Udhëzimi Nr. 9, datë 26.02.2021 i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për Bujqësinë dhe Zhvillimit Rural”.

Udhëzimi nr. 9, datë 26.02.2021 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 42, datë 17.03.2021, dhe hyn në fuqi menjëherë.

Në bazë të udhëzimit të mësipërm përcaktohen procedurat dhe kriteret që ju mundëson të gjithë fermerëve në Republikën e Shqipërisë, të aplikojnë online për fondet e Skemës Mbështetëse Kombëtare, si një mënyrë për të përfituar mbështetje financiare.

Procesi online i aplikimit të fermerëve nga portali e-Albania, për përfitim nga skema mbështetëse me 0 dokumente, do të realizohet mbi bazën e vetëdeklarimit nga ana e aplikantit për të dhënat e kërkuara nga “Formulari i aplikimit”.

Aplikimi për skemat mbështetëse do të bëhet on-line për masat si më poshtë:

  1. Për tufën bazë të matrikulluar;
  2. Mbarështimi i bletarisë;
  3. Zëvendësimi i plastmasës termike për serrrat;
  4. Mbjellje bimësh mjekësore e aromatike;
  5. Fermat organike;
  6. Implementimi dhe certifikimi Global GAP;
  7. Mbështetje për linja/makineri/pajisje për përpunimin, standartizimin dhe etiketimin e ullirit;
  8. Mbështetje për ngritje ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural;
  9. Mbështejte për investime në agroturizëm.

Aplikimet mund të kryhen nga data 24 Mars 2021, ora 08:00 deri në 15 Prill 2021