Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për “Përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit ata kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në një vit. Ky vendim u mor në mbështetje të ligjit “Për të huajt”, me propozimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të Ministrit të Brendshëm.

Shtetasit Amerikanë mund të rihyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat të ri deri në një vit, nëse kanë qëndruar më shumë se 90 ditë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Që nga 7 janari 2022, ndryshimet në ligjin e imigracionit në përpjekje për të përafruar ligjin Shqiptar me acquis të BE-së i panë qytetarët amerikanë të paaftë për të shijuar qëndrimin një vjeçar pa viza në vend.

Qytetarët e vendeve të tjera do të duhet të aplikojnë për leje qëndrimi dhe të paguajnë tarifa për të drejtën për të qëndruar dhe punuar në Shqipëri për më shumë se 30 ditë. Nder sa per qytetatet e Bashkimit Evropian, apikohet Marreveshja Shengen.