Këshilli i Ministrave ka ndryshuar pagën minimale në shkallë vendi me VKM nr. 158 datë 12.03.2022.
Nga 1 Prill 2022 paga minimale do të jetë 32’000 lekë në 30’000 lekë që është tani dhe është e detyrueshme të zbatohet nga cdo person fizik apo juridik, vendas ose i huaj dhe jepet për 174 orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës. Ndërsa paga bazë minimale orare përcaktohet në 183,9 lekë për orë pune.
Rritja e pagës minimale nga ana e qeverisë ishte parashikuar që të hynte në fuqi nga data 1 korrik i këtij viti por për shkak të rritjes së cmimeve të produkteve mesatarisht ne 20% ky ndryshim u afrua si vendim. Gjithashtu Kryeministri ka bërë me dije se paga minimale do rritet cdo vit e ambicia është që në fund të këtij mandati mos të ketë më pagë nën 40’000 lekë.