Av. Arnold Neziri
Avokat për Çështje Administrative dhe Biznesi
Rreth
Arnold Neziri, i lindur në vitin 1983, është diplomuar për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2006. Z. Neziri ka një eksperiencë të pasur profesionale në administratën publike, ku ka ushtruar funksione të rëndësishme në institucione si: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Agjensia e Trajtimit të Pronës, dhe Prefekti i Qarkut Tiranë.
Edukimi
“I’m a lawyer. I go for due process; I go for fairness and equity- these values mean a lot to me.”
Fushat e Ekspertizës
Av. Neziri është një avokat i licensuar me një eksperiencë 11 vjeçare dhe anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë. Si ish anëtar i Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë, ai është specializuar në cështjet ligjore civile, në të drejtën e pronësisë, të drejtën tregtare, të drejtën administrative, pasuritë e paluajtshme, të drejtën e punës si dhe marrëveshjet dhe kontratat. Përvec administratës shtetërore av. Neziri ka experience të gjërë edhe në kompani private ku ai ka punuar, përvojë e cila e ka bërë atë një ekspert në fushën e të drejtës së biznesit. Aktualisht është duke përfunduar studimet master për administrim biznes. Ai njeh gjuhën angleze dhe italiane.