Bllokimi i Llogarive Bankare të Ortakëve dhe Administratorëve të Shoqërive Tregtare ne Shqiperi; Ndryshon përsëri Udhëzimi “Për Procedurat Tatimore”.
Problematika e shkaktuar nga këto ndryshime ka qënë pikërisht paragrafi 90.1, sipas të cilit përcaktohet bllokimi i llogarive bankare të aksionarit, ortakut dhe administratorit të shoqërisë nga administrata tatimore. Pikërisht vendosja e këtij përcaktimi i ka hapur rrugë abuzimit të tejskajshëm nga organet tatimore. Në nenin 16 të ligjit “ Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” sqarohen rastet kur i kalon përgjegjësia ortakut dhe administratorit. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionere kanë një personalitet juridik të ndarë nga ortakët, nuk mund të transferohet përgjegjësia e shoqërisë te ortakët,GKSD dhe aq më tepër te administratori, që është një i punësuar i shoqërisë ( me përjashtim të rasteve shteruese të përcaktuara në nenin 16 të ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”).
Personat e përcaktuar, Ortakët, Aksionarët dhe Administratorët mbajnë përgjegjësi personale ndaj palëve të treta, përfshirë këtu edhe autoritetet tatimore, vetëm nëse për këto shkelje ka një vendim gjyqësor të formës së prerë. Pikërisht kufizimi i përgjegjësisë së ortakëve është një nga parimet bazë të së drejtës tregtare qe i ka bërë këto ndryshime antikushtetuese dhe të kundraligjshme.
Ka ardhur pas 3 javësh reflektimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila me Udhëzimin nr. 45 datë 26.11.2020, ka korigjuar paligjshmërinë e mësipërme duke kushtëzuar bllokimin e llogarive bankare dhe transferimin e detyrimit tatimor tek Ortakët, Aksionarët dhe Administratorët, vetëm pasi të merret një vendim gjyqësor i formës së prerë që të justifikojë shkeljet ligjore të tyre sipas nenit 16 të ligjit “ Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.Më poshtë Udhëzimi nr. 45 datë 26.11.2020 Për disa shtesa dhe ndryshime në udhësimin nr. 24, datë 02.09.2008, “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, i cili është botuar në fletoren zyrate nr. 210 dhe ka hyrë në fuqi në datën 02.12.2020.
“ 1. Në pikën 90.1 bëhen këto ndryshime dhe shtesa: – Në paragrafin e katërmbëdhjetë, në fjalinë e dytë, pas shprehjes “Për këtë qëllim”, shtohet togfjalëshi “pasi merr vendimin e gjykatës së formës së prerë dhe në zbatim të nenit 99, të ligjit nr. 9920/2008, si dhe procedurave dhe afateve të parashikuara në paragrafin 99 të këtij udhëzimi”. – Paragrafi 15 shfuqizohet. 2. Në pikën 99.1, në paragrafin e parë, në fjalinë e fundit, shtohet togfjalëshi “dhe pasi të ketë një vendim gjyqësor të formës së prerë fillon marrjen e masave shtrënguese me bllokimin e llogarive dhe aktiveve të tjera”.