{"id":11806,"date":"2019-07-30T10:00:16","date_gmt":"2019-07-30T10:00:16","guid":{"rendered":"https:\/\/shp.al\/si-duhet-te-veproni-ne-rastet-kur-ndaloheni-per-kontroll-nga-policia-rrugore-kur-dyshoheni-se-drejtoni-automjetin-ne-gjendje-te-dehur\/"},"modified":"2020-11-03T11:17:47","modified_gmt":"2020-11-03T11:17:47","slug":"si-duhet-te-veproni-ne-rastet-kur-ndaloheni-per-kontroll-nga-policia-rrugore-kur-dyshoheni-se-drejtoni-automjetin-ne-gjendje-te-dehur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shp.al\/sq\/si-duhet-te-veproni-ne-rastet-kur-ndaloheni-per-kontroll-nga-policia-rrugore-kur-dyshoheni-se-drejtoni-automjetin-ne-gjendje-te-dehur\/","title":{"rendered":"Ju ka ndaluar policia rrugore? Dyshon se jeni te dehur? Ja disa keshilla&#8230;"},"content":{"rendered":"<p style=\"padding-left: 40px; text-align: right;\"><strong>Nga:<\/strong><br \/>\n<strong>Avokat Isuf Shehu,<\/strong><br \/>\n<strong>Avokat Oltion Vathaj<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull profesional, ne do t\u00eb trajtojm\u00eb disa probleme dhe do t&#8217;ju japim disa k\u00ebshilla me q\u00ebllim garantimin e t\u00eb drejtave tuaja, n\u00eb rastet kur ndaleni nga policia rrugore dhe dyshoheni se po drejtoni automjetin n\u00ebn efektin e alkoolit apo n\u00eb gjendje t\u00eb dehur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ju nuk duhet t&#8217;i konsideroni disa nga k\u00ebto k\u00ebshilla si truke p\u00ebr t&#8217;ju shmangur veprimeve policore dhe p\u00ebrpjekjes s\u00eb organeve t\u00eb rendit p\u00ebr t\u00eb ruajtur rendin dhe sigurine, por si mjete dhe k\u00ebshilla p\u00ebr t&#8217;i garantuar vetes t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb tuaja.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00ebse keni plan q\u00eb t\u00eb drejtoni automjetin, pavar\u00ebsisht kufizimeve n\u00eb lejim q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me ligj, ju sugjerojme q\u00eb t\u00eb mos konsumoni alkool. N\u00eb gjykimin ton\u00eb moskonsumimi i alkoolit duhet t\u00eb jet\u00eb stil jetese jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do i shp\u00ebtoni ndjekjes penale por sepse ruani edhe shendetin tuaj edhe t\u00eb tjer\u00ebve. Sipas Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb sado e vogel q\u00eb t\u00eb jet\u00eb sasia e alkoolit n\u00eb organizmin tuaj ai ndikon n\u00eb parametrat tuaj fizik dhe mendor. Po sipas Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Shn\u00ebndet\u00ebsis\u00eb alkooli krijon var\u00ebsi dhe \u00ebsht\u00eb droga m\u00eb e rrezikshme n\u00eb bot\u00eb dhe shkaktari me i madh i vdekjeve n\u00eb planet. Pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb mbi t\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb industri bot\u00ebrore q\u00eb mbron dhe nxit konsumin, kostoja n\u00eb trajtimin e pasojave si n\u00eb sh\u00ebndetin mendor dhe ate fizik kapin triliona dollar\u00eb. Edhe n\u00eb vendin ton\u00eb kostoja financiare q\u00eb shkakton alkooli kap vlera maramend\u00ebse. Ndaj k\u00ebshilla jon\u00eb m\u00eb e vlefshme \u00ebsht\u00eb mos konsumoni alkool.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>S\u00eb pari,<\/strong> kur urdheroheni apo ju behet shenj\u00eb nga policia q\u00eb t\u00eb ndaloni, ju duhet t\u00eb ndaloni n\u00eb te kund\u00ebrt do t\u00eb procedoheni penalisht p\u00ebr shkak se keni kryer kundravajtjen penale t\u00eb parashikuar ne nenin 242 te Kodit Penal &#8220;<em>Mosbindja ndaj urdhrit t\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb rendit publik<\/em>\u201d. Por kini parasysh, n\u00ebse oficeri i policis\u00eb rrugore ju urdheron q\u00eb t\u00eb ndaloni ai duhet ta b\u00ebj\u00eb mbi baz\u00ebn e nj\u00eb <strong>arsyeje t\u00eb ligjshme<\/strong>. Pra vet\u00ebm n\u00ebse oficeri sheh q\u00eb ju keni shkelur vij\u00ebn, nuk keni ndezur dritat, po ecni tej shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb lejuar, skeni v\u00ebn\u00eb rripin e sigurimit, ndonj\u00eb prej fener\u00ebve apo sinjaleve \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmtuar, kur keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb parakalim apo kalim t\u00eb ndaluar apo ndonj\u00eb shkelje tjet\u00ebr t\u00eb dispozitave t\u00eb Kodit Rrugor, t\u00eb sinjalistik\u00ebs vertikale apo horrizontale, apo kur p\u00ebr mjetin q\u00eb ju drejtoni, apo ndaj jush ka nj\u00eb urdh\u00ebr ndalimi at\u00ebher\u00eb ndalimi juaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb ligjshme. Menj\u00ebher\u00eb pasi ju t\u00eb ndaloni, ju keni t\u00eb drejt\u00eb dhe duhet ta pyesni oficerin se kush ka q\u00ebn\u00eb arsyeja e ligjshme p\u00ebr ndalimin tuaj. Gjithashtu edhe n\u00eb rastet kur ndodheni p\u00ebrpara nj\u00eb post-blloku i cili \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebri ju keni t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb pyesni dhe tju tregohet arsyeja e ndalimit dhe ti k\u00ebrkoni planin e veprimit, kriteret p\u00ebr ndalimin e mjeteve dhe drejtuesve t\u00eb tyre, dhe urdh\u00ebrin apo vendimin p\u00ebr vendosjen e k\u00ebtij post-blloku. P\u00ebrvec k\u00ebsaj n\u00eb cdo rast keni t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb njiheni me identitetin e punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb, madje edhe ti k\u00ebrkoni dokumentin e tij t\u00eb identifikimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>S\u00eb dyti<\/strong>, \u00a0oficeri i policis\u00eb mund tju drejtoj\u00eb disa pyetje gjat\u00eb ndalimit, si psh: Ku keni q\u00ebn\u00eb, ku do shkoni, me k\u00eb keni q\u00ebn\u00eb, a keni pire. Ju nuk jeni i detyruar q\u00eb t&#8217;i p\u00ebrgjigjeni k\u00ebtyre pyetjeve dhe me mir\u00ebsjellje refuzoni q\u00eb t&#8217;i p\u00ebrgjigjeni t\u00eb tilla pyetjeve. Ju duke iu p\u00ebrgjigjur t\u00eb tilla pyetjeve psh. duke treguar q\u00eb keni q\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb ose nj\u00eb drek\u00eb ose q\u00eb keni q\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb klab me miqt\u00eb tuaj keni krijuar dyshimin e arsyesh\u00ebm tek oficeri policis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb keni konsumuar alkool. Ndaj, duke refuzuar pergjigjen e k\u00ebtyre pyetjeve ju keni eleminuar cdo dyshim dhe paragjykim nga ana e oficerit t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>S\u00eb treti<\/strong>, mund t\u00eb ndodh\u00eb, q\u00eb oficeri i policis\u00eb t&#8217;ju k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb ju t\u00eb dilni nga makina dhe t\u00eb kryeni disa teste fizike, psh t\u00eb ecni n\u00eb vij\u00eb t\u00eb drejte, tju kontrolloj\u00eb shikimin apo veprime t\u00eb tjera fizike t\u00eb cilat mund t\u00eb krijojn\u00eb bindjen se ju keni drejtuar mjetin n\u00ebn efektin e alkoolit. Ne ju k\u00ebshillojm\u00eb t\u00eb mos i kryeni t\u00eb tilla teste dhe t\u00eb tilla veprime, pasi nuk kan\u00eb asnj\u00eb baz\u00eb dhe nuk referohen n\u00eb asnj\u00eb ligj apo rregullore. Por n\u00ebse oficeri i policis\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb mas\u00eb nivelin e alkoolit n\u00eb frym\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet aparateve mat\u00ebs (psh. t\u00eb tipit Drager) Ju keni detyrimin q\u00eb ti bindeni urdh\u00ebrtit t\u00eb tij, pasi n\u00eb zbatim t\u00eb nenit 184 t\u00eb Kodit Rrugor oficeri policis\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t&#8217;ju a k\u00ebrkoj\u00eb dhe ju keni detyrimin q\u00eb ta kryeni testin e matjes s\u00eb alkoolit n\u00eb frym\u00eb. <strong>Duhet t\u00eb keni parasysh<\/strong> q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave Nr.153 dat\u00eb 07.04.2000 \u201c<em>P\u00ebr miratimin e Rregullores n\u00eb zbatim t\u00eb Kodit Rrugor t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/em>\u201d i ndryshuar dhe nenit 184 t\u00eb Kodit Rrugor t\u00eb ndryshuar n\u00ebse sasia e alkoolit n\u00eb frym\u00eb \u00ebsht\u00eb <strong><em>0,2 \u2013 0,5 g\/l (gram per liter)<\/em><\/strong><em> drejtuesi eshte nen ndikimin e alkoolit. &#8211; kur perqendrimi i alkolit ne ajrin qe del nga frymemarrja eshte <strong>mbi 0,5 g\/l<\/strong> drejtuesi eshte i dehur. <\/em>T\u00eb tilla rezultate duhet t\u00eb dalin pas dy matjeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme me nj\u00eb interval prej 5 minutash. Por p\u00ebrpara se t\u00eb kryet testi i nivelit t\u00eb alkoolit n\u00eb fryme n\u00eb zbatim t\u00eb VKM-s\u00eb Nr. 463, dat\u00eb 18.07.2012 ju keni t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb ti k\u00ebrkoni oficerit t\u00eb policis\u00eb aktin(procesverbalin) i cili provon q\u00eb aparati q\u00eb mat sasin\u00eb e alkoolit n\u00eb frym\u00eb<em>(etilometer)<\/em> \u00ebsht\u00eb <strong>i kolauduar brenda gjasht\u00eb muajve t\u00eb fundit<\/strong>. Pasi t\u00eb verifikoni q\u00eb etilometeri \u00ebsht\u00eb i kolauduar pas cdo majtje t\u00eb kryer duhet ti k\u00ebrkoni oficerit t\u00eb policis\u00eb q\u00eb tju v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion <strong>stampuesin<\/strong>, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb provoni q\u00eb majtja \u00ebsht\u00eb kryer konform procedur\u00ebs, por edhe t\u00eb dispononi prov\u00ebn q\u00eb v\u00ebrteton sasin\u00eb e alkoolit n\u00eb frym\u00eb. N\u00ebse pas majtjes n\u00ebp\u00ebrmjet etilometrit rezulton se sasia e alkoolit n\u00eb frym\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se 0,5 gr\/l ndaj jush do t\u00eb mbahet procesverbal konstatimi dhe ju do t\u00eb shoq\u00ebroheni pran\u00eb komisariatit t\u00eb zon\u00ebs ku jeni ndaluar dhe do t\u00eb <strong>arrestoheni n\u00eb flagranc\u00eb<\/strong> p\u00ebr shkak se keni drejtuar automjetin n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb materialeve hetimore t\u00eb referuar nga policia, prokuroria kompetente regjistron procedim penal n\u00eb ngarkimin tuaj p\u00ebr\u00a0 kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb parashikuar nga <strong>neni 291 i Kodit Penal, <\/strong>si dhe kerkon caktimin e nje mase sigurimi personal ndaj jush.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>S\u00eb kat\u00ebrti<\/strong>. Testi gjakut. Ju do q\u00ebndroni n\u00eb arrest p\u00ebr <strong>jo m\u00eb shume se 72 or\u00eb, afat q\u00eb fillon nga momenti kur ju ndaloheni nga policia<\/strong>, dhe brenda ketyre or\u00ebve ju do t\u00eb paraqiteni p\u00ebrpara gjykat\u00ebs s\u00eb rrethit ku jeni arrestuar, e cila do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb arrestinbrenda 24 oreve te ardhshme dhe caktoj\u00eb mas\u00ebn juaj t\u00eb sigurimit. <strong>Gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb para t\u00eb arrestit<\/strong> ju keni t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t&#8217;i n\u00ebnshtroheni ekzaminimit mjeko ligjor, dhe t\u00eb k\u00ebrkoni kryerjen e <strong>ekpertimit toksikologjik<\/strong>, me q\u00ebllim <strong>p\u00ebrcaktimin e nivelit t\u00eb alkolit n\u00eb gjak<\/strong>. Ekspertimi toksikologjik \u00ebsht\u00eb e vetmia prov\u00eb q\u00eb ju keni p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar rezultatet e nxjerra nga etilometri n\u00eb lidhje me sasin\u00eb e alkoolit n\u00eb frym\u00eb. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ekpertiza toksikologjike ajo q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb padiskutueshme do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb n\u00ebse gjat\u00eb drejtimit t\u00eb mjetit keni q\u00ebn\u00eb n\u00ebn efektin e alkoolit apo i dehur. Marrjen e k\u00ebsaj prove mund ta k\u00ebrkoni vet\u00eb ju ose p\u00ebrfaq\u00ebsuesi juaj Duhet t\u00eb kihet parasysh q\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb nenit 184 Kodit Rrugor dhe nenit 346 t\u00eb Nr.153 dat\u00eb 07.04.2000 \u201c<em>P\u00ebr miratimin e Rregullores n\u00eb zbatim t\u00eb Kodit Rrugor t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/em>\u201d policia dhe akuza e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga prokuroria nuk kan\u00eb asnj\u00eb detyrim q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb b\u00ebrjen e ekspertimit toksikologjik p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar nivelin e alkoolit n\u00eb gjak, por n\u00eb zbatim t\u00eb dispozitatave t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale prokurori duhet t\u00eb marr\u00eb edhe ato prova q\u00eb jan\u00eb n\u00eb interes dhe n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb dyshuarit, personit n\u00ebn hetim apo t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>S\u00eb pesti, <\/strong>por jo m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishmja. N\u00ebs\u00eb kontatohet se keni q\u00ebn\u00eb i dehur gjat\u00eb drejtimit t\u00eb automjetit do t\u00eb arrestoheni, <strong>ndaj e keni t\u00eb domosdoshme ndihm\u00ebn e avokatit. <\/strong>\u00a0Avokati duhet t\u00eb jet\u00eb \u00a0proceduralist i mire, dhe njoh\u00ebs i mir\u00eb i c\u00ebshtjeve q\u00eb lidhen me qarkullimin rrugor. Ne ju k\u00ebshillojm\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb ju shoq\u00ebroheni t\u00eb k\u00ebrkoni prezenc\u00ebn e tij. K\u00ebto momente jan\u00eb decizive dhe ndihma e nj\u00eb avokati njoh\u00ebs t\u00eb fush\u00ebs dhe me ekperienc\u00eb do ju garantoj\u00eb, konstatimin si t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb arrestit, pavlefshm\u00ebrin\u00eb e akteve, pap\u00ebrdorshm\u00ebrin\u00eb e provave, pafajsin\u00eb ose pushimin e c\u00ebshtjes. Vet\u00ebm pasi t\u00eb konsultoheni me avokatin, ato caste, ju drejtp\u00ebrdrejt ose ju n\u00ebp\u00ebrmjet atij do t\u00eb k\u00ebrkoni kryerjen e ekspertimit toksikologjik p\u00ebr t\u00eb matur nivelin e alkoolit n\u00eb gjak dhe vleresuar n\u00ebse keni q\u00ebn\u00eb i dehur apo jo gjat\u00eb drejtimit t\u00eb mjetit. Kryerja e ekspertimit toksikologjik nuk \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb veprimi procedural i rekomanduesh\u00ebm, sepse n\u00ebse oficeri policis\u00eb nuk ka pasur nj\u00eb shkak t\u00eb ligjsh\u00ebm, aparati nuk ka q\u00ebn\u00eb i kolauduar apo funksional nuk ju \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion stampuesi, nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb k\u00ebrkohet kryerja ekspertiza toksikologjike por pavlefshm\u00ebria e akteve dhe pap\u00ebrdorshm\u00ebria e provave. Pik\u00ebrisht, p\u00ebr t\u00eb vendosur se cfar\u00eb duhet ber\u00eb nevojitet nj\u00eb avokat me cil\u00ebsit\u00eb e larp\u00ebrmendura.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Ne u ndal\u00ebm tek ky fenomen jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb shpesht\u00ebsis\u00eb<\/strong> por edhe se ekspert\u00ebt e siguris\u00eb rrugore kan\u00eb ngritur me koh\u00eb shqet\u00ebsimin se gypat alkol mat\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar nivelin e alkolit t\u00eb konsumuar nga drejtuesit e mjeteve nuk jan\u00eb preciz\u00eb dhe kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb jepen d\u00ebnime t\u00eb pamerituara ndaj shkel\u00ebsve t\u00eb ligjit. N\u00eb nj\u00eb v\u00ebzhgim dhe analiz\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Byroja Inxhinierike e Ekspert\u00ebve Profesionist\u00eb t\u00eb Siguris\u00eb Rrugore dhe Aksident\u00ebve raporton se &#8220;Drag\u00ebrat&#8221; (aparatet mat\u00ebs) n\u00eb disa raste kan\u00eb treguar nivele konsumi alkooli q\u00eb logjikisht duhet ta gjenin drejtuesin ne koma, e n\u00eb disa raste kan\u00eb nxjerr\u00eb vlera jo t\u00eb sakta pas frymarrjes nga gypi. Ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ekspert\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar jo vetem kolaudimin e t\u00eb gjitha paisjeve q\u00eb p\u00ebrdor Policia Rrugore, por kan\u00eb propozuar edhe ndryshime n\u00eb VKM p\u00ebr <em>&#8220;Rregulloren dhe zbatimin e Kodit Rrugor n\u00eb RSH-s\u00eb&#8221;. <\/em>K\u00ebrkese e cila \u00ebsht\u00eb legjitime dhe duhen t\u00eb merren menj\u00ebhere masa p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar ndryshimet ligjore p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Evrop\u00ebs por edhe m\u00eb gjer\u00eb, majtja me <em>etilometer<\/em> nuk \u00ebsht\u00eb e detyrueshme por vullnetare, pasi rezultatet e marre nga k\u00ebto paisje nuk jan\u00eb t\u00eb besueshme dhe t\u00eb sakta, sepse n\u00eb momentin e konsumimit t\u00eb alkolit, niveli tij n\u00eb frym\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, sesa sasia q\u00eb realisht ka konsumuar alkool personi. Efektet e alkoolit nuk jan\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme, kjo p\u00ebr shkak t\u00eb proceseve biologjike t\u00eb tretjes q\u00eb ndodhin n\u00eb organizmin e njeriut. Dehja, si fenomen dhe gjendje, \u00ebsht\u00eb intoksikimi p\u00ebr shkak t\u00eb konsumit t\u00eb tep\u00ebrt t\u00eb alkoolit q\u00eb shkakton paaft\u00ebsi t\u00eb dukshme fizike dhe mendore. Nisur nga ky p\u00ebrkufizim marrja e nj\u00eb individi n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale p\u00ebr shkak se ka kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar n\u00eb nenin 291 Kodit Penal vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb merren n\u00ebp\u00ebrmjet <em>etilometerit <\/em>\u00ebsht\u00eb abuzim i madh.\u00a0 Kur n\u00eb shum\u00eb sisteme ligjore, n\u00eb p\u00ebrcaktimin n\u00ebse nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb i dehur, merren p\u00ebr baz\u00eb mosha, pesha, seksi dhe shum\u00eb parametra t\u00eb tjer\u00eb biologjik\u00eb, n\u00eb vendin ton\u00eb d\u00ebnohesh vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb n\u00eb\u00a0 t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve merren nga aparate jasht\u00eb standardit dhe t\u00eb pa kolauduara.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb gjykimin ton\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhen ndryshime si n\u00eb Kodin Rrugor dhe posac\u00ebrisht n\u00eb nenin 184, por edhe VKM Nr.153, dat\u00eb 07.04.2000 \u201c<em>P\u00ebr miratimin e Rregullores n\u00eb zbatim t\u00eb Kodit Rrugor t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/em>\u201d neni 346, s\u00eb pari duke p\u00ebrcaktuar si fakultativ matjen e nivelit t\u00eb alkoolit n\u00eb frym\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet <em>etilometerit, <\/em>dhe s\u00eb dyti duke e p\u00ebrcaktuar si t\u00eb detyruesh\u00ebm ekspertimin toksikologjik nga ekspert\u00ebt mjekoligjor, n\u00eb kushtet e arrestit ose t\u00eb shoq\u00ebrimit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse personi ka drejtuar ose jo n\u00eb gjendje t\u00eb dehur automjetin. VKM aktuale p\u00ebrcakton se \u00a0kontrolli i drejtuesve t\u00eb mjeteve n\u00ebn ndikimin e alkolit kryhet n\u00ebp\u00ebrmjet analizave t\u00eb ajrit q\u00eb del gjat\u00eb frymarrjes(aparat Drager) dhe jo n\u00ebp\u00ebrmjet analizave t\u00eb gjakut(ekspertim toksikologjik). Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve proceduriale t\u00eb kryera n\u00eb praktik\u00eb nga organet proceduese, si dhe p\u00ebr shkak se aparat\u00ebt mat\u00ebs t\u00eb alkolit nuk jane preciz\u00eb, shqetesim i ngritur n\u00eb koh\u00eb nga ekspert\u00ebt e siguris\u00eb rrugore mendojme q\u00eb zgjidhja e duhur \u00ebsht\u00eb ndryshimi i VKM Nr.153, dat\u00eb 07.04.2000, konkretisht n\u00eb nenin 346, te percaktohet se: &#8220;<em>Kontrolli i drejtuesve t\u00eb mjeteve rrugore n\u00ebn ndikimin e alkolit sipas nenit 184, pika 4, t\u00eb Kodit Rrugor, <strong>kryhet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb ekspertimi toksikologjik\u2026..&#8221;<\/strong><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kjo praktik\u00eb do t\u00eb isht\u00eb n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qytetarit, t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb veta civile, n\u00eb garantim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor, siguris\u00eb juridike dhe vet\u00eb siguris\u00eb publike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull profesional, ne do t\u00eb trajtojm\u00eb disa probleme dhe do t&#8217;ju japim disa k\u00ebshilla me q\u00ebllim grantimin e t\u00eb drejtave tuaja, n\u00eb rastet kur ndaleni nga policia rrugore dhe dyshoheni se po drejtoni automjetin n\u00ebn efektin e alkoolit apo n\u00eb gjendje t\u00eb dehur.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11807,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"editor_plus_copied_stylings":"{}","footnotes":""},"categories":[109,110],"tags":[111,112],"class_list":["post-11806","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-alkool-sq","category-policia-rrugore-sq","tag-alkool-sq","tag-policia-rrugore-sq"],"featured_image_src":"https:\/\/shp.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/vozitaja-1200x630-1.jpg","featured_image_src_square":"https:\/\/shp.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/vozitaja-1200x630-1.jpg","author_info":{"display_name":"Isuf Shehu","author_link":"https:\/\/shp.al\/sq\/author\/admin\/"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11806","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11806"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11806\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12280,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11806\/revisions\/12280"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11807"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11806"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11806"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11806"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}