Taksa dhe Tatime

   
tax

Shehu & Partners ofron shërbime cilësore në fushën e kontabilitetit dhe këshillimit tatimor. Expertët tanë kontabilistë, falë eksperiencës së tyre shumëvjecare dhe aftësive analitike, garantojnë shërbime gjithpërfshirëse në ndjekjen e praktikave tatimore dhe financiare, si edhe në mbarëvajtjen e marrëdhënjeve positive me autoritetet tatimore. Duke marrë parasysh impaktin që detyrimet tatimore,  mund të kenë në fitimin e nje shoqërie, ne ndërtojmë strategjinë më të përshtatshme për të garantuar taksim te drejte. Nëpërmjet keshillimit dhe përfaqësimit që firma kryen për klientët e saj ndërtohet skema më efikase për shlyerjen e taksave dhe tatimeve vendore, akcizave dhe tarifave doganore, si edhe shmangien e tatimit të tepërt të dyfishtë.

Shehu & Partners beson se zgjidhja më e mire e një problemi  është parandalimi I tij, për këtë arsye, stafi jonë angazhohet në ndjekjen e përditësimeve të legjislacionit tatimor dhe doganor. Firma ka një eksperiencë të gjatë në përfaqësimin në rrugë administrative dhe gjyqësore si edhe në keshillimin e klientëve tanë në rritjen e performancës financiare duke ofruar shërbime fushat e mëposhtme:

  • Planifikimi Financiar,
  • Taksimi i drejte dhe perllogaritja e detyrimeve fiskale:
    • TVSH,
    • Tatim Fitim,
    • Tatim në Burim,
    • Tatim mbi të Ardhurat Personale,
    • Kontributet e Sigurimeve Shoqërore & Shëndetësore,
    • Akcizat,
    • Tarifa & Taksa Vendore (Taksë Tabele, Pastrimi, Gjelbërimi,Infrastruktura Shkollore).
  • Këshillimi mbi Veprimtarinë Tregtare(start-up dhe inisjativat e reja).

REZERVO NJË TAKIM

    NA KONTAKTONI

    NA GJENI KËTU