{"id":11813,"date":"2017-02-13T10:00:02","date_gmt":"2017-02-13T10:00:02","guid":{"rendered":"https:\/\/shp.al\/mjekimi-i-pakujdesshem-alibia-e-nje-reforme-te-pakryer\/"},"modified":"2020-11-03T11:24:37","modified_gmt":"2020-11-03T11:24:37","slug":"mjekimi-i-pakujdesshem-alibia-e-nje-reforme-te-pakryer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shp.al\/sq\/mjekimi-i-pakujdesshem-alibia-e-nje-reforme-te-pakryer\/","title":{"rendered":"Mjekimi i pakujdessh\u00ebm, alibia e nj\u00eb reforme t\u00eb pakryer"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\"><strong>Nga:<br \/>\n<\/strong><strong>Avokat Isuf Shehu<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cMalpractise\u201d apo si\u00e7 quhet ndryshe mjekimi i pakujdessh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb sa her\u00eb q\u00eb ndodh \u00e7on pesh\u00eb gjith\u00eb opinionin publik dhe t\u00ebrheq gjith\u00eb v\u00ebmendjen mediatike, krijon nj\u00eb paranoj\u00eb si n\u00eb radh\u00ebt e pacient\u00ebve, familjar\u00ebve t\u00eb tyre por edhe tek mjek\u00ebt dhe personeli mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Tek pacient\u00ebt \u00ebsht\u00eb kal\u00e7ifikuar ideja se mjek\u00ebt ose jan\u00eb t\u00eb paaft\u00eb ose s\u2019kan\u00eb vullnet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre n\u00ebse nuk u jepet ryshfet, nd\u00ebrsa mjek\u00ebt ndruhen se pas \u00e7do rasti disi problematik, kur gj\u00ebrat nuk shkojn\u00eb mir\u00eb p\u00ebr pacientin, do p\u00ebrballen me akuzat e qytetar\u00ebve dhe pacient\u00ebve, arrestimet dhe d\u00ebnimet me burg. Situata mund edhe t\u00eb precipitoj\u00eb deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa mjeket p\u00ebr \u00e7do rast problematik apo q\u00eb del jasht\u00eb t\u00eb zakonshmes, ose do e delegojn\u00eb rastin tek specialist\u00ebt e fushave t\u00eb tjera, spitalet universitare, dhe n\u00eb jo pak rast t\u00eb ngren\u00eb duart dhe deklarojn\u00eb haptazi pamund\u00ebsin\u00eb e trajtimit duke u justifikuar n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat. Precedenti ekziston; n\u00eb Itali megjith\u00ebse infrastruktura mjek\u00ebsore nuk mungon, mjek\u00ebt dhe spitalet nga frika e padive dhe kall\u00ebzimeve penale t\u00ebrhiqeshin nga \u00e7do rast mjek\u00ebsor problematik duke luajtur nj\u00eb ping-pong t\u00eb friksh\u00ebm me jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e pacient\u00ebve. Mjek\u00ebt, sidomos kirurg\u00ebt n\u00eb Itali, n\u00ebse nuk ishin plot\u00ebsisht t\u00eb sigurt p\u00ebr suksesin, nuk merrnin p\u00ebrsip\u00ebr nd\u00ebrhyrjen apo trajtimit dhe gjitha kjo solli nevoj\u00ebn e b\u00ebrjes s\u00eb reform\u00ebs n\u00eb legjislacionin p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e mjek\u00ebve dhe enteve sanitare. Sot ka ardhur koha q\u00eb edhe tek ne t\u00eb b\u00ebhet kjo \u201creform\u00eb\u201d e cila nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ligjore, por e krejt sistemit, n\u00eb aspektin tekniko-shkencor, logjistik, institucional, administrativ dhe financiar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por le t\u2019i rikthehemi \u201cmalpractice\u201d (mjekimit t\u00eb pakujdessh\u00ebm) n\u00eb \u00e7do procedim penal pas verifikimit dhe konstatimit t\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb sh\u00ebndetit, vdekjes s\u00eb pacientit apo kanosjes s\u00eb rrezikut, organi akuz\u00ebs k\u00ebrkon t\u00eb konstatoj\u00eb dhe provoj\u00eb n\u00ebse mjeku apo personeli mjek\u00ebsor kan\u00eb ushtruar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb mjek\u00ebsore n\u00eb pakujdesi ose neglizhenc\u00eb. N\u00eb t\u00eb tilla raste organet e hetimit th\u00ebrrasin p\u00ebr ndihm\u00eb ekspert\u00ebt mjeko-ligjor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyre krahasimore p\u00ebrcaktojn\u00eb n\u00ebse mjeku apo personeli mjek\u00ebsor ka p\u00ebrmbushur detyr\u00ebn n\u00eb vet\u00ebdije dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri. Po kush e p\u00ebrcakton se cila \u00ebsht\u00eb detyra e tij dhe si duhet ta kryej\u00eb at\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tek e cila duhet t\u00eb ndalemi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Veprimtaria profesionale e mjekut (edhe e mjekut specialist) rregullohet nga nj\u00eb ligj i vitit 2009 p\u00ebr profesionet e rregulluara \u2026 ku n\u00eb nenin 16 t\u00eb tij, krahas urdh\u00ebrimeve p\u00ebr organizim dhe funksionim si ente publike, thuhet q\u00eb mjeket \u201cduhet t\u00eb respektoj ligjet dhe kodin etik profesional\u201d. N\u00eb asnj\u00eb ligj as k\u00ebtu dhe as n\u00eb ndonj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs nuk thuhet, dhe kjo ka logjik\u00eb, se \u00e7far\u00eb diagnostikimi, trajtimi apo ekzaminimi duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb mjeku, dhe kjo nuk gjendet n\u00eb asnj\u00eb akt zyrtar por n\u00eb \u201cKodin e Etik\u00ebs dhe Deontologjis\u00eb Mjek\u00ebsore\u201d, miratuar nga Urdhri i Mjekut. N\u00eb nenin 27 t\u00eb k\u00ebtij kodi p\u00ebrcaktohet q\u00eb diagnostikimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykimin e tij \u2026 mbi baz\u00ebn e metodave shkenc\u00ebrisht t\u00eb provuara\u2026 dhe se duhet t\u00eb \u201cformuloj\u00eb p\u00ebrshkrimin e tij n\u00eb p\u00ebrputhje me udh\u00ebzuesit klinik\u00eb dhe protokollet e miratuara\u201d. Faktikisht, si udh\u00ebzuesit teknik dhe protokollet e miratuara mungojn\u00eb. Deri tani Urdhri Mjekut, katedrat, ministria, apo entet e tjera publike, nuk kan\u00eb asnj\u00eb rresht t\u00eb miratuar, asnj\u00eb protokoll dhe nuk kan\u00eb nxjerr\u00eb asnj\u00eb udh\u00ebzues. Kjo dispozit\u00eb e Kodit te Etik\u00ebs, e cila referon n\u00eb udh\u00ebzues klinike dhe protokollet e miratuara, p\u00ebrcakton detyr\u00ebn e mjekut dhe m\u00ebnyr\u00ebn sesi ajo duhet t\u00eb p\u00ebrmbushet gjat\u00eb pro\u00e7esit te diagnostikimit, por edhe n\u00ebse mjeku ka konsumuar elementet e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cmjekimit t\u00eb pakujdessh\u00ebm\u201d. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, kjo gj\u00eb n\u00eb pro\u00e7edim penal ndan pafaj\u00ebsin\u00eb nga faj\u00ebsia n\u00eb form\u00ebn e pakujdesis\u00eb. Por faktet jan\u00eb kok\u00ebfort\u00eb: ne nuk kemi as udh\u00ebzues klinike dhe as protokolle t\u00eb miratuara. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo \u00e7far\u00eb e hallakat t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb duke i b\u00ebr\u00eb mjek\u00ebt sa t\u00eb pafajsh\u00ebm po aq edhe fajtor\u00eb, sa p\u00ebrgjegj\u00ebs po aq edhe viktima.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fakt zgjidhja prezantohet shum\u00eb e thjesht\u00eb- t\u00eb aprovojm\u00eb udh\u00ebzuesit klinik\u00eb dhe protokollet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb e v\u00ebrteta t\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh dhe drejt\u00ebsia t\u00eb jet\u00eb e mundur. Koncepti i udh\u00ebzuesve klinik\u00eb apo i protokolleve mjek\u00ebsore lindi n\u00eb bot\u00ebn anglosaksone dhe duke nisur nga vitet 80 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar entet shtet\u00ebrore, agjenci sanitare, organizata sh\u00ebndet\u00ebsore, por edhe grupime ekspert\u00ebsh t\u00eb shum\u00eb vendeve per\u00ebndimore, filluan pun\u00ebn p\u00ebr hartimin e instrumenteve p\u00ebr kodifikimin dhe shp\u00ebrhapjen e dituris\u00eb mjek\u00ebsore. Arsyet ishin shum\u00eb, por thelb\u00ebsore ishte, e para, nevoja p\u00ebr standardizimin, unifikimin dhe planifikimin e sh\u00ebrbimit mjek\u00ebsor, e dyta, monitorimi, kontrolli dhe vler\u00ebsimi sa m\u00eb i sakt\u00eb i sh\u00ebrbimit dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb mjekeve, personelit mjek\u00ebsor, dhe nj\u00ebsive sanitare dhe, e treta, shmangia e \u00e7do spekulimi n\u00eb lidhje me diagnostikimin, ekzaminimin dhe trajtimin mjek\u00ebsor. Ky pro\u00e7es lindi si nj\u00eb pro\u00e7es shkencor, n\u00eb p\u00ebrputhje me politikat sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb secilit vend dhe i p\u00ebrgjigjet zhvillimit dhe evolucionit shkencor. Dhe sot, protokollet mjek\u00ebsore jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim dhe ndryshim t\u00eb vazhduesh\u00ebm, koh\u00eb pas kohe. Por q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vlefshme k\u00ebto protokolle mjek\u00ebsore, duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb tri k\u00ebrkesa:<\/p>\n<ol style=\"text-align: justify;\">\n<li>t\u00eb jen\u00eb t\u00eb aplikueshme dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur k\u00ebt\u00eb gj\u00eb duhet t\u00eb sigurohet; teknologjia, infrastruktura, stafi i duhur mjek\u00ebsor dhe baza e duhur medikamentoze;<\/li>\n<li>t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb publikun dhe n\u00eb \u00e7do koh\u00eb;<\/li>\n<li>t\u00eb ket\u00eb baza shkencore, sepse kurrsesi s\u2019mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dokument politik.<\/li>\n<\/ol>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pra, n\u00ebse hartohen dhe miratohen protokollet apo udh\u00ebzuesit klinik, ne nuk do t\u00eb jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb reforme n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi por p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb revolucioni n\u00eb politiken sh\u00ebndet\u00ebsore. P\u00ebr pasoj\u00eb, roli i ekzekutivit do t\u00eb zbehet, do jet\u00eb vet\u00ebm monitorues. Pas k\u00ebsaj, sistemi i menaxhimit dhe financ\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, si n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn e civilizuar, do t\u00eb jet\u00eb autonom dhe teknologjia e aplikuar, medikamentet dhe infrastruktura, nuk do jen\u00eb m\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb ministris\u00eb dhe as t\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb nj\u00ebsive sanitare, por t\u00eb diktuara nga udh\u00ebzuesit\/protokollet klinike. Dhe n\u00ebse do t\u00eb nevojitej qoft\u00eb edhe nj\u00eb ndryshim i vog\u00ebl i k\u00ebtyre dokumenteve, p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsyeje kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhej as me ligj, as me VKM, dhe as me udh\u00ebzim ministri, por vet\u00ebm nga kolegjet shkencore, konferencat mjek\u00ebsore, agjencit\u00eb e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor etj., n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me epok\u00ebn q\u00eb jetojm\u00eb dhe standardet e BE-s\u00eb. Si rezultat, nuk do kemi tendera dhe kon\u00e7esione \u2018alla Shqip\u00ebri\u2019, investime q\u00eb ve\u00e7 sa e arnojn\u00eb sistemin 70- vje\u00e7ar. Nuk do t\u00eb kemi radh\u00eb, munges\u00eb higjiene, medikamente q\u00eb s\u2019b\u00ebjn\u00eb efekt dhe pajisje defektoze, madje s\u2019do kemi as \u201cmenaxher\u00eb\u201d t\u00eb zot\u00eb dhe as \u201c\u00e7una\u201d t\u00eb shkath\u00ebt n\u00eb administratat sanitare dhe ekzekutive. Por do kemi sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb mira, sh\u00ebndet, me pak vdekje nga pakujdesia dhe jet\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Tani, le t\u2019i rikthehemi mjekimit t\u00eb pakujdessh\u00ebm me nj\u00eb pyetje: A mendoni p\u00ebrs\u00ebri se faji dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e mjek\u00ebve, sepse faktikisht t\u00eb gjith\u00eb mjek\u00ebt q\u00eb kan\u00eb emigruar n\u00eb per\u00ebndim kan\u00eb shk\u00eblqyer dhe jan\u00eb integruar plot\u00ebsisht n\u00eb sistem?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cMalpractise\u201d apo si\u00e7 quhet ndryshe mjekimi i pakujdessh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb sa her\u00eb q\u00eb ndodh \u00e7on pesh\u00eb gjith\u00eb opinionin publik dhe t\u00ebrheq gjith\u00eb v\u00ebmendjen mediatike, krijon nj\u00eb paranoj\u00eb si n\u00eb radh\u00ebt e pacient\u00ebve, familjar\u00ebve t\u00eb tyre por edhe tek mjek\u00ebt dhe personeli mjek\u00ebsor.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11778,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"editor_plus_copied_stylings":"{}","footnotes":""},"categories":[144,145,146],"tags":[147,148,149],"class_list":["post-11813","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mjekim-sq","category-pakujdesshem-sq","category-reforme-sq","tag-mjekim-sq","tag-pakujdesshem-sq","tag-reforme-sq"],"featured_image_src":"https:\/\/shp.al\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/medical-malpractise-5.jpg","featured_image_src_square":"https:\/\/shp.al\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/medical-malpractise-5.jpg","author_info":{"display_name":"Isuf Shehu","author_link":"https:\/\/shp.al\/sq\/author\/admin\/"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11813","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11813"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11813\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11827,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11813\/revisions\/11827"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11778"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11813"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11813"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11813"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}