\u00eb zhvillime dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si gjykatat evropiane po e vler\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrdorimin e komunikimeve elektronike t\u00eb enkriptuara, t\u00eb dekriptuara p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit gjyq\u00ebsor nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr, vendime t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb Spanj\u00eb dhe Itali \u2013 n\u00eb vijim\u00ebsi me diskutimet e hapura edhe n\u00eb jurisprudenc\u00ebn amerikane \u2013 kan\u00eb rikonfirmuar nj\u00eb parim thelb\u00ebsor: efikasiteti hetimor nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb garancit\u00eb themelore t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto vendime, fokusi i gjykatave nuk ka qen\u00eb p\u00ebrmbajtja e komunikimeve t\u00eb p\u00ebrftuara nga platformat e enkriptuara si Sky ECC apo EncroChat, por kushtet n\u00eb t\u00eb cilat k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb prodhuar, p\u00ebrpunuar dhe transmetuar. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb, n\u00eb procesin penal para gjykat\u00ebs s\u00eb Nju Jorkut, eksperti nd\u00ebrkomb\u00ebtar i certifikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj ekspertize, Andreas Milch, ka konstatuar se n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrpunuara t\u00eb paraqitura nga prokuroria \u2013 t\u00eb marra me let\u00ebrporosi nga Franca \u2013 kishte patur tre her\u00eb nd\u00ebrhyrje substanciale, \u00e7ka nxjerr n\u00eb pah rrezikun q\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb aksesit n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat origjinale dhe kontrollit t\u00eb pavarur teknik, provat nga platformat e enkriptuara humbasin besueshm\u00ebrin\u00eb e tyre gjyq\u00ebsore. Por duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, thelbi i debatit nuk \u00ebsht\u00eb teknologjik, por procedural: a \u00ebsht\u00eb prova e verifikueshme, a \u00ebsht\u00eb ruajtur integriteti i saj dhe a ka pasur mbrojtja nj\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar at\u00eb?<\/p>\n<p>Nj\u00eb element i p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb mungesa e aksesit n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat origjinale (raw data). N\u00eb rastet kur prokurorit\u00eb komb\u00ebtare evropiane kan\u00eb paraqitur materiale t\u00eb p\u00ebrpunuara, t\u00eb filtruar ose t\u00eb fragmentarizuara nga autoritetet e huaja, pa dokumentacion t\u00eb plot\u00eb mbi zinxhirin e ruajtjes s\u00eb prov\u00ebs dhe procesin teknik t\u00eb dekriptimit, gjykatat kan\u00eb vler\u00ebsuar se kontrolli efektiv mbi prov\u00ebn b\u00ebhet i pamundur. Prova digjitale, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb produkt final, por nj\u00eb proces q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb transparent dhe i kontrolluesh\u00ebm.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\"><\/div>\n<p>N\u00eb janar 2026, Gjykata Provinciale e Valencias shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm 14 persona t\u00eb akuzuar p\u00ebr trafik t\u00eb r\u00ebnd\u00eb narkotik\u00ebsh n\u00eb Portin e Valencias. Edhe pse l\u00ebnda narkotike ishte reale dhe e sekuestruar, struktura akuzuese mb\u00ebshtetej pothuajse ekskluzivisht n\u00eb komunikime t\u00eb p\u00ebrftuara nga platforma Sky ECC. Gjykata konstatoi se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna kishin kaluar n\u00ebp\u00ebr disa nivele p\u00ebrpunimi nga autoritete t\u00eb ndryshme shtet\u00ebrore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pa pranin\u00eb e mbrojtjes dhe pa garanci t\u00eb mjaftueshme mbi origjin\u00ebn dhe integritetin teknik t\u00eb tyre. Vendimi p\u00ebrforcon parimin se t\u00eb pandehurit duhet t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb prova dixhitale t\u00eb pap\u00ebrpunuara p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave t\u00eb tjera mb\u00ebshtet\u00ebse, komunikimet e enkriptuara nuk u konsideruan t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qasje edhe m\u00eb rigoroze u ndoq nga Gjykata e Imperias n\u00eb Itali, e cila p\u00ebrjashtoi nga gjykimi materialet EncroChat t\u00eb ardhura nga Franca p\u00ebrmes Urdhrit Evropian t\u00eb Hetimit. Ekspertimi gjyq\u00ebsor evidentoi se materiali ishte rezultat i nj\u00eb procesi filtrimi, fragmentarizimi dhe p\u00ebrzgjedhjeje t\u00eb panjohur, i mbuluar nga sekreti shtet\u00ebror, duke e privuar mbrojtjen nga \u00e7do mund\u00ebsi reale p\u00ebr verifikim teknik. Gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se cenimi i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb mbrojtjes ishte strukturor dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, prova nuk mund t\u00eb pranohej n\u00eb proces.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e njohur si \u201cOstro-Amaranto\u201d, Gjykata e Catanzaros, po Itali, zgjodhi nj\u00eb qasje t\u00eb nd\u00ebrmjetme, duke kusht\u00ebzuar p\u00ebrdorimin e provave t\u00eb p\u00ebrftuara nga Sky ECC me ekzistenc\u00ebn ose jo t\u00eb nj\u00eb mjeti juridik efektiv p\u00ebr t\u00eb pandehurit n\u00eb Franc\u00eb. Gjykata theksoi se, n\u00ebse i pandehuri nuk ka pasur asnj\u00eb status procedural n\u00eb shtetin e origjin\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb ai \u00ebsht\u00eb privuar nga \u00e7do mund\u00ebsi reale p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar at\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb prov\u00ebn t\u00eb pap\u00ebrdorshme edhe n\u00eb procedur\u00ebn italiane. Por n\u00ebse i pandehuri ka mund\u00ebsi p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar prov\u00ebn p\u00ebrpara Autoriteve Gjyq\u00ebsore Franceze at\u00ebh\u00ebr\u00eb p\u00ebrdorimi i prov\u00ebs n\u00eb itali var\u00ebt nga rezultati i k\u00ebsaj procedure.<\/p>\n<p>K\u00ebto zhvillime tregojn\u00eb qart\u00eb se gjykatat evropiane po vizatojn\u00eb nj\u00eb kufi t\u00eb ri: bashk\u00ebpunimi gjyq\u00ebsor nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe teknologjit\u00eb e avancuara hetimore nuk mund t\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb transparenc\u00ebs, kontradiktoritetit dhe kontrollit gjyq\u00ebsor efektiv.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, situata n\u00eb Shqip\u00ebri paraqet nj\u00eb problem edhe m\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb. Ndryshe nga praktikat e ndjekura me juridiksionet e tjera evropiane dhe m\u00eb gjer\u00eb, ku autoritetet franceze kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb databaza t\u00eb filtruara apo t\u00eb fragmentarizuara, n\u00eb rastin e k\u00ebrkesave p\u00ebr ndihm\u00eb juridike nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u00a0 t\u00eb d\u00ebrguara nga SPAK, Autoritetet Franceze kane v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion vet\u00ebm tabela Excel-i p\u00ebr secilin PIN t\u00eb k\u00ebrkuar. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb aksesit n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat origjinale dhe n\u00eb procesin e dekriptimit, \u00e7do verifikim teknik i pavarur b\u00ebhet i pamundur. K\u00ebsaj situate i mbivendoset ngurt\u00ebsia e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posacme, p\u00ebr t\u00eb lejuar verfikimin mbi statusin e t\u00eb pandehurit n\u00eb procedimin penal n\u00eb Franc\u00eb, marrjen e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb plota t\u00eb pap\u00ebrpunuara si dhe cdo t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe informacion tjet\u00ebr q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebn \u201csekret\u201d dhe t\u2019i jap\u00eb mbrojtjes mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb gjyq\u00ebsisht t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb ato t\u2019i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb ekspertize t\u00eb pavarur apo t\u00eb pretendoj\u00eb kund\u00ebrligjshmerin\u00eb.<\/p>\n<p>Realiteti Shqiptar ngre pyetje serioze mbi p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre provave me standardet kushtetuese dhe konvencionale t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor. Prova q\u00eb nuk mund t\u00eb kontrollohet dhe kund\u00ebrshtohet realisht nuk \u00ebsht\u00eb thjesht e dob\u00ebt; ajo rrezikon t\u00eb jet\u00eb e pap\u00ebrdorshme n\u00eb kuptimin juridik. Ky \u00ebsht\u00eb debati q\u00eb gjykatat evropiane kan\u00eb hapur dhe q\u00eb, her\u00ebt a von\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballet edhe sistemi shqiptar i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nga Av. Isuf Shehu<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fillimi i vitit 2026 ka sjell\u00eb zhvillime dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si gjykatat evropiane po e vler\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrdorimin e komunikimeve elektronike t\u00eb enkriptuara, t\u00eb dekriptuara p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit gjyq\u00ebsor nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr, vendime t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb Spanj\u00eb dhe Itali \u2013 n\u00eb vijim\u00ebsi me diskutimet e hapura edhe n\u00eb jurisprudenc\u00ebn amerikane \u2013 kan\u00eb rikonfirmuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13274,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"editor_plus_copied_stylings":"{}","footnotes":""},"categories":[286,102,61],"tags":[285,284],"class_list":["post-13056","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-sky-ecc","category-gjyqesori-sq","category-ligjore","tag-encrochat","tag-sky-ecc"],"featured_image_src":"https:\/\/shp.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/BN-HY138_ISTOCK_G_20150417080330.jpg","featured_image_src_square":"https:\/\/shp.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/BN-HY138_ISTOCK_G_20150417080330.jpg","author_info":{"display_name":"Isuf Shehu","author_link":"https:\/\/shp.al\/sq\/author\/admin\/"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13056","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13056"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13056\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13266,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13056\/revisions\/13266"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13274"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13056"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13056"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13056"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}