Kontrata dhe marrëveshje tregtare


Shehu & Partners ka një profil të lartë në draftimin dhe negocimin e marrëveshjeve në transaksione të ndryshme biznesi, vendase dhe ndërkombëtare. Marrëveshjet e draftuara dhe të negociuara nga Firma kanë rezultuar të suksesshme dhe me një profil të lartë përfitimi.

//shp.al/wp-content/uploads/2018/11/handshake-contract.jpg

Ne jemi ekspertë në ofrimin e konsulencës për bashkimin dhe shndërrimin e kompanive, shitjen dhe blerjen e mallrave dhe shërbimeve, kontratave tregtare dhe mbrojtjen e të dhënave tregtare etj. Të vetëdijshëm për rëndësinë që ka për klientët tanë çdo lloj marrëveshje tregtare nga më e zakonshmja deri tek ato më komplekset, avokatët e zyrës në bashkëpunim me ekspertë bashkëpunëtorë të Firmës analizojnë dhe trajtojnë jo vetëm elementët e kontratave por në tërësi  marrëdhënien juridike dhe natyrën e biznesit, për të shmangur çdo risk të mundshëm dhe mbrojtur maksimalisht klientët tanë.

Ne ofrojmë konsulencë ligjore dhe përfaqësim për realizimin e marrëveshjeve të ndryshme tregtare në fusha të tilla si:

  • Industria Ushqimore dhe Tregtia
  • Tregtia Ndërkombëtare
  • Pasuritë e Paluajtshme dhe Ndërtimi
  • Transporti
  • Bankë & Financë
  • Teknologji Informacioni dhe Telekomunikacioni
  • Prokurimet Publike
  • Prodhimi Industrial
  • Turizmi
  • Energjia dhe Mjedisi etj.

Ne jemi ekspertë në ofrimin e konsulencës për bashkimin dhe shndërrimin e shoqërive tregtare dhe çdo lloj marrëveshje që diktohet nga legjislacioni tregtar.

Shehu and Partners

Qëllimi i Firmës është një; të bëhemi pikë referimi për shërbimet më të mira të konsulencës në Shqipëri.

Na kontaktoni

Tweets

  • Shehu and Partners
    👏🏻👏🏻👏🏻nje dite e madhe per Shqiperine, per te dyten here me histori por kete here ne vullnet te plote instaluam diktaturen. 17 Maj, 2020 10:42 pm
  • Shehu and Partners
    Ne kete shkrim synojme tju japim nje panorame te qarte se cilat jane zgjidhjet qe ofron Qeveria, ne raport me zgjid… https://t.co/6Gm1yVw32x 16 Maj, 2020 4:51 am