Fasoneritë punojnë ndërsa Gjyqësori Pezullohet


Nga: Av. Isuf Shehu

Për të tretën herë Këshilli Lartë Gjyqësor vendosi më datë 6 Prill pa asnjë hezitim të pezullojë plotësisht veprimtarinë e të gjitha Gjykatave të të gjitha niveleve në të gjithë vendin. Nuk ishtë një vendim i papritur pasi pak ditë më parë vetë se KLGJ të shprehej, Këshilli i Ministrave nxorri aktin normativ që shtyntë afatin e pezullimit të vepritarisë së gjykatave. Në pamje të parë duket si dicka e drejtë, por në fakt është thjesht një veprim apo vendim i justifikuar nga rreziku që i shkatohet popullatës nga infektimi me virusin Covid-19. Ky deduksion, del nga disa premisave dhe argumentave krejtësisht të njohura nga të gjithë.

Veprimtaria e gjykatave të faktit, sic janë ato të rretheve dhe të apelit dhe gjykata e ligjit sic është Gjykata e Lartë përbëjnë në përditshmëri dhe në kuptimin praktik dhe literal ushtrim të pushtetit gjyqësor. Gjykimi i cështjeve, vlerësimi paraprak i veprimeve të organeve publike dhe prokurorisë, vlerësimi i hetimeve në zbatim të garancive procedurale dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe mbi të gjitha dhënia e drejtësisë nëpërmjet vendimeve nuk janë thjesht veprime mekanike te aparatit shteteror. Dhënia dhe marrja e drejtësisë në një shoqëri, përvec të tjerave, sic mund të jenë përgjegjësia sociale dhe komunitare, vetërealizimi dhe progresi kolektiv, është shprehja më e pastër dhe e thjeshtë e vetëdijes dhe ndergjegjes së një bashkësie e cila arriti kulmin kur shpiku shtetin.

Dhe, nuk ka diskutim qe shpikja më e madhe njerëzimit është shteti. Atij, ne cdo fazë dhe moment historik, nga njeriu i shpellës deri më sot ne skajin me te larget te revolucionit industrial, gjëja kryesore që i kërkohet, eshte t’u japë njerëzve drejtësi. Për këtë shkak nisur nga rrethanat, natyrshëm lind pyetja a po jepet drejtësi, në këtë vend!? Pergjigjen e kësaj pyetje mund ta japë kushdo edhe një nxënës i shkollës së mesme; Dukshëm që jo, gjykatat janë të mbyllura për shkak të pandemisë së shkatuar nga Covid19! Por kjo pyetje prodhon një pyetje tjetër dhe kjo është një pyetje kleckë; a duhet, që në gjendjen në të cilën ndodhemi dhe në kushtetet e një pandemie, të jepej drejtësi në këtë vend!?  

Kushtetuta, në rastet kur Këshilli Ministrave shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sic është pandemia e Covid-19, ka të përcaktuar qartë se cilat janë të drejtat dhe liritë që mund të kuzohen, privohen apo derogohen. E drejta për një proces të rregullt ligjor referuar Kushtetës dhe me konkretisht nenit 175 paragrafi dytë, nuk identifikohet si një nga të drejtat që mund të kufizohet, privohet apo derogohet. Kjo e drejtë ashtu si të drejtat e tjera vetjake nuk është abstrakte apo deklarative e cila konfirmon shtetin e së drejtës. Ajo konkretizohet dhe përmbushet nëpërmjet punës dhe veprimtrisë së gjykatave. Pa qënë në punë gjykatat nuk kemi proces dhe për pasojë nuk mundet as të pretendojmë që të kemi një proces të rregull ligjor. Si rrjedhim, pezullimi apo ndërprerja e punës së gjykatave të të gjitha niveleve drejtpërdrejtë kupton kufizim të të drejtës për një proces të rregull ligjor.

Por Gjykatat nuk jane thjeshtë Organe Kushtetutese, në tërësinë e tyrë ato përbëjnë pushtetin e tretë, atë gjyqësor. Bazuar në nenin 7 të Kushtetutës pushtetet janë tre, Legjislativi, Ekzekutivi dhe Gjyqesori të cilët përvec se janë të balacuar janë edhe të ndarë. Por, balancimi dhe ndarja nuk mund të konceptohet nëse njëri prejt tyre, kushdo qoftë nuk vepron apo kur veprimtaria e organeve që e ushtrojnë këtë pushtet sic është rasti i gjykatave pezullohet nëpërmjet një akti normativ, apo vendim të Keshillit të Lartë Gjyqësor. Kjo tregon që jo vetëm është shkelur Kushtetuta por janë shkelur parimet mbi të cilat ngrihet i gjithë sistemi qeverisës.

Pra, duket qartë nga argumentet dhe faktet që si akti normativ dhe vendimi i KLGj për pezullimin e veprimtarise se gjykatave nuk mbështeten në Kushtetutë përvec kësaj bien ndesh me të. Megjithatë, diskutimi kushtetues i masave dhe veprimeve të ndërmarra nga KLGJ dhe Ekzekutimi është disi inkoheret në kushtet kur nevojat dhe shqetesimet që ka shoqeria, jo vetëm këtu por kudo, janë të karakterit jetik, bazik, krejtësisht fiziologjike te cilat qendrojne ne shtratin e piramides se Maslow. Pavarësisht gjendjes së përgjithshme e cila prodhon paranojë kolektive dhe na bën të justifikojmë gjithcka, me të drejtë lind pyetja, duke anashkaluar diskutimin kushtetues, a ka një analizë, një vlerësim të karakterit tekniko shkencor për parandalimin e shpërhapjes së Covid19 mbi të cilën të jetë bazuar si Ekzekutivi ashtu edhe KLGj për mbylljen e gjykatave!? Gjithashtu, a janë vleresuar të gjitha opsionet për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi që nuk dihet sesa do të zgjasë? Duhet theksuar se, së pari, për cfarëdo vendimarrje do të ishtë jo vetëm e moralshme dhe e ligjshme por edhe e logjikshme të mbështetej në studime apo vlerësime që do të bazoheshin në eksperiencë. Për fatin tonë të mirë shumë vende kanë fituar eksperiencë dhe si rrjedhim kanë ndëtuar edhe strategji kombëtare për shkak se në një të shkuar të afërme janë prekur nga epidemi si gripi pulave, gripi dërrit, sars-i, mers-i apo ebola. Vlerësimi i eksperiencës së këtyre vendeve në konteksitin e realitetit dhe mjedisit shqiptar do të ishtë gjeja e duhur dhe e drejtë, për të bazuar vendimarjen nëse duhet apo jo të pezullohej puna e gjykatave. Së dyti, vendimarrja e Ekzekutivit dhe KLGj duhet të pasonte inspektimin e ekspertëve virolog dhe epidemiolog të të gjitha godinave dhe mjediseve të gjykatave. Gjë e cila gjithashtu ka munguar.

E vërteta është që si vendimi i Ekzekutivit dhe i KLGj për pezullimin e veprimtarisë së gjykatave nuk bazohet në ekspertizë apo në ndonjë opinion teknik të eksperteve të fushës. Si rrjedhojë përjashtohen kategorikisht mundësitë e aplikimit të ndonjë opsioni të mundshëm si zgjidhje sic mund të ishte për shëmbull që, cmuarja e provave shkresore të behej mbi bazën e pretendimeve të depozituara me shkrim, që seancat të caktoheshin në orare të përpikta dhe me segmente kohore të mirë përcaktuara, që prezenca e paleve, përvec avokatëve, të mos lejohej, apo që një sërë procesesh të zhvilloheshin onlinë nëpërmjet plaformave Zoom, Skype, apo WebEx.

Në fund të të gjithë kësaj, nuk mund të them se pezullimi i veprimtarisë së gjykatave nuk ishtë gjeja e duhur por as mund të them që ishte e bazuar në ligj, në përputhje me Kushtetutën apo e argumentuar nga një mendim tekniko-shkencor. Ndaj, për asnjë shkak nuk mund të justifikohet. Përkundrazi pezullimi i punës së gjykatave është një veprim arbitrar i cili reflekton ngutje dhe padituri për të gjitha shkaqet dhe faktet e parashtruara me lartë. Dhe ajo cfarë i jep një notë qesharake të gjithë kësaj situate është fakti që fasoneritë u lejuan të ushtrojnë veprimtarinë ndërsa gjykatat Jo.

Comments

  1. Avatar
    Artur Ujka

    Puntorët që punoin në fasoneri duhet të paguhen me pagën e luftës është vatër infeksioni.une pres pergjigje per pagën e luftës ndaj puntorve të cilët për kushtet që dihet nuk jane paraqitur ne pune.

Lini koment

Shehu and Partners

Qëllimi i Firmës është një; të bëhemi pikë referimi për shërbimet më të mira të konsulencës në Shqipëri.

Na kontaktoni

Tweets

  • Shehu and Partners
    👏🏻👏🏻👏🏻nje dite e madhe per Shqiperine, per te dyten here me histori por kete here ne vullnet te plote instaluam diktaturen. 17 Maj, 2020 10:42 pm
  • Shehu and Partners
    Ne kete shkrim synojme tju japim nje panorame te qarte se cilat jane zgjidhjet qe ofron Qeveria, ne raport me zgjid… https://t.co/6Gm1yVw32x 16 Maj, 2020 4:51 am