Ne besojmë se marka e biznesit tuaj është po aq solide sa ekipi i ekspertëve të cilët mbulojnë aspektet ligjore të saj. Në sajë të eksperiencës tonë disa vjeçare në sektorin e pronësisë industriale dhe intelektuale, avokatët tanë ju ndihmojnë në krijimin e strategjive gjithëpërfshirëse në lidhje me mbrojtjen e patentës, markës, disenjove industriale dhe të drejtave të autorit.
Nëpërmjet përfaqësuesve të licensuar për ndjekjen e procedurave ligjore që lidhen me pronësinë industriale & intelektuale, ne i asistojmë klientët tanë me shërbimet e mëposhtme:
- Hetimin, regjistrimin dhe mbrojtjen e patentave, markave dhe dizenjove industriale.
- Regjistrimin e të drejtës së autorit për produkte intelektuale të caktuara.
- Due diligencë në lidhje me kontratat e transferimit dhe të licensimit për të drejtat e proënësisë industriale dhe intelektuale.
- Përfaqësim në procedurat administrative përkatëse përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Drejtorisë për të Drejtat e Autorit.
- Përfaqësim gjyqësor në çështjet që lidhen me mbrojtjen e patentave, markave, të drejtave të autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.