Pasuri të Paluajtshme

   
real-estate

Ne ofrojmë një gamë të gjërë shërbimesh për klientët tanë në tregun e pasurive të paluajtshme dhe infrastrukturës. Ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme kanë një eksperiencë të posaçme në çështjet e pronësisë.

Kombinimi unik i një ekspertize në fushën e financë-kontabilitetit dhe të drejtës së pronësisë nga profesionistët tanë, i bën ata që të kryejnë një parapërgatitje dhe draftim të saktë të dhënash duke parashtruar kështu opinione dhe këshilla të sakta në fazën e vendimmarrjes para dhe pas kryerjes së transaksioneve.

Në sherbimet tona të këshillimin në fushën e pasurive të paluajtshme përfshihen:

  • Due Diligence,
  • Vlerësim i Pasurive të Paluajtshme,
  • Këshillim mbi Fushat e Investimit,
  • Ndjekja e të gjitha procedurave të shpronësimeve publike dhe private,
  • Këshillim mbi Transaksionet,
  • Menaxhim dhe Optimizim i Aseteve të Pronës,
  • Këshillim mbi Financim dhe Kredimarrje,
  • Hartimi dhe negocimi i marrëveshjeve të cilat kanë për objekt pasuritë e paluajtshme,
  • Përfaqësim Gjyqësor përpara gjykatave të të gjitha niveleve,
  • Ndjekja e procedurave pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave,
  • Regjistrimi dhe përgatitja e dokumentacionit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Pavarësisht nivelit të investimit, numrit të punonjësve dhe nevojave të biznesit tuaj, eksperienca dhe qasja jonë në dhënien e perparësise te nevojat e klientit siguron një përfaqësim dinjitoz dhe të suksesshëm.

REZERVO NJË TAKIM

    NA KONTAKTONI

    NA GJENI KËTU