Përpara realizimit të transaksioneve te ndryshme të biznesit, çdo investitor e ka të domosdoshme pasjen perpara të një raporti due diligence, në mënyrë që të vlerësohen të gjitha aspektet ligjore dhe teknike të transaksionit në fjalë dhe rreziqet që lidhen me to.
Ky raport nuk ka si qëllim vetëm paraqitjen e gjendjes aktuale të të gjitha aspekteve ligjore që lidhen me sipërmarrjen, por ai është një instrument efektiv që përdoret për të identifikuar problemet ekzistuese ose potenciale, për të bërë një vlerësim të rreziqeve të lidhura me biznesin dhe për të siguruar menaxhimin e riskut në baza kontraktuale.
Raporti due diligence është një parakusht për investitorin në mënyrë që ai të marrë një sipërmarrje investimi të mirëmenduar. Prandaj, Shehu & Partners i kushton rëndësi të madhe raporteve të due diligence, të cilat përgatiten nga një ekip ekspertësh me përvojë.
Due diligence është e nevojshme për të siguruar që biznesi juaj të jetë i mbrojtur nga borxhet e këqija, marrëdhëniet kontraktuale dhe çështje të tjera që lidhen me transaksionin që do të kryhet. Shehu & Partners ju asiston me kujdesin e duhur si vijon, por pa u kufizuar në:
- Analizimin e vlerës së transaksionit të dëshiruar.
- Hartimin e marrëveshjeve ligjore.
- Identifikimin e çdo problematike ekzistuese ose potenciale.
- Ofrimin e këshillave ligjore adekuate pas hulumtimit të kryer.