Shehu & Partners ka një profil të lartë në draftimin dhe negocimin e marrëveshjeve në transaksione të ndryshme biznesi, vendase dhe ndërkombëtare. Marrëveshjet e draftuara dhe të negociuara nga Firma kanë rezultuar të suksesshme dhe me një profil të lartë përfitimi.
Ne jemi ekspertë në ofrimin e konsulencës për bashkimin dhe shndërrimin e kompanive, shitjen dhe blerjen e mallrave dhe shërbimeve, kontratave tregtare dhe mbrojtjen e të dhënave tregtare, etj.
Të vetëdijshëm për rëndësinë që ka për klientët tanë çdo lloj marrëveshje tregtare nga më e zakonshmja deri tek ato më komplekset, avokatët e zyrës në bashkëpunim me ekspertë bashkëpunëtorë të Firmës analizojnë dhe trajtojnë jo vetëm elementët e kontratave por në tërësi marrëdhënien juridike dhe natyrën e biznesit, për të shmangur çdo risk të mundshëm dhe mbrojtur maksimalisht klientët tanë.
Ne ofrojmë konsulencë ligjore dhe përfaqësim për realizimin e marrëveshjeve të ndryshme tregtare në fusha të tilla si:
- Industria Ushqimore dhe Tregtia,
- Tregtia Ndërkombët,
- Pasuritë e Paluajtshme dhe Ndërtimi,
- Transporti,
- Bankë dhe Financë,
- Teknologji Informacioni dhe Telekomunikacioni,
- Prokurimet Publike,
- Prodhimi Industrial,
- Turizmi,
- Energjia dhe Mjedisi, etj.
Ne jemi ekspertë në ofrimin e konsulencës për bashkimin dhe shndërrimin e shoqërive tregtare dhe çdo lloj marrëveshje që diktohet nga legjislacioni tregtar.