Këshilli i Ministrave me Vendimin 169 datë 18.03.2022 vendosiPërcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit ata kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në një vit. Ky vendim u mor në mbështetje të ligjit “Për të huajt”, me propozimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të Ministrit të Brendshëm.

Shtetasit Ukrainas do të trajtohen me mbrojtje të perkohshme sipas kuadrit të plotë ligjor për azilin, duke u vleresuar rast pas rasti sipas nevojës.