Akti Normativ për një shtesë në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.

Këshilli i Ministrave ka miratuar në datën 05.05.2021 shtyrjen e afatit të plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës individuale vjetore të të ardhurave deri në datën 30 Qershor 2021. Akti hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Të gjithë individët, të cilët kanë realizuar gjatë vitit 2020 të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet në shumën e përgjithshme më shumë se 2,000,000 (dy milionë) lekë dhe të gjithë individët të cilët janë të punësuar në më shumë së një punëdhënës edhe nëse realizojnë të ardhura bruto vjetore më pak se 2,000,000 (dy milionë) lekë për vitin 2020, kanë pasur detyrimin e plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës vjetore individuale të të ardhurave deri në datën 30 Prill 2021.

Me aktin normativ të mësipërm afati është shtyrë deri në datën 30 Qershor 2021.