Ligji Nr. 49/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 49/2012, “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar”.
Ligji nr. 49/2021 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 71, datë 14.05.2021, dhe hyn në fuqi në datën 30.05.2021.
Ligji është konceptuar në mënyrë që të lehtësojë punën e gjyqtarëve të gjykatave administrative në harmoni me ndryshimet e kryera në Kodin e Procedurës Civile dhe Kodin e Procedurës Penale. Ndryshimet lidhen kryesisht me përbërjen e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe trupën gjykuese, paraqitjen dhe përmbajtjen e rekurseve, njësimin dhe ndryshimin e praktikës gjyqësore, si dhe vendimet e Kolegjit Administrativ ose Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Në mënyrë të përmbledhur disa nga ndryshimet janë si më poshtë:
Home Fitness: Best Online with Up to – 72% Discounts | Nencini Sport halotestin dosage bodybuilding tags: stretch marks | bluegym web shop – fitness and sports equipment
- Ndryshimi i përbërjes së trupave gjykuese
Është qartësuar përbërja e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, duke parashikuar gjykimin me 3 gjyqtarë (aktualisht duhen 5 gjyqtarë) për të gjitha çështjet, me përjashtim të:
-
- rekurseve të paraqitura kundër vendimeve të Gjykatës Administrative të Apelit që kanë shqyrtuar padi ndaj aktit nënligjor normativ;
- gjykimeve në seancë gjyqësore për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore, të cilat gjykohen me 5 gjyqtarë.
- Plotësimi i të metave të ankimit
Ndryshime të rëndësishme janë kryer edhe në drejtim të procedurës që ndiqet për plotësimin e të metave të ankimit nga pala ankuese. Më specifikisht, me ndryshimet e reja, plotësimi i të metave nuk do të kryhet vetëm nga gjyqtari i gjykatës administrative në shkallë të parë, por edhe nga relatori i çështjes në Gjykatën Administrative të Apelit, në rastet kur çmon se të metat nuk janë konstatuar nga gjykata më e ulët. Në të tilla rastesh, me vendim relatori njofton palën ankuese për plotësimin e të metave brenda 5 ditëve, duke e infomuar atë mbi pasojat ligjore në rast të mosplotësimit të të metave brenda këtij afati që konsitojnë në kthimin e ankimit. Kundër vendimit të relatorit për kthimin e ankimit, është parashikuar ushtrimi i rekursit të veçantë. Nëpërmjet këtyre parashikimeve, relatorit në Gjykatën Administrative të Apelit i jepet rol më i madh në procedurat e shqyrtimit të dosjes gjyqësore, sa i takon verifikimit të kushteve dhe kritereve për pranueshmërinë e ankimit. Po kështu, në kuadër të garantimit të parimit të aksesit në gjykatë, palës ankuese i jepet mundësia e plotësimit të të metave edhe në shkallën e dytë të gjykimit.
- Gjykimi në Gjykatën e Lartë
Ndonëse dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, në ligj janë vendosur parashikime në lidhje me përmbajtjen e rekursit, me qëllim qartësimin e procedurave që ndiqen në këtë drejtim.
- Po kështu, parashikohet që rekursi mund të hartohet sipas formatit të miratuar nga Keshilli i Gjykatës së Lartë. Ky parashikim është me karakter jodetyrues dhe synon lehtësimin e palës rekursuese për përgatitjen e rekursit për në Gjykatën e Lartë.
- Rekursi duhet të përmbaje jo vetëm shkaqet për të cilat kundërshtohet vendimi i dhënë (sikundër është procedura e deritanishme), por edhe argumentet që mbështesin pretendimin se ekzistojne shkaqet për rekurs sipas nenit 58 të ligjit.
- Depozitimi i rekursit
Ndryshime janë kryer edhe në drejtim të gjykatës kompetente ku do të depozitohet rekursi, duke ndryshuar parashikimin ligjor që përcaktonte depozitimin e rekursit në gjykatën administrative të shkallës së parë, dhe unifikimin e procedurës me atë të parashikuar në Kodin e Procedurës Civile. Me ligjin e ndryshuar, rekursi do të depozitohet në gjykatën administrative që ka dhënë vendimin e kundështuar, dhe kjo e fundit dërgon rekursin, së bashku me aktet që i bashkëlidhen atij, vendimin e gjyqtarit ose relatorit për pranimin e rekursit, aktet e komunikimit të rekursit, kundërrekursin, si dhe dosjen e gjykimit në Gjykatën e Lartë. Kur të metat e rekursit nuk janë konstatuar nga gjykata më e ulët, relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë me vendim njofton palën për të plotësuar të metat brenda 5 (pesë) ditëve. Kur të metat e rekursit nuk plotësohen brenda afatit, relatori, në dhomë këshillimi, vendos kthimin e rekursit. Kundër vendimit të relatorit të çështjes në Gjykatën e Lartë për kthimin e rekursit nuk lejohet ankim.
- Po kështu, duke mbajtur në konsideratë rëndësinë e akteve normative dhe gjykimin me përparësi të tyre, është parashikuar se afati për shqyrtimin e çështjeve nga Gjykata e Lartë, është 45 ditë kur rekursi është paraqitur ndaj një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit lidhur me gjykimin e aktit nënligjor normativ. Vendosja e një afati më të shkurtër në këtë rast, në dallim nga cështjet e tjera që shqyrtohen brenda 90 ditëve nga data e ardhjes së rekursit dhe akteve të tjera, rrit efektivitetin e gjykimit të rekurseve ndaj një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit lidhur me gjykimin e aktit nënligjor normativ.
- Shtesa të rëndësishme janë bërë edhe në drejtim të përcaktimit të rasteve se kur Gjykata e Lartë vendos kalimin e çështjes në seancë gjyqësore, të cilat konsistojnë si vijon:
-
- cështja paraqet rëndësi nga pikpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore;
- vlerësohet e nevojshme nga Kolegji Administrativ thirrja dhe dëgjimi i palëve për shkak të problematikës ose kompleksitetit të çështjes, sipas shkronjave “b” dhe “c” të nenit 58 të këtij ligji.
- Gjykimi për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore.
Janë kryer rregullime ligjore në lidhje me gjykimin për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, duke synuar që të qartësohet se autoritetet që mund të iniciojnë gjykimin për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore ështjanë Kolegji Administrativ dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë. Gjithashtu është përcaktuar qartë përbërja e trupës gjyqësore që shqyrton njësimin dhe ndryshimin e praktikës gjyqësore, e cila përbëhet nga Kolegji Administrativ me trup gjykues prej 5 gjyqtarësh, në të cilën marrin pjesë trupi gjykues që po gjykon rekursin dhe dy gjyqtarë të tjerë të caktuar me short. Ndërkohë që gjykimi për ndryshimin e praktikës gjyqësore të njësuar bëhet nga Kolegjet e Bashkuara. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë gjykojnë sipas rregullave të caktuara për kolegjin kur marrin pjesë jo më pak se 2/3 e të gjithë anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
- Kur Kolegji Administrativl ose Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosin njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, në vendim gjykata formulon edhe rregullin e së drejtës për çdo çështje të shtruar për zgjidhje në vendimin e ndërmjetëm të marrë gjatë gjykimit të çështjes. Në këtë rast, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare.
- Risi e këtij ligji është edhe parashikimi që për shkak të interesit që paraqet njësimi ose ndryshimi i praktikës gjyqësore, në këto gjykime, kur është rasti, Gjykata e Lartë mund të kërkojë mendim me shkrim nga Avokatura e Shtetit, si dhe nga persona juridikë pubilkë ose privatë që cmohet se kanë njohuri të posacme për çështjet ligjore të shtruara për njësim ose ndryshim të praktikës gjyqësore.
- Vendimet e Gjykatës së Lartë.
Po keshtu, paraqiten ndryshime të rëndësishme në nenin 63, ku parashikohen llojet e vendimeve të Gjykatës së Lartë, duke parashikuar si risi vendimmarrjen jo përfundimtare të mospranimit të rekursit të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë në seancë gjyqësore.
Një tjetër risi në vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë është edhe vendimi për ndryshimin e vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit dhe gjykatës administrative të shkallës së parë dhe zgjidhjen përfundimisht të çështjes kur zbatimi i ligjit procedural apo material nuk diktohet nga nevoja për rishqyrtimin dhe rivlerësimin e fakteve apo të provave të çështjes.
- Së fundmi, ligji rregullon edhe periudhën tranzitore, duke përcaktuar se përbërja e trupave gjykues si dhe procedura e gjykimit në Gjykatën e Lartë rregullohet sipas përcaktimeve të këtij ligji. Lidhur me rekurset që janë paraqitur në gjykatë, por ende nuk janë shqyrtuar, do të konsiderohen të pranueshëm nëse plotësojnë kushtet e ligjit në kohën e depozitimit të tyre.