Av. Ermal Ziu
Avokat për Migracionin dhe Çështjet Familjare
Rreth
Av. Ermal Ziu është avokat i liçensuar, anëtar i Firmës Ligjore “Shehu & Partners”. Në vitin 2004 përfundoi studimet e larta pranë Akademisë së Policisë “Arben Zylyftari”, Tiranë duke marrë titullin “Oficer i Lartë i Policisë së Shtetit’. Në vitin 2010 ai ka përfunduar edhe studimet e larta për Drejtësi pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, duke marre titullin ‘”jurist”
Edukimi
Lidershipi, Anëtarësimi & Honorare
Prej vitit 2004 e deri në vitin 2014 ka mbajtur detyra ekzekutive dhe drejtuese në Policinë e Shtetit, pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe të Ndryshme. Në vitin 2014 ai emerohet si Specialist Drejtimi për Investigimin dhe Hetimin për pjesën Jugore të Shqipërisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Fushat e Ekspertizës
Z. Ziu ka ndjekur disa trajnime të çertifikuara si “Hetimi i krimeve financiare dhe evazioni fiskal”, “Hetimi i krimeve kundër personit dhe pronës”, “Investigimi i krimeve me eksploziv dhe skenat e krimeve me substanca kimike” pranë Akademisë së Policisë së Republikës Arabe të Egjiptit. Ai ka njohuri të mira të gjuhës angleze dhe asaj italiane.