0
trademark

Marka e biznesit tuaj, rëndësia e regjistrimit të saj

Nga:
 Avokat Xhulio Doko

Sipas të dhënave dhe analizave më të përditësuara në lidhje me fakorët që ndikojnë në luhatjen e sjelljes konsumatore, është vërtetuar se Marka Tregtare (brand-i) i një biznesi të caktuar ka një impakt të pamohueshëm në rritjen e vendimeve të konsumatorëve për të marrë produket ose shërbimet të shënuara nën emrin e një marke të caktuar.

Marka tregtare (trademark) është një ndër elementet kryesore identifikues për një subjekt tregtar i cili kryen veprimtari biznesi të çdolloji, e sidomos për ato subjekte të cilët operojnë në fushën e tregtisë dhe shërbimeve. Marka mund të jetë një fjalë ose kombinim fjalësh (psh. emri biznesit tuaj), logo, simbol, slogan, figurë, kombinim ngjyrash e dritëhijesh ose çdo mjet tjetër, i cili shërben për të dalluar produktet/shërbimet e një biznesi nga produktet/shërbimet e ngjashme që ofron një biznes tjetër.

Legjislacioni shqiptar, e konkretisht Ligji nr. 9947/2008 “Për Pronësinë Industriale” i ndryshuar, mundëson që emri i një biznesi të caktuar të regjistrohet si markë në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale.

Regjistrimi i markës? I domosdoshëm për një biznes të suksesshëm.

Gjatë veprimtarisë tuaj tregtare ju investoni në mënyrë të vazhdueshme për ti komunikuar konsumatorit vlerat dhe cilësitë e produkteve dhe shërbimeve tuaja, filozofinë dhe vizionin që ju keni. Në cdo strategji marketingu të gjithë këto lloj komponentësh ju ia vishni një emërtimi ose logoje të caktuar, që mund të jetë emri i biznesit tuaj apo i një produkti.

Deri në këtë pikë ju i keni edukuar dhe informuar konsumatorët për vlerat e biznesit dhe produktit tuaj, të cilët ju shquajnë nga një numër i pakufizuar prodhuesish dhe produktesh të tjera. Në këtë pikë me të drejtë ju lind pyetja: Po sikur dikush tjetër të përdori emrin/logon e biznesit tuaj? Më lejoni t’ju përgjigjem: Ju thjesht keni investuar në ngritjen dhe pasurimin e një konkurenti tuaj.

Shumë biznese të cilat operojnë në treg, edhe pse kanë një logo/emërtim

(brand) identifikues të biznesit të tyre, shpesh nuk kryejnë certifikimin e tyre si marka duke mos i regjistruar ato në DPPI. Kjo ndodh për shkak se shumë prej tyre besojnë se regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit nën një emër të caktuar si subjekt tregtar i jep atyre të drejtën që ta përdorin këtë emër në mënyrë ekskluzive duke ndaluar çdo palë të tretë që të kryejë veprimtari tregtare nën të njëjtin emër (markë).

Megjithatë, ky fakt nuk është i vërtetë.

Edhe pse nuk ka ndonjë detyrim ligjor në këtë drejtim, është me vlerë që logo/emri i biznesit tuaj të regjistrohet si markë tregtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Vetëm nëse kryeni këtë procedurë, ju mund të përdorni të gjitha mjetet ligjore për të ndaluar përdorimin e paautorizuar të emrit/logos së biznesit tuaj nga një subjekt tregtar tjetër që përpiqet të përdorë emrin e biznesit tuaj në treg. Në këtë rast, ju mund të kërkoni pranë organeve komptente dhe gjykatës të dëshmpërbleheni për përdorimin e paautorizuar të emrit të biznesit tuaj të regjistruar si markë në DPPI, sipas mbrojtjes ligjore që ofron Ligji “Për Pronësinë Industriale” për mbrojtjen e markave. Marka është e tillë vetëm nëse rregjistrohet në regjistrin e markave pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale.

Cilat janë disa nga avantazhet që ju ofron regjistrimi i markës tregtare?

  • Një markë tregtare shënon të gjitha produktet dhe shërbimet që ju ofroni nën emrin e biznesit tuaj dhe asnjë palë e tretë nuk mund ta përdorë markën tuaj për të identifikuar produktet/shërbimet e veta të ngjashme. Në këtë mënyrë, produktet/shërbimet tuaja do të evidentohen si unike dhe do të diferencohen nga produktet/shërbimet e tjera identike ose të ngjashme në treg, duke marrë kështu një vlerë të shtuar.
  • Marka ofron një mbrojtje të dyfishtë si për biznesin ashtu edhe për konsumatorët, prandaj regjistrimi i saj është një ndër faktorët kyç për të ndërtuar një kompani të suksesshme! Klientët tuaj do të jenë të mbrojtur dhe do të jenë të sigurtë se nëse po blejnë një produkt ose po përdorin një shërbim të identifikuar me markën tuaj, këto produkte dhe shërbime do të jenë origjinale dhe jo të prodhuara nga subjekte të tjera në treg. Nëse marka juaj është e certifikuar, besimi i klientëve tek produktet dhe shërbimet tuaja do të jetë më solid dhe ata do të jenë më të prirur për t’i blerë këto produkte.
  • Regjistrimi i markës vlen për të gjitha njësitë/degët e biznesit që ju mund të hapni, duke ju ofruar vetëm ju ekskluzivitetin që të hapni një njësi shërbimi nën një markë të caktuar dhe duke ndaluar çdo subjekt tjetër nga kryerja e një veprimi të tillë. Me regjistrimin e markës ju krijoni brand-in tuaj!
  • Marka tregtare përbën një aset të veçantë. Nëse biznesi juaj operon në treg në mënyrë të suksesshme në treg kjo përkthehet në një vlerë të shtuar ekonomike që buron nga marka nën të cilën biznesi juaj operon. Nëse marka është e regjistruar, ju mund t’ia transferoni atë një subjekti tjetër i cili dëshiron të tregtojë nën markën tuaj, ose mund t’i jepni atyre të drejtën e përdorimit të saj në mënyrë ekskluzive ose jo ekskluzive kundrejt një shpërblimi.
  • Ligji parashikon se marka ka një vlefshmëri të pakufizuar në kohë. Kjo do të thotë që nëse ju regjistroni një logo, emërtim ose kombimin tjetër si markë, ajo do të mbetet në pronësinë tuaj për një kohëzgjatje të pacaktuar, përveç rasteve kur ju vendosni ta shisni atë.
  • Regjistrimi i markës ju mbron nga konkurenca e pandershme në treg. Mund të ndodhë që një subjekt të regjistrojë në DPPI një markë e cila përdoret nga biznesi juaj, por që nuk është regjistruar nga ju si e tillë. Në këto raste, subjekti tjetër si pasojë e mbrojtjes që i jep certifikimi i markës mund t’ju ndalojë që të tregtoni dhe të ofroni shërbime nën markën në fjalë, duke ju shkaktuar një dëm ekonomik të pariparueshëm që mund të sjellë edhe mbylljen e biznesit tuaj.

Cilat janë procedurat ligjore që duhen ndërmarrë për regjistrimin e Markës në DPPI?

Kriteret ligjore, procedurat dhe dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e një marke janë të përcaktuara nga një kuadër ligjor i rregulluar gjerësisht, duke filluar nga Ligji nr. 9947/2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, si dhe aktet e tjera nënligjore të miratuara për këtë qëllim nga ligjvënësi shqiptar.

Falë ekspertizës së lartë dhe eksperiencës disa vjecare të profesionistëve të Shehu & Partners, ju mund të siguroni konsulencë dhe përfaqësim ligjor 360 gradë mbi praktikat që lidhen me regjistrimin dhe mbrojtjen e markës. Ndaj mos hezitoni të na kontaktoni sipas mënyrave tona të kontaktit për të rezervuar një takim me ekspertët tanë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *