• Ligji nr. 43/2021 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.Ligji nr. 45/2021 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 71, datë 14.05.2021.Ky ligj hyn në fuqi në datën 1 qershor 2021.

    Ndryshimet në Kodin Penal vijnë paralelisht me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale lidhur me kompetencën lëndore të Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Qëllimi i ndërmarrjes së nismës, lidhet me krijimin e kushteve të përshtatshme për ushtrimin e ndjekjes penale nga SPAK dhe Gjykatat e Posaçme, për ato vepra penale për të cilat pasoja janë të rënda. Veprat penale të parashikuara në nenet 244, 245/1, 258, dhe 259 të Kodit Penal, që lidhen me korrupsionin aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, si dhe shkelja e barazisë në tendera, propozohet të ndahen dy paragrafë të ndryshëm, duke u bazuar në vlerën e përfitimit të parregullt. Veprat penale të mësipërme janë riformuluar me qëllim zbatimin e drejtë nga ana e organeve proceduese, duke vendosur limite monetarë për cilësimin e këtyre veprave penale dhe, për rrjedhojë, duke përshtatur masën e dënimit, në varësi të rrethanave cilësuese përkatëse.

    Në bazë të ligjit të mësipërm janë bërë këto ndryshime:

    • Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

    Duke u ndalur konkretisht në ndryshimet e këtij ligji, neni 244 i Kodit ka pësuar ndryshim duke përcaktuar në paragrafin e parë se premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, deri në vlerën 500,000 Lek ose ekuivalencën në monedhë të huaj, personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën ose funksionin e tij, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në 1 vit.

    Nga ana tjetër, në paragrafin e dytë është parashikuar se kur përfitimi i parregullt i personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë, është mbi vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, vepra penale do të jetë e dënueshme me burgim nga 1 deri në 3 vjet. Pra, në këtë paragraf është kryer cilësimi i veprës penale, bazuar në masën e përfitimit të parregullt që ushtron funksionin publik, duke parashikuar masën e denimit deri në 3 vjet.

    • Cilësimi i veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”

    Ndryshim ka pësuar edhe neni 245/1 i Kodit që parashikon veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshem. Konkretisht, është kryer cilësimi i kësaj vepre penale, duke përcaktuar se premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i cfarëdo përfitimi të parregullt, deri në vlerën 50,000 Lek ose ekuivalencën në monedhe të huaj, për vete ose për persona të tjerë, personit  që premton ose siguron se është në gjendje të ushtrojë ndikim të paligjshem në kryerjen e detyres dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, shqiptare ose të huaj, pavarësisht nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në 1 vit. Ndërkohe, kur përfitimi i parregullt është mbi vlerën 50,000 ose ekuivalencen në monedhe të huaj, masa e denimit me burgim është nga 1 deri në 3 vjet.

    Në paragrafin e tretë parashikohet se kërkimi, marrja ose pranimi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i cfarëdo përfitimi të parregullt, deri në vlerën deri në 50,000 Lek ose ekuivalencen në monedhe të huaj, për veten e tij ose për persona të tjere, duke premtuar ose siguruar aftesinë për të ushtruar ndikim të paligjshem në kryerjen e detyres nga persona që ushtrojne funksione publike, shqiptare ose të huaj, pavarësisht nëse është kryer ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me burgim nga gjashte muaj deri në dy vjet. Se fundmi është parashikuar se kur përfitimi i parregullt, është mbi vlerën 50,000 lek, ose ekuivalencen në monedhë të huaj, masa e dënimit varion nga 2 deri në 4 vjet.

    • Është bërë cilësimi juridik i veprës penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike

    Edhe në nenin 258, janë vendosur limite në vlerë monetare lidhur me tenderin ose ankandin publik për të bërë cilësimin juridik të vepres penale. Me specifikisht, dispozita është ndare me dy paragrafe, duke përcaktuar në paragrafin e parë se kryerja nga personi i ngarkuar me funksione shtetërore apo në shërbim publik i veprimeve në kundërshtim me ligjet që rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera dhe ankande publike, për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, kur tenderi ose ankandi publik është deri në vlerën 800,000 lek ose ekuivalencen në monedhe të huaj, dënohet me burgim gjer në 1 vit.rast se kjo vepër penale kryhet me tender ose ankande publike me vlerë mbi 800,000 ose ekuivalencen në monedhe të huaj, dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet.

    • Vendosen limite me vlerë monetare në veprën penale Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

    Se fundmi, ka pësuar ndryshim edhe vepra penale e parashikuar në nenin 259 të Kodit, lidhur me korrupsionin pasiv të personave që ushtrojne funksione publike, duke përcaktuar në paragrafin e parë vlerën e përfitimit të parregullt deri në 50,000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj. Pra, kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i cdo lloj përfitimi të parregullt ose i nje premtimi të tille, deri në kete vlerë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer nje veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet. Ndërkohë në paragrafin e dytë, përcaktohet se kur përfitimi i parregullt, ose premtimi i një përfitimi të tillë, është mbi vlerën 50,000 lek, ose ekuivalencën në monedhe të huaj, kjo vepër penale dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

    Me amendimet që janë kryer në dispozitat e mësipërme, ligjvënësi ka kryer ndryshimet përkatëse edhe në nenin 75/a të Kodit të Procedures Penale, duke parashikuar kompetencen lëndore të gjykatave të posacme vetëm për gjykimin e veprave penale në nenet 244 paragrafi 2, 245/1 paragrafet 2 dhe 4, 258 paragrafi 2 dhe 259 paragrafi 2 të Kodit Penal.