Shtetasit e huaj të cilët synojnë që për arsye studimi, pune, familjare apo për arsye të tjera të parashikuara në ligj të qëndrojnë në territorin Shqiptar, pas përfundimit të afatit të vizës, duhet që të aplikojnë për leje qëndrimi të cilat janë leje me afat të përcaktuar dhe leje të rinovueshme. Ky lloj aplikimi përveç plotësimit të formularëve të përcaktuar kërkon edhe depozitimin e një sërë dokumentash ligjorë, për të cilat Shehu & Partners angazhohet që të asistojë personat e interesuar.

Çmimi: €250

E drejta për të fituar shtetësinë shqiptare me origjinë parashikohet ne nenin 6 te Ligjit “Për Shtetësinë”. Kjo është një drejtë, siç parashikohet në ligj, që i takon të gjitha individëve që të paralindurit e tyre në vijë të drejtë deri në shkallë të tretë i kane pasur ose i kanë me shtetësi shqiptare. Legjislacioni Shqiptar i jep mundësinë këtyre shtetasve të huaj që origjinën e tyre ta provojnë jo vetëm nëpërmjet akteve të gjendjes civile, por edhe gjyqësisht, nëpërmjet vendimeve gjyqësore.

Çmimi: €1000

Të gjithë shtetasit e huaj kanë të drejtë të përfitojnë shtetësinë shqiptare, nëse paraqesin kërkesë, kanë banuar për një afat të pandërprerë prej 7 vitesh, dhe plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore. Kjo e drejtë u njihet edhe të huajve që janë martuar me shtetas/e shqiptar/e për një periudhë jo më pak se 3 vjet.

Çmimi: €500

Falë njohjes së praktikave dhe procedurave të juridiksioneve të vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian, Shehu & Partners ka krijuar një memorie suksesi në ndjekjen e praktikave te ndalimeve ne hyrje, deportimeve, dhe dëbimeve nga vendet evropiane anëtare të Marrëveshjes Schengen

Çmimi: €80

Të gjithë të huajt për të mundësuar qëndrimin e tyre në Republikën e Shqipërisë duhet të aplikojnë dhe pajisen me viza, për të bërë të mundur, qëndrimin dhe më pas pajisjen me leje qëndrimi.

Çmimi: €400

Në zbatimit të ligjit për të huajt dhe legjislacionit që rregullon marrëdhëniet e punës në tërësi, të huajt që të kenë mundësi punësimi në Shqipëri duhet të pajisen me leje punë. Pajisja me leje pune është parakusht për të vazhduar më tej aplikimin për leje qëndrimi

Çmimi: €250

Shtetasit e huaj që kanë kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë dhe sportit, mund të fitojnë shtetësinë shqiptare. Kjo e drejtë parashikohet dhe rregullohet nga legjislacioni shqiptar.

Ky lloj aplikimi përveç plotësimit të formularëve të përcaktuar kërkon edhe depozitimin e një sërë dokumentash ligjorë, për të cilat Shehu & Partners angazhohet që të asistojë personat e interesuar në grumbullimin dhe redaktimin e tyre.

Çmimi: €250