Gjyqësori dhe Arbitrazhi


Shehu & Partners ofron dhe disponon vlera të padiskutueshme në fushën e proçeseve gjyqësore dhe arbitrazhit, kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kombinuar përfaqësimin ligjor ekselent, eksperiencën dhe tarifat e arsyeshme ligjore. Avokatët e Firmës disponojnë aftësitë dhe eksperiencën e duhur për t’ju ofruar klientëve këshillim dhe përfaqësim avangard përpara organëve Administrative, Gjjykatave dhe Tribunalëve të Arbitrazhit. Ekspertiza e lartë në përfaqësimin gjyqësor ka qënë një faktor i rëndësishëm në suksesin e zyrës që prej fillimit të saj e deri në ditët e sotme dhe kjo vërtetohet falë besimit shumë-vjecar që kanë treguar klientët tanë tek ne në mbrojtjen e interesave të tyre.

//shp.al/wp-content/uploads/2018/09/img_11.jpg

Firma jonë ka pasur çështje ligjore shumë komplekse që kërkonin zgjidhje inovative dhe një koordinim të mirëprogramuar me partnerët tanë kombëtar dhe ndërkombëtar, duke kombinuar kështu ekspertizat përkatëse për të siguruar interesat dhe fitoren në cdo process gjyqësor dhe arbitrazh. Aftësitë e avokatëve tanë për të punuar me cështje të juridiksionit vëndas edhe të huaj, na bënë ne të aftë dhe të gatshëm për të përfaqësuar klientët në gjykata brënda dhe jashtë territorit te Shqipërisë.

Për shkak të një rrjeti të gjerë ekspertësh dhe partnerësh të shquar në tregun Shqiptar, ne funksionojmë si një ekip proaktiv duke këmbyer eksperienca dhe njohuri profesionale në shërbim të klientit tonë. Firma mbulon çdo nivel përfaqësimi, pa kufizim, përpara cdo organi kolegjial administrativ, gjykatë apo arbitrazhi.


Shehu and Partners

Qëllimi i Firmës është një; të bëhemi pikë referimi për shërbimet më të mira të konsulencës në Shqipëri.

Na kontaktoni

Tweets

  • Shehu and Partners
    Per koleget dhe te interesuarit nje info mbi levizjen e lire ne zonen Schengen https://t.co/9vG1hajCzy Qershor 17, 2019 7:45 pm
  • Shehu and Partners
    Reforma ne Drejtesi. E domosdoshme, e paevitueshme por e ngadalte. https://t.co/QhnLzzcAiv Maj 26, 2019 11:50 am