Europe – Shehu & Partners

Lëvizja e lirë në zonën Schengen
Nga:

Avokat Arnold Neziri

Janë dashur shumë vite për eleminimin e kufijve brenda Evropës, arritjen e sigurisë dhe ndërtimin e besimit pas dy luftrave botërore shkatërruese. Krijim i Zonës Shengen është njëra nga arritjet më të mëdha të BE-së, dhe është akt i pakthyeshëm.

Aktualisht, zona Schengen përbëhet nga 26 vende evropiane, nga të cilat 22 janë shtete të BE-së: Belgjika, Republika Ceke, Danimarka, Gjermania, Estonia, Greqia, Spanja, Franca, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria, Malta, Holanda, Austria, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Sllovakia, Finlanda, Suedia dhe 4 shtete joanëtare të BE-së, anëtare të EFTA si anëtarë të asociuar të zonës Schengen që janë pjesë e zonës Schengen si Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Ka 6 anëtarë të tjerë të BE-së, të cilët nuk i janë bashkuar zonës së Schengenit: Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar – si dhe Rumania, Bullgaria, Kroacia dhe Qipro – që kërkohen dhe po kërkojnë të bashkohen së shpejti. Shtetet e vogla evropiane si Monaco, San Marino dhe Vatikani janë defacto pjesë e zonës Schengen.

Të qënit pjesë e zonës pa kontrolle në kufijtë e brendshëm nënkupton që këto vende:

Nuk kryejnë kontrolle në kufijtë e brendshëm (përkatësisht kufijtë ndërmjet dy shteteve anëtare të zonës Schengen);

Kryejnë kontrolle të harmonizuara, bazuar në kriteret e përcaktuara qartë, në kufijtë e tyre të jashtëm (përkatësisht kufijtë ndërmjet një shteti që është anëtar i zonës Schengen dhe një shtet që nuk është anëtar i zonës Schengen).

Bullgaria, Kroacia, Qipro, Irlanda, Rumania dhe Mbretëria e Bashkuar janë shtete të Bashkimit Evropian që nuk janë ende anëtarë të zonës Schengen. Për këtë shkak, një fluturim nga njëri nga këto shtete në një shtet tjetër që është anëtar i zonës Schengen konsiderohet fluturim i jashtëm dhe i nënshtrohet kontrolleve kufitare. Megjithatë, qytetarët e BE-së, kanë të drejtë të lëvizin lirshëm gjatë udhëtimit brenda BE-së, pavarësisht nëse vendi është anëtar i zonës Schengen apo jo. Në parim, gjatë hyrjes në një shtet të BE-së, i cili nuk është anëtar i zonës Schengen, qytetarët e BE-së, i nënshtrohen vetëm kontrolleve minimale për të verifikuar identitetet e tyre në bazë të dokumentave të udhëtimit ( pasaportës apo letërnjoftimit).

Sistemi i Informimit i Schengen-it

Sistemi i Informimit i Schengen-it (SIS), është krijuar për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë së brendshme brenda shteteve që janë anëtare të zonës Schengen për mungesë të kontrolleve në kufijtë e brendshëm. Është një sistem i madh i informimit që u mundëson autoriteteve policore, të migracionit, gjyqësore dhe autoriteteve të tjera që t’i fusin të dhënat dhe të konsultohen në lidhje me paralajmërimet për personat e zhdukur, personat që nuk janë shtetas të BE-së, të cilëve nuk u lejohet të hyjnë apo të qëndrojnë në zonën Schengen. Në këtë mënyrë, SIS është baza e bashkëpunimit për zbatimin e ligjit. Në të njëjtën kohë, kontribuon në masë të madhe në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Schengen-it.

Levizja e lire e shqiptarëve në vendet e zonës Schengen.

Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në të gjitha vendet e zonës Schengen.

Përllogaritja e kohës së qëndrimit të qytetarëve shqiptarë në zonën Schengen.

Qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Schengen, maksimumi 90 ditë që nga dita e hyrjes, brenda një periudhë kohore prej gjashtë muaj (180 ditë).

Si përllogariten periudhat gjashtëmujore të lëvizjes në hapësirën Schengen?

Numërimi i ditëve të qëndrimit fillon që nga momenti kur hyhet për herë të parë në zonën Schengen. Periudha gjashtëmujore që llogaritet për numërimin e 90 ditëve nuk është një periudhë kalendarike. Kështu nëse hyhet për herë të parë në hapësirën Schengen më 5 dhjetor, periudha gjashtëmujore mbaron më 5 qershor të vitit të ardhshëm.

Nëse një shtetas udhëton disa herë në hapësirën Schengen dhe brenda një gjashtëmujori qëndron gjithsej 45 ditë, kjo nuk do të thotë se 45 ditët e tjera që nuk u shfrytëzuan, të transferohen për llogari të gjashtëmujorit tjetër.

Nëse, për arsye të ndryshme bëhen disa udhëtime afatshkurtra në zonën Schengen, është kusht që kohëzgjatja e gjithë udhëtimeve të mos kalojë 90 ditët brenda periudhës gjashtë mujore (180 ditë).

Mosrespektimi i ditëve të qëndrimit (90 ditë), përbën shkelje të legjislacionit të Schengenit dhe policitë kufitare të kësaj zone aplikon penalizime që arrijnë në gjoba deri në 600 euro për person. Kjo gjobë është e detyrueshme të paguhet brenda një afati të caktuar mbasi në të kundërt, aplikohen penalizime të tjera si ndalim hyrje për 5-10 vjet.

A mund të shfrytëzohet lëvizja e lirë në hapësirën Schengen për të jetuar dhe punuar?

Lëvizje e lirë në hapësirën Schengen nuk u jep të drejtën qytetarëve shqiptarë për të qëndruar më shumë se 3 muaj dhe as të drejtën për t’u punësuar, apo për të kërkuar azil, në këto shtete. Ata shtetas që kanë ndërmend të punësohen apo të studiojnë për një periudhë që tejkalon 90 ditët, më parë duhet të aplikojnë për vizë afatgjatë ose për leje qëndrimi, pranë ambasadës apo konsullatës së shtetit ku dëshirojnë të shkojnë.

Kërkesat ndaj shtetasve shqiptarë për të udhëtuar lirisht drejt të hapsirës Schengen

a) Të jetë i pajisur me pasaportë biometrike.

b) Të deklarojë qëllimin e udhëtimit si dhe të paraqesë, para punonjësit të kontrollit kufitar, dokumentet që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit.

-Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, shtetas apo rezident në atë vend etj., duhet të paraqitet një rezervim hoteli, bileta e kthimit (nëse udhëtohet me avion ose mjete të transportit ujor) si dhe të ardhurat financiare që ka ai me vete.

-Kur deklarohet se udhëtohet për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin, për të cilin personi është ftuar.

-Kur deklarohet se udhëtohet për arsye shëndetësore, paraqitet rekomandimi i institucionit shëndetësor shqiptar si dhe konfirmimi i institucionit shëndetësor ku do shkohet.

-Kur deklarohet se udhëtohet për vizitë tek një i afërm, duhet të jepet informacion mbi të dhënat e personit pritës, adresa e tij, nr. telefoni, etj. Ka vende ku si dokument bindës për autoritetet e kufirit është edhe një ftesë nga familja pritëse e cila mund të jetë e firmosur nga autoritetet komunale. Kjo kërkohet kryesisht në ato raste kur vizitori paraqet dyshime për qëllimin e udhëtimit.

Në të gjitha rastet, shtetasi duhet të ketë:

-siguracionin shëndetësor (për periudhën e qëndrimit)

-dokumentacionin e nevojshëm të makinës, nëse udhëtohet me makinë (leje ndërkombëtare drejtimi automjeti, patentë ndërkombëtare dhe karton të gjelbërt sigurimi ndërkombëtar të makinës).

-Mjetet e udhëtimit (bileta avioni, trageti,etj.)

-Mjetet e jetesës gjatë qëndrimit në zonën Schengen

Shtetasi duhet të ketë mjete të mjaftueshme të jetesës, si për periudhën e qëndrimit të synuar edhe për kthimin në vendin e prejardhjes ose transitin në një shtet të tretë në të cilin ai është i sigurt se do të pranohet, apo është në gjendje të përfitojë mjete të tilla në mënyrë të ligjshme. Po sa është kjo shumë? Vende të ndryshme kanë përcaktuar shuma të ndryshme. Përafërsisht kjo shumë nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka një rezervim hoteli.

c) Shtetasi nuk duhet të figurojë në listat e personave që përbëjnë kërcënim për rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme.

d) Emri i këtij shtetasi nuk duhet të figurojë ndër emrat e personave ndaj të cilëve është dhënë masa ndalim hyrje qoftë edhe në një nga vendet në fjalë.

Nëse për çdo njërin shtetas është marrë një vendim nga autoritetet administrative kufitare apo ato gjyqësore të qoftë edhe njërit nga vendet e hapësirës Schengen për t’i ndaluar hyrjen në atë vend, dhe ky informacion është hedhur në sistemin SIS, ky person nuk mundet dhe nuk do lejohet të hyjë në asnjë nga këto vende; pra do të prapësohet, me të mbërritur në pikën e kalimit të kufirit të vendit të parë të hapësirës Schengen. Vendimet për të ndaluar hyrjen, janë kompetencë e këtyre autoriteteve. Këto vendime merren për raste, të cilat i ka përcaktuar Kodi Schengen, dhe janë:

-kur personi është dënuar për një vepër penale për të cilën Kodi Penal parashikon dënim minimal 1 vit burg.

-kur personi ka qenë subjekt i një urdhër largimi, largimi me forcë (deportimi, kthimi apo dëbimi), që kryesisht zbatohen për raste të qëndrimit të paligjshëm.

-kur ka të dhëna se personi është përfshirë në aktivitete kriminale apo dëshmi të qarta se ka për qëllim një gjë të tillë.

Vendimet të tilla, në të gjitha rastet u komunikohen me shkrim të interesuarve. Dhe kjo masë nuk hiqet automatikisht me mbarimin e kësaj periudhe. Kurdoherë, kur shtetasit e mbyllin këtë periudhë penalizimi disa vjetore, duhet që mbi bazën e vendimit të dhënë dhe me ndihmën e një avokati, t’u kërkojë autoriteteve të shtetit përkatës heqjen nga sistemi SIS të masës së ndalimit.

Në raste të veçanta, kur konstatohen zvarritje administrative dhe dokumentacioni i shtetasit është i rregullt, MPJ nëpërmjet përfaqësisë diplomatike mund të kërkojë informacion pranë autoriteteve kompetente të vendit përkatës, me qëllim sqarimin dhe lehtësimin e situatës së shtetasve shqiptarë.

e) Për minorenët, nëse nuk janë të shoqëruar nga të dy prindërit, kërkohet të respektohen kushtet e lëvizjes sipas legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Çfarë ndodh nëse qytetarët shqiptarë shkelin rregullat e qëndrimit ?

Në hyrje dhe gjatë qëndrimit në vendet e BE-së, qytetarët shqiptarë duhet që të zbatojnë disa kërkesa dhe rregulla. Nëse do t’i shkelin këto rregulla, ata do të bëhen subjekt i largimit apo deportimit me forcë, veprim i cili shoqërohet gjithmonë me ndalim hyrje nga 1-5 vjet.

Për një kategori shkeljesh të rregullave të qëndrimit, shtetet anëtarë të BE-së aplikojnë masa administrative gjobe, të cilat shkojnë nga 600 deri në 3000 euro. Në rast se këto shuma nuk paguhen, atëherë personi i gjobitur nuk do lejohet të hyjë në atë vend, që i ka vendosur gjobën, deri sa ta paguajë atë me gjithë kamatën e vonesës.

Me rëndësi është të dihet se cilat janë këto rregulla që shtetasit shqiptarë nuk duhet të shkelin:

-Së pari, nuk duhet të shkelet afati i lejuar për qëndrim që është 90 ditë brenda 180 ditëve.

-Së dyti, nuk duhet të shkelet legjislacioni vendas, kryesisht ai mbi punësimin.

Pra, nëse kapesh duke punuar pa dokumentacion te rregullt bëhesh subjekt i largimit dhe ndalimit të hyrjes.

-Së treti, nuk duhet të bëhesh problem për sigurinë publike, apo të përfshihesh në aktivitete kriminale.

-Së katërti, nuk duhet të bëhesh barrë publike (person që nuk ke të siguruar strehimin, ushqimin apo nevojat e tjera jetësore).

Të gjitha kërkesat që përmenden më lart mbi hyrjen dhe qëndrimin në zonën Schengen janë kushte që aplikohen për të gjithë të huajt në BE.

Shkelja e rregullave, Espulsi

Espuls do të thotë largimin e detyruar të përsonit që ndodhet në territorin  e atij shteti në mënyrë të pa ligjshme.

Espulsi vendoset nga gjyqtari përgjegjës që vendos me dekretin e motivuar mbasi ka marrë nga organet e policisë informacionet në lidhje me identitetin dhe kombësinë e të huajit. Dekreti i komunikohet personit i cili, brenda dhjetë ditëve, mund të paraqesë ankesë në Gjykatën  Mbikëqyrëse ( të ekzekutimeve të dënimeve penale). Nëse i huaji nuk është i asistuar nga një avokat mbrojtës, gjyqtari emëron një mbrojtës publik. Gjykata vendos brenda 20 ditëve.

Espulsi është dy llojesh:

Espuls administrativ

Espuls gjyqësor

Espulsi administrativ zakonisht vendoset në rastet kur personi  ka kaluar afatin 90 ditor, i cili përcaktohet ne CE[1] dhe në Traktatin e BE[2] .

Dhe nëse ndodhemi në mënyrë të paligjshme brenda atij territori që do të thotë në mungesë të një dokumentacioni, atëher jemi në rastin e marrjes së ESPULSIT.

Dënimi për sa i përket espulsit administrativ, nëse kemi shkelje afati, dënohet me gjobë kjo ne varesi te ligjit dhe përsonit i cili i është lejuar që të vendosë këtë lloj dënimi.

Ndërsa në rastin e mungesës së dokumentacionit espulsi jepet me dëbim nga territori dhe zgjat maksimumi 5 vite pa të drejtë shkelje në atë shtet dhe nëse është pjesë e shengenit ai duhet të marrë masa për nisjen e një procedure, pasi ai nuk mund të shkelë në asnjë nga shtetet e Zonës së Shengenit.

Për sa i përket Espulsit Gjyqësor, kjo ndodh në ato raste kur përsoni është dënuar për një vepër penale dhe ka kryer dënimin me burg në atë shtet, përpos kësaj KE[3] nëpërmjet ligjeve, ia lejon shtetit në të cilën ka kryer burgimin që për të, të japin masë dëbimi “Espuls”. Kjo ndodh në ato raste kur personi ka vepruar në kundërshtim me ligjin e atij shteti që është kapur dhe që ka marrë dënimin për burgosje. Në këtë rast ne kemi nje tjeter ndryshim ndërmjet masës administrative pasi espulsi shkon deri ne 10 vite ose edhe e përherëshme dukë parë rrethanat rënduese ose lehtësuese, kjo ka të bëjë me rrethanat specifike të rastit dhe do të ishte e njëjtë me rrethanat rënduese ose lehtësuese në procedurën penale. Këto do të përmenden në dënimin që personi ka marrë.

Ekzekutimi i dekretit mbetet i pezulluar deri në skadimin e periudhës së apelit dhe vendimit të Gjykatës Mbikqyrëse. Pra gjendja e burgimit mbetet deri sa të merren dokumentat e udhëtimit. Espulsi bëhet nga organi kompetent i vendit të burgimit, i cili parashikon shoqërimin deri në kufi nga policia. Dënimi quhet i vuajtur me skadimin e periudhës dhjetëvjeçare nga ekzekutimi i urdhrit të espulsit, me kusht që i huaji nuk është rikthyer në mënyrë të paligjshme në territorin e Shtetit. Në këtë rast, riaktivizohet burgimi dhe ekzekutimi i vuajtjes së dënimit.

Rruga qe ndiqet per heqjen e espulsit

Aplikimi duhet të tregojë çdo rrethanë të re që e bën atë të shpërpjestuar për të mbajtur ndalimin për të hyrë.

Përshembull nëse marrim Norvegjine si shtet ndaj te cilit ka ndodhur veprimi i paligjshëm, një kërkesë për anulimin e ndalimit për të hyrë duhet të dërgohet nga ambasada norvegjeze në vendin e origjinës ose në ndonjë vend tjetër në të cilin personi ka juridikisht rezident. Aplikuesi duhet të marrë pjesë personalisht në ambasadë.

Kjo do të thotë që regjistrimi në SIS[4] do të fshihet, por personi në fjalë ende nuk do të jetë në gjendje të hyjë në Norvegji. Në kerkese, personi që aplikon duhet të tregojë se ai ose ajo ka një kërkesë për të udhëtuar dhe një lidhje me një shtet Shengen. Aplikimi duhet të dërgohet në shtetin / shtetet Shengen për të cilat kërkohet anulimi i ndalimit për të hyrë.

Ndalimi i rihyrjes zgjat 10 vjet të cilat llogariten që nga data e zbatimit të dëbimit, i vërtetuar nga vula e daljes ose nga çdo dokument tjetër që dëshmon se i huaji nuk ndodhej më në territorin kombëtar .

Në bazë të nenit 13, paragrafi 13 i testit unik numër 287/1998, shtetasi i huaj që ka marrë dekret dëbimi mund të hyjë sërish duke kërkuar një autorizim të posaçëm rifutjeje në territorin kombëtar.

Mundet që personi të hyjë sërish por duhet të dëshmojë dhe të paraqesë të gjitha dokumentet që vërtetojnë jo vetëm se ka dalë vërtet nga territori kombëtar atij shteti, por që për gjithë këtë periudhë nuk ka hyrë në hapësirën Shengen.

Personi i autorizuar (avokati) duhet të shkojë personalisht në përfaqësinë Diplomatike të shtetit dhe të paraqesë një kërkesë për pezullimin e dëbimit, adresuar Ministrisë së Brendshme.

Përfaqësia diplomatike së pari do të verifikojë identitetin e tij dhe do të shqyrtojë të gjitha dokumentet që duhet të jenë sa më të detajuara dhe duhet të dëshmojnë qëndrimin e personit jashtë Shengenit për të gjithë periudhën e parashikuar nga dekreti i dëbimit.

Përfaqësia diplomatike i dërgon gjithë dokumentet Ministrisë e cila do të vlerësojë dhe do të verifikojë respektimin e kushteve për të rihyrë në atë shtet për të cilin kanë nisur këto procedura dhe bën përditësimin e arkivit së policisë së zonës Shengen.

Përfaqësia diplomatike e shtetit që ka konsoliduar shkeljen, do t’i japë përgjigje të autorizuarit për vendimin që do të marrë Ministria e Brendshme.

Kujtojmë se i huaji i dëbuar mund të rihyjë në shetin qe ka pasur probleme, edhe përpara se të ketë marrë fund periudha e ndalimit të ardhjes, p.sh. kur gjen një punëdhënës që është i gatshëm ta marrë në punë. Duhet gjithsesi të paraqesë një kërkesë për të marrë një autorizim të posaçëm nga Ministria e Brendshme që të hyjë më parë se afati i parashikuar nga dekreti i dëbimit.Edhe në këtë rast i huaji që ka marrë dëbimin, duhet të paraqesë kërkesë pranë përfaqësisë diplomatike e cila ia përcjell Ministrisë së Brendshme

Nëse ndaj personit ka kaluar afati kohor 5-vjecar atëher kjo do të thotë se ndaj tij është hequr masa e debimit por në të vërtet nuk është kështu, përvec kesaj, përsoni duhet që në këtë hark kohor të mos ketë bërë shkelje në atë shtet por as edhe në shtet te cilat janë në Zonën Shengen. Përsëri heqja e emrit duhet të bëhet nëpërmjet kërkesës që niset nga personi që kërkon këtë të drejtë, duke autorizuar personin që ka njohuritë dhe që është kompetent për të vënë në lëvizje organtet tjera kompetente.

Gjithashtu personi i cili nuk dëshiron që të presë këtë hark kohor, ai mund të lë të kaloje 2/3 e kohës dhe të paraqesë  kërkesën e tij për fshirjen e  emrit nga kjo listë SIS[5]. Procedrura ndiqet nga avokati i palës kerkuese drejtuar Ministrisë ose Përfaqësive Diplomatike.

Këtë të drejtë e njeh edhe legjislacioni shqiptar, ku në nenin 13 te Kodit te Procedures Civile, shprehet se: Faktet të njohura Botërisht ose zyrtarisht nuk kanë nevojë të provohen para një gjykate, Fakte, për të cilat ekziston një prezumim ligjor.

Kjo do të thotë që duhet të ekzistojë një ekuilibër mes arsyeve për dëbim dhe mënyrës së largimit do të ndikojë tek personi që vlerësohet për dëbim dhe familjen e tij të afërt. Dëbimi duhet gjithashtu të jetë në kuadër të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut[6], Neni 8.

Procesi fillon që me dërgimin e letrave tek shteti që është bërë shkelja, për këtë arsyje duhet edhe vula APOSTILE dhe dokumentat të jenë të përkthyera në gjuhën e shtetit të shengenit që ka vendosur dëbimin.

Përvec kësaj  përsoni duhet të ketë të gjithë dokumentacionin që i është dhënë në momentin e dëbimit, pasi aty bëhet më së miri cilësimi se për cfarë arsyeje është deportuar.

Gjithashtu duhet te përmendim edhe në rast kur refuzohet kërkesa për  heqjen e espulsit, mund të ndodhë që kërkesa te mos pranohet. Atëher për të bërë një kërkesë të dytë ne duhet të presim që të kalojë afati 1 vjecar, dhe mbas 1 viti ne kemi të drejtë që sërisht të nisim një proces të atillë.

[1] Kodi Shegen

[2] Bashkimi Europjan

[3] Keshilli Europjan

[4] Sistemi infomativ I shengenit.

[5] Sistemi Informativ i Shengenit

[6] KEDNJ