Në pesëvjeçarin e fundit, firma ka shkëlqyer në përfaqesimin e klientëve të saj në çështjet penale. Falë eksperiencës dhe njohjes së thellë të të drejtës administrative, sipërmarrjes, kontratave dhe përfshirjes në Firmë të ekspertëve në fushën e taks-fiancës dhe kriminalistikës kemi pasur sukses në përfaqësimin e të pandehurve dhe viktimave të veprave penale gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe gjykimit.
Gjithashtu, një kujdes të veçantë Firma i ka kushtuar edhe çështjeve penale që lidhen me krimin e jakave të bardha, krimit të organizuar, trafikun e lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore si edhe pastrimit të parave.
Duke qenë një firmë që ofron shërbime ligjore më së shumti ndaj biznesit dhe sipërmarrjes firma ka afruar pranë vetes ekspertë të fushës kibenetike për t’i garantuar klientëve të saj edhe një mbrotje më të plotë në fushën e krimit kibenertik.