Pasuri të Paluajtshme


Ne ofrojmë një gamë të gjërë shërbimesh për klientët tanë në tregun e pasurive të paluajtshme dhe infrastrukturës. Ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme kanë një eksperiencë të posaçme në çështjet e pronësisë.

//shp.al/wp-content/uploads/2018/11/real-estate.jpg

Kombinimi unik i një ekspertize në fushën e financë-kontabilitetit dhe të drejtës së pronësisë nga profesionistët tanë, i bën ata që të kryejnë një parapërgatitje dhe draftim të saktë të dhënash duke parashtruar kështu opinione dhe këshilla të sakta në fazën e vendimmarrjes para dhe pas kryerjes së transaksioneve. 

Në sherbimet tona të këshillimin në fushën e pasurive të paluajtshme përfshihen:

  • Due Diligence
  • Vlerësim i Pasurive të Paluajtshme
  • Këshillim mbi Fushat e Investimit
  • Ndjekja e të gjitha procedurave të shpronësimeve publike dhe private
  • Këshillim mbi Transaksionet
  • Menaxhim dhe Optimizim i Aseteve të Pronës
  • Këshillim mbi Financim dhe Kredimarrje
  • Hartimi dhe negocimi i marrëveshjeve të cilat kanë për objekt pasuritë e paluajtshme
  • Përfaqësim Gjyqësor përpara gjykatave të të gjitha niveleve
  • Ndjekja e procedurave pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave
  • Regjistrimi dhe përgatitja e dokumentacionit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Pavarësisht nivelit të investimit, numrit të punonjësve dhe nevojave të biznesit tuaj, eksperienca dhe qasja jonë në dhënien e perparësise te nevojat e klientit siguron një përfaqësim dinjitoz dhe të suksesshëm.

Shehu and Partners

Qëllimi i Firmës është një; të bëhemi pikë referimi për shërbimet më të mira të konsulencës në Shqipëri.

Na kontaktoni

Tweets

  • Shehu and Partners
    Per koleget dhe te interesuarit nje info mbi levizjen e lire ne zonen Schengen https://t.co/9vG1hajCzy Qershor 17, 2019 7:45 pm
  • Shehu and Partners
    Reforma ne Drejtesi. E domosdoshme, e paevitueshme por e ngadalte. https://t.co/QhnLzzcAiv Maj 26, 2019 11:50 am