Presidenti i Republikës me Dekretet nr. 12030, nr. 12031, nr. 12032 dhe nr. 12033, datë 19.03.2021 “Për emërimin e Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë” ka dekretuar emërimin e 4 gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, dhe konkretisht, z. Sokol Binaj, znj. Albana Boksi, z. Sandër Simoni dhe z. Klodian Kurushi.
Dekretet e Presidentit janë botuar në Fletoren Zyrtare nr. 45, datë 23.03.2021.
Gjykata e Lartë me këto emërime bëhet në total me 7 anëtarë dhe funksionale dhe eficente për shyqrtimin e shumë cështjeve që janë në pritje të shqyrtohen prej saj.