Av. Ermal Ziu

Av. Ermal Ziu është avokat i liçensuar, anëtar i Firmës Ligjore “Shehu & Partners”. Në vitin 2004 përfundoi studimet e larta pranë Akademisë së Policisë “Arben Zylyftari”, Tiranë duke marrë titullin “Oficer i Lartë i Policisë së Shtetit’. Në vitin 2010 ai ka përfunduar edhe studimet e larta për Drejtësi pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, duke marre titullin ‘”jurist”. Prej vitit 2004 e deri në vitin 2014 ka mbajtur detyra ekzekutive dhe drejtuese në Policinë e Shtetit, pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe të Ndryshme. Në vitin 2014 ai emerohet si Specialist Drejtimi për Investigimin dhe Hetimin për pjesën Jugore të Shqipërisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Z. Ziu ka ndjekur disa trajnime të çertifikuara si “Hetimi i krimeve financiare dhe evazioni fiskal”, “Hetimi i krimeve kundër personit dhe pronës”, “Investigimi i krimeve me eksploziv dhe skenat e krimeve me substanca kimike” pranë Akademisë së Policisë së Republikës Arabe të Egjiptit. Ai ka njohuri të mira të gjuhës angleze dhe asaj italiane.

Procedim Penal

80%

Perfaqesim Gjyqesor

80%
80%

Shehu and Partners

Qëllimi i Firmës është një; të bëhemi pikë referimi për shërbimet më të mira të konsulencës në Shqipëri.

Na kontaktoni

Tweets

  • Shehu and Partners
    👏🏻👏🏻👏🏻nje dite e madhe per Shqiperine, per te dyten here me histori por kete here ne vullnet te plote instaluam diktaturen. 17 Maj, 2020 10:42 pm
  • Shehu and Partners
    Ne kete shkrim synojme tju japim nje panorame te qarte se cilat jane zgjidhjet qe ofron Qeveria, ne raport me zgjid… https://t.co/6Gm1yVw32x 16 Maj, 2020 4:51 am