Rreth
Av. Oltion Vathaj, i lindur në vitin 1995, i diplomuar për Drejtësi në vitin 2018, ne “Master i Shkencave Penale”, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës si student i ekselencës. Është renditur ndër të parët ne provimin e avokatisë dhe është anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë prej vitit 2019.
Ai është i specializuar në fushën e të së drejtës penale kombetare dhe ndërkombëtare, si dhe është njohës shumë i mirë i teknikave, taktikave dhe metodikës kriminalistike
Edukimi
Ai është i specializuar në fushën e të së drejtës penale kombetare dhe ndërkombëtare, si dhe është njohës shumë i mirë i teknikave, taktikave dhe metodikës kriminalistike.
Avokat Vathaj prej vitit 2018 është pedagog prane Fakultetit te Drejtësisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Ai është njohës shumë i mirë i gjuhës Angleze dhe Italiane.
“The opening of a School means closing a Prison.”
Fushat e Ekspertizës
Avokat Vathaj është pjesë e Shehu & Partners prej fillesave të karrierës së tij profesionale në vitin 2017. Aktualisht ka nje rol drejtues në të gjitha praktikat e zyrës që lidhen me te drejtën penale brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Falë punës së tij Firma ka ndërtuar një praktikë të konsoliduar në te gjitha çështjet penale, kryesisht ne ceshtje që kanë të bëjnë me veprat penale kundër jetës, narkotikeve, krimit financiar dhe kibernetik, si edhe ne ceshtjet qe lidhen me ekstradimet, njohjet e vendimeve, ekzekutimin e vendimeve penale te huaja dhe transferimin e te denuarve.