{"id":11808,"date":"2019-07-01T10:00:49","date_gmt":"2019-07-01T10:00:49","guid":{"rendered":"https:\/\/shp.al\/provat-atipike-ne-procesin-civil\/"},"modified":"2020-11-03T11:19:57","modified_gmt":"2020-11-03T11:19:57","slug":"provat-atipike-ne-procesin-civil","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shp.al\/sq\/provat-atipike-ne-procesin-civil\/","title":{"rendered":"Provat Atipike n\u00eb Procesin Civil"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\"><strong>Nga:<\/strong><br \/>\n<strong>Avokat Isuf Shehu,<\/strong><br \/>\n<strong>Avokat Xhulio Doku<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Procesi i t\u00eb provuarit t\u00eb fakteve juridike mbi t\u00eb cilat nj\u00eb pal\u00eb bazon pretendimet e saj n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor civil konsiderohet si thelbi i k\u00ebtij procesi, p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ai ka n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Gjykat\u00ebs mbi themelin dhe meritat e \u00e7\u00ebshtjes. Sipas kuptimit juridik tyre, prova konsiderohen ato t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb cilat paraqiten p\u00ebrpara Gjykat\u00ebs sipas formave dhe m\u00ebnyra t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga ligji, duke p\u00ebrdorur burimet e p\u00ebrcaktuara shprehimisht n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Civile dhe q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb konstatuar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e fakteve t\u00eb cilat pala paraqet p\u00ebrpara Gjykat\u00ebs, apo e anasjellta p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar bazueshm\u00ebrin\u00eb e pretendimeve apo prap\u00ebsimeve t\u00eb pal\u00ebs kund\u00ebrshtare n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb pamohueshme q\u00eb provat kan\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces civil, ligjv\u00ebn\u00ebsi ka parashikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite llojet klasike t\u00eb provave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lejueshme q\u00eb t\u00eb administrohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, si dhe fuqin\u00eb provuese t\u00eb secil\u00ebs n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb formave dhe burimeve t\u00eb tyre. Baza ligjore e cila p\u00ebrcakton sa m\u00eb sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb Kodi i Procedur\u00ebs Civile s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb vitin 1996, i influencuar nga Kodi i Procedur\u00ebs Civile Franceze.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duhet th\u00ebn\u00eb se, pavar\u00ebsisht ndryshimeve q\u00eb K. Pr. Civile ka p\u00ebsuar nd\u00ebr vite, modelet e provave q\u00eb mund t\u00eb administrohen n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor civil jan\u00eb fiksuar q\u00eb n\u00eb versionin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij Kodi dhe kan\u00eb mbetur t\u00eb pandryshuara e shteruese. Konkretisht, llojet e provave q\u00eb K. Pr. Civile lejon t\u00eb paraqiten nga pal\u00ebt nd\u00ebrgjyq\u00ebse apo t\u00eb merren nga Gjykata jan\u00eb:<\/p>\n<ul style=\"text-align: justify;\">\n<li>Shkresat<\/li>\n<li>Th\u00ebniet e d\u00ebshmitar\u00ebve<\/li>\n<li>Ekspertimi dhe eksperimenti<\/li>\n<li>Pohimi gjyq\u00ebsor<\/li>\n<li>Filmat grafike, kinematografike dhe regjistrimet e tjera.<\/li>\n<\/ul>\n<p style=\"text-align: justify;\">Legjislacioni procedural civil shqiptar b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb ato sisteme juridike t\u00eb cilat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese kan\u00eb p\u00ebrcaktuar se cilat prova mund t\u00eb merren dhe procedur\u00ebn sesi keto prova mund t\u00eb merren me \u00a0n\u00eb nj\u00eb proces civil me q\u00ebllim q\u00eb pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar bazueshm\u00ebrin\u00eb e pretendimeve t\u00eb tyre n\u00eb proces. <strong><em>Kjo kategori provash konsiderohet ndryshe si \u201cprov\u00eb tipike\u201d, pra modele t\u00eb p\u00ebrcaktuara shprehimisht n\u00eb ligjin procedurial.<\/em><\/strong> Nd\u00ebrsa t\u00eb gjitha format e tjera t\u00eb fiksimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb cilat nuk parashikohen shprehimisht n\u00eb K. Pr. Civile dhe q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr v\u00ebrtetimin e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie juridike t\u00eb caktuar konsiderohen si prova atipike. P\u00ebr shembull, si nj\u00eb nga modelet e provave atipike p\u00ebrmendim komunikimet elektronike me sms apo n\u00ebp\u00ebrmjet platformave t\u00eb tjera t\u00eb komunikimit desktop ose mobile. Pohimet e pal\u00ebve n\u00eb media sociale, n\u00eb hap\u00ebsirat personale t\u00eb veta apo t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, jan\u00eb gjithashtu nj\u00eb tjet\u00ebr lloj i prov\u00ebs atipike. Pra, \u00e7do form\u00eb tjet\u00ebr e shprehjes s\u00eb vullnetit p\u00ebr kryerjen e veprimeve q\u00eb prodhojn\u00eb pasoja juridike apo q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrvepruar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore, e rrjedhimisht edhe juridike, dhe q\u00eb nuk klasifikohet nga Kodi n\u00eb kategorin\u00eb e provave tipike do t\u00eb konsiderohet si prov\u00eb atipike n\u00eb kuptim t\u00eb doktrin\u00ebs juridike mbi k\u00ebt\u00eb nocion.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pranimi dhe njohja e burimeve t\u00eb reja atipike t\u00eb prov\u00ebs ka ardhur si rezultat i zhvillimeve shkencore, ndryshimeve t\u00eb metodave t\u00eb zhvillimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shoq\u00ebrore, si dhe evoluimit t\u00eb mjeteve t\u00eb komunikimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. P\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb prezenc\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, \u00ebsht\u00eb me vler\u00eb t\u00eb analizohet se cila \u00ebsht\u00eb fuqia provuese e formave atipike t\u00eb provave n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor civil dhe si trajtohet ky institut nga sistemi juridik shqiptar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kodi i Procedur\u00ebs Civile i RSH qart\u00ebsisht dhe shprehimisht ka parashikuar se provat q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb nj\u00eb proces civil jan\u00eb vet\u00ebm ato t\u00eb parashikuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb taksative nga ky Kod, duke p\u00ebrjashtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e administrimit t\u00eb provave q\u00eb nuk jan\u00eb parashikuar ne t\u00eb. Gjithashtu, doktrina shqiptare \u00ebsht\u00eb e vak\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ashtu si dhe jurisprudenca e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb inekzistente p\u00ebr shkak se n\u00eb asnj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar nocioni i provave atipike. N\u00eb k\u00ebto kushte, marrja dhe cmuarja e tyre ne procesin civil, kushtezohet m\u00eb s\u00eb shumti nga njohurit\u00eb, bindja e brendshme dhe vullneti i gjykat\u00ebs e cila ndryshon nga nj\u00eb gjyqtar n\u00eb tjetrin. Le t\u00eb marrim rastin e sms-ve (mesazhet telofonike n\u00ebp\u00ebrmjet rrjetit GSM), nga p\u00ebrvoja dhe eksperienca kemi hasur jo pak raste ku gjykata na ka urdh\u00ebruar q\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar autencitetin dhe krijuar bindjen e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb sms-ve q\u00eb t\u00eb paraqeshin v\u00ebrtetime nga kompania celulare, n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr me nj\u00eb trup tjet\u00ebr gjykues na \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb paraqitnim v\u00ebrtetim nga AKEP, n\u00eb disa raste \u00ebsht\u00eb mjaftuar me kqyrjen e aparateve celulare, n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr ka pranuar fotografimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb noteri p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tekstit direkt nga aparati celular, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb t\u00eb shumtin e rasteve k\u00ebto prova nuk jan\u00eb administruar dhe pranuar nga gjykata.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00ebse do t\u2019i referohemi jurdiksioneve(shteteve) t\u00eb tjera, v\u00ebrejm\u00eb se ka nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb favor t\u00eb lejimit t\u00eb provave atipike, pavar\u00ebsisht inferiorietit t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb tyre provuese p\u00ebrball\u00eb formave taksative t\u00eb provave tipike. Shum\u00eb jurist\u00eb kan\u00eb argumentuar dhe sugjeruar se sistemi i provave nuk duhet t\u00eb trajtohet si nj\u00eb sistem i mbyllur, por pjes\u00eb e tij duhet t\u00eb jet\u00eb \u00e7do e dh\u00ebn\u00eb e cila pavar\u00ebsisht form\u00ebs, burimit apo faktit q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar si prov\u00eb klasike n\u00eb ligjin procedurial, ndikon n\u00eb bindjen e Gjykat\u00ebs p\u00ebr meritat e themelit t\u00eb nj\u00eb mosmarr\u00ebveshjeje juridiko-civile.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebshtu, n\u00ebse pohimet e pal\u00ebve n\u00eb nj\u00eb gjykim jan\u00eb kontradiktore dhe nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb tipike t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga K. Pr. Civile p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar nj\u00ebrin ose tjetrin pretendim, nga ana e Gjykat\u00ebs mund t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb komunikimet elektronike midis pal\u00ebve, qoft\u00eb me sms, whatsapp apo e-mail, t\u00eb cilat ndon\u00ebse nuk kan\u00eb fuqi t\u00eb plot\u00eb provuese sipas ligjit procedurial, ndikojn\u00eb n\u00eb bindjen e Gjykat\u00ebs dhe n\u00eb dh\u00ebnien drejt\u00ebsi, i cili \u00ebsht\u00eb dhe misioni i k\u00ebsaj t\u00eb fundit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr rast, n\u00ebse nj\u00eb individ ka publikuar nj\u00eb shkrim apo ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb koment n\u00eb rrjete sociale, i cili c\u00ebnon nderin dhe dinjitetin e nj\u00eb tjet\u00ebr individi, nj\u00eb fotografi me screenshot i shkrimit mundet fare mir\u00eb q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb ekzistenc\u00ebn e faktit p\u00ebrpara Gjykat\u00ebs, s\u00eb bashku me th\u00ebniet e d\u00ebshmitar\u00ebve apo prova t\u00eb tjera t\u00eb cilat mund t\u00eb administrohen nga Gjykata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb bot\u00ebn e biznesit, komunikimi elektronik gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po plot\u00ebson apo dhe z\u00ebvend\u00ebson komunikimin shkresor midis subjekteve, ndaj p\u00ebrdorimi i k\u00ebtyre komunikimeve si prov\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces civil do t\u00eb ishte n\u00eb koherenc\u00eb me k\u00ebt\u00eb zhvillim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb biznesit. N\u00ebse n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve kontraktuale, nj\u00ebra pal\u00eb ka ofruar nj\u00eb sh\u00ebrbim konsulence p\u00ebr pal\u00ebn tjet\u00ebr n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb komunikimi me post\u00eb elektronike, nj\u00eb kopje e printuar e komunikimit elektronik duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si indicie p\u00ebr Gjykat\u00ebn, n\u00eb konstatimin q\u00eb kjo e fundit duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00ebse sh\u00ebrbimi \u00ebsht\u00eb ofruar ose jo sipas kushteve kontraktore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ndaj me t\u00eb drejt\u00eb shtrohet pyetja n\u00ebse t\u00eb dh\u00ebnat dhe komunikimet elektronike t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, mund t\u00eb p\u00ebrdoren si prova n\u00eb nj\u00eb proces civil?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duhet th\u00ebn\u00eb se legjislacioni aktual procedurial, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb shterues n\u00eb lidhje me tipet e provav\u00eb q\u00eb merren dhe menyren e marrjes se tyre n\u00eb nj\u00eb proces civil, ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr marrjen e provave t\u00eb tjera t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb filmime grafike apo kinematografike, apo filmime e regjistrime t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme, por pa sqaruar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb konsiderohet \u201cregjisrim\u201d n\u00eb kuptim t\u00eb k\u00ebsaj dispozite, dhe pa treguar menyr\u00ebn\/procedur\u00ebn sesi keto prova mund t\u00eb merren. Konkretisht, Neni 278 i K. Pr. Civile <em>parashikon se filmat fotografik\u00eb ose filmat kinematografik\u00eb, kasetat e \u00e7do lloji, si dhe \u00e7do lloj tjet\u00ebr regjistrimi, mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prov\u00eb p\u00ebr ngjarjet e sendet q\u00eb jan\u00eb regjistruar, <u>kur gjykata bindet p\u00ebr sakt\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tyre<\/u><\/em>. N\u00ebse do ta interpretojm\u00eb k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb n\u00eb m\u00ebyr\u00eb literale, v\u00ebrejm\u00eb se legjislatori lejon marrjen e provave filmike, apo regjistrime t\u00eb \u00e7do lloji, <em>megjithat\u00eb ia l\u00eb n\u00eb dor\u00eb Gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00ebse k\u00ebto prova mund t\u00eb administrohen duke iu referuar siguris\u00eb q\u00eb ato ofrojn\u00eb n\u00eb lidhje me autenticitetin e tyre.<\/em> Por, duhet p\u00ebrmendur fakti q\u00eb mungon nj\u00eb rregullim ligjor ezaurues mbi m\u00ebnyr\u00ebn e marrjes se k\u00ebtyre provave, si\u00e7 ndodh n\u00eb rasstin e provave shkresore, ekspertiz\u00ebs, d\u00ebshmis\u00eb apo pohimit. Referuar parimeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme gjykata kryen \u00e7muarjen e provave bazuar n\u00eb bindjen e saj t\u00eb brendshme, por kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr provat atipike ajo edhe marrjen e tyre do ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb bindjes s\u00eb saj. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Civile nuk kemi as kritere, as procedur\u00eb, as rregullim dhe as m\u00ebnyr\u00eb se si duhet ti marrim k\u00ebto prova, dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dekurajuese p\u00ebr pal\u00ebt q\u00eb t\u00eb paraqesin t\u00eb tilla prova n\u00eb proces duke pasur parasysh q\u00eb gjykimi mund t\u00eb drejtohet nga nj\u00eb gjyqtar me njohur t\u00eb cunguara n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb zgjidhje efikase do t\u00eb ishte nd\u00ebrmarrja e nismave p\u00ebr ndryshime ligjore. Duhet p\u00ebrmendur fakti q\u00eb hapa p\u00ebrpara jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pasi Kuvendi ka miratuar Ligji \u201cP\u00ebr dokumentin elektronik\u201d nr. 10273\/2010 i ndryshuar, i cili e p\u00ebrkufizon dokumentin elektronik <em>si \u00e7do informacion i krijuar me \u201ccil\u00ebsi dokumentare\u201d, i d\u00ebrguar, i marr\u00eb ose i ruajtur n\u00eb form\u00eb elektronike nga nj\u00eb sistem kompjuterik apo nga nj\u00eb mekaniz\u00ebm i ngjash\u00ebm dhe q\u00eb plot\u00ebson kushtet p\u00ebr vlefshm\u00ebrin\u00eb<\/em>. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj n\u00eb nenin 5, 6, 7 dhe 8 p\u00ebrcaktohen kriteret, struktura dhe forma q\u00eb nj\u00eb baze te dh\u00ebnash kompiuterike duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb q\u00eb t\u00eb kualifikohet si nj\u00eb dokument elektronik i vlefsh\u00ebm dhe duke u ndalur tek kriteret nj\u00eb nd\u00ebr to \u00ebsht\u00eb edhe n\u00ebnshkrimi elekronik i cili duhet t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb. K\u00ebshtu, Ligji \u201cP\u00ebr n\u00ebnshkrimin elektronik\u201d nr. 9880\/2008 n\u00eb Nenin 4 t\u00eb tij parashikon se <em>Veprimet juridike dhe aktet e hartuara nga personat fizik\u00eb dhe juridik\u00eb, publik\u00eb e privat\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebhen edhe p\u00ebrmes nj\u00eb dokumenti elektronik, t\u00eb cilit i bashk\u00eblidhet nj\u00eb n\u00ebnshkrim elektronik i kualifikuar. <\/em><em>Dokumenti elektronik, i cili mban emrin e n\u00ebnshkruesit dhe n\u00ebnshkrimin e tij t\u00eb kualifikuar, ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vlefshm\u00ebri ligjore dhe fuqi provuese me formen shkresore. <\/em>Mund t\u00eb themi q\u00eb kjo dispozit\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb parashikon nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re t\u00eb kryerjes s\u00eb veprimit juridik, t\u00eb pa parashikuar shprehimisht nga Neni 80 i Kodit Civil, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo elektronike por e barzvler\u00ebson k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit me shkresen e cila parashikohet si prov\u00eb \u201ctipike\u201d n\u00eb nenet\u00a0 246-276 t\u00eb K.Pr.Civile. N\u00eb deduksion t\u00eb cfar\u00eb parashtruam mund te themi me bindje t\u00eb plot\u00eb q\u00eb dokumenti elektronik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb shkresore, por jo n\u00eb form\u00ebn klasike t\u00eb saj. Gjithashtu duhet theksuar se Ligji nr. 10273\/2010 i ndryshuar dhe Ligji nr . 9880\/2008 nuk i l\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb bindjes s\u00eb gjykat\u00ebs, q\u00eb kjo e fundit t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb autenticitetin e dokumentit elektronik dhe n\u00ebnhkrimit elektronik pasi mjafton q\u00eb dokumeti te plot\u00ebsoje kiteret, struktur\u00ebn dhe form\u00ebn nd\u00ebrsa n\u00ebnshkimi t\u00eb jet\u00eb i kualfikuar, i mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb certifikat\u00eb t\u00eb kualifikuar t\u00eb l\u00ebshuar nga subjektet e miratuara me ligj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vlefshme n\u00eb \u00e7astin e krijimit t\u00eb n\u00ebnshkrimit dhe \u00ebsht\u00eb prodhuar me nj\u00eb mjet t\u00eb sigurt p\u00ebr krijimin e n\u00ebnshkrimeve elektronike.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ashtu si n\u00eb rastin e n\u00ebnshkrimit dhe dokumentit elektronik, veprimi i duhur do t\u00eb ishte hartimi i nj\u00eb pakete apo edhe vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb ligji i cili do t\u00eb rregullonte m\u00ebnyr\u00ebn, kriteret, rregullat dhe procedur\u00ebn e marrjes s\u00eb provave t\u00eb p\u00ebrshkruara n\u00eb nenin 278 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile, si regjistrimet, fiksimet, filmimet, fotografimet, emailet, mesazhet audio, video apo tekst si dhe komentet n\u00ebp\u00ebr rrjete sociale apo cdo lloj informacioni i percjelle nepermjet rruges dixhitale. Keto prova pa asnj\u00eb paragjykim duhet t\u00eb merren n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte me provat shkresore, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb procedure pa ju n\u00ebnshtruar nj\u00eb procesi \u201cparakualifikimi\u201d nga ana e gjykates mbi baz\u00ebn e bindjes s\u00eb saj t\u00eb brendshme ne referim t\u00eb nenit 278 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedures Civile. N\u00ebs\u00eb per provat shkresore pala t\u00eb cil\u00ebs i kund\u00ebr drejtohet ajo ka detyrimin q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb pav\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb apo falsitetin e saj edhe n\u00eb rastin e \u201cregjistrimeve\u201d apo \u201cfiksimeve\u201d n\u00ebp\u00ebrmjet teeknologjis\u00eb s\u00eb informacionit duhet t\u00eb aplikohet po e nj\u00ebjta procedur\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7muarja e tyre do t\u00eb b\u00ebhet gjat\u00eb debatit gjyq\u00ebsor n\u00eb zbatim t\u00eb parimeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme mbi t\u00eb cilat mb\u00ebshtetet procesi civil gjithashtu zgjerohet edhe rrethi i tipeve\/llojeve t\u00eb provave q\u00eb mund t\u00eb merren gjat\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jemi t\u00eb q\u00ebndrimit se Gjykata n\u00eb nj\u00eb proces civil nuk duhet t\u00eb lejoj\u00eb marrjen e provave t\u00eb cilat nuk parashikohen apo p\u00ebrmenden si t\u00eb tilla nga K. Pr. Civile, apo t\u00eb marr\u00eb prova p\u00ebr\u00a0 t\u00eb cilat Kodi nuk ka parashikuar nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb caktuar, pasi nj\u00eb veprim i till\u00eb e b\u00ebn vendimin e Gjykat\u00ebs t\u00eb kontestuesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve proceduriale n\u00eb marrjen e provave, shkelje t\u00eb cilat ndikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb pal\u00ebve nd\u00ebrgjyq\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga ana tjet\u00ebr, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ndryshim n\u00eb K. Pr. Civile p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar p\u00ebrfshirjen n\u00eb paket\u00ebn e provave q\u00eb mund t\u00eb shqyrtohen n\u00eb nj\u00eb proces civil edhe t\u00eb disa kategorive t\u00eb provave atipike, t\u00eb cilat jan\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb prezente n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shoq\u00ebrore midis personave, p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve teknologjike dhe shkencore t\u00eb realizuara nnd\u00ebr vite. Ndaj ndryshimi i Nenit 278 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile \u00ebsht\u00eb kusht. Ky nen duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dispozit\u00eb referuese, duke zgjeruar gam\u00ebn e provave q\u00eb mund t\u00eb merren n\u00eb nj\u00eb proces civil, por duke k\u00ebrkuar dhe zbatimin e kritereve t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb ligjit apo ligjeve t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn e marrjes s\u00eb tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Procesi i t\u00eb provuarit t\u00eb fakteve juridike mbi t\u00eb cilat nj\u00eb pal\u00eb bazon pretendimet e saj n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor civil konsiderohet si thelbi i k\u00ebtij procesi, p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ai ka n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Gjykat\u00ebs mbi themelin dhe meritat e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12383,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"editor_plus_copied_stylings":"{}","footnotes":""},"categories":[117,118],"tags":[119,120],"class_list":["post-11808","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-procesi-civil-sq","category-provat-atipike-sq","tag-procesi-civil-sq","tag-provat-atipike-sq"],"featured_image_src":"https:\/\/shp.al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/provat-atipike-procesi-civil.jpg","featured_image_src_square":"https:\/\/shp.al\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/provat-atipike-procesi-civil.jpg","author_info":{"display_name":"Isuf Shehu","author_link":"https:\/\/shp.al\/sq\/author\/admin\/"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11808","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11808"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11808\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12399,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11808\/revisions\/12399"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12383"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11808"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11808"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11808"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}