Ligji Nr. 44/2021 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116. datë 29/3/1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ligji nr. 44/2021 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 71, datë 14.05.2021, dhe hyn në fuqi në datën 30.05.2021.

Ligji ka për qëllim rritjen e eficencës dhe efektshmërisë në sistemin e drejtësisë nëpërmjet rregullimeve proçeduriale si ato për shqyrtimin e ankimeve lidhur me vendimet për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, vendimet mbi kompetencën për gjykimin e mosmarrëveshjes, zhvillimin e proceseve gjyqësore në mënyrë efikase dhe sa më të shkurtër, shqyrtimin e rekurseve, gjykimet për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, procedimet paragjykimore, etj. Në mënyrë të përmbledhur disa nga ndryshimet janë si më poshtë:

Fitness Caltanissetta – Revolution life association… arimidex on cycle 6 artificial chest movements & step three fitness to buy nicely toned – australiaofthings

  • Ndryshimi i përbërjes së trupave gjykuese

Ligji parashikon që gjykata e apelit shqyrton me një gjyqtar të vetëm (aktualisht duhen tre gjyqtarë) ankimet:

    1. kundër vendimeve për paditë me vlerë deri në njëzet fishin e pagës minimale në shkallë vendi (600,000 lekë), që rrjedhin nga marrëdhënie kontraktore;
    2. ankimin e veçantë kundër vendimit të refuzimit të kërkesës për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit;
    3. ankimet e veçanta kundër vendimit të gjykatës që ka shqyrtuar kundërshtimin e veprimeve të përmbaruesit gjyqësor.
  • Gjithashtu parashikohet edhe se për njësimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë gjykon në kolegj me trup gjykues të përbërë nga pesë gjyqtarë.
  • Ndryshimet lidhur me çështjet që mund të shkojnë drejtpërdrejtë në Gjykatën e Lartë (ulet ngarkesa e panevojshme e Gjykatës së Lartë).

Kundër vendimeve të gjykatave që kanë vendosur nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor mund të ushtrohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë, ndërsa ndaj vendimeve të gjykatave që vendosin se çështjet bëjnë pjesë në juridiksionin gjyqësor, apo ndaj vendimeve të gjykatave mbi kompetencën për gjykimin e mosmarrëveshjes, lejohet ankim bashkë me vendimin përfundimtar ose jopërfundimtar.

  • Kërkesat për përjashtimin e gjyqtarëve

Ligji parashikon ndryshime në rregullat për shqyrtimin e kërkesës së përjashtimit të gjyqtarit të gjykatës së apelit dhe të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Konkretisht, për kërkesën e përjashtimit të gjyqtarit të gjykatës së apelit dhe gjyqtarit të Gjykatës së Lartë vendos një gjyqtar tjetër i kësaj gjykate, i ndryshëm nga gjyqtarët e trupit gjykues të cilit i përket gjyqtari që kërkohet të përjashtohet. Vendimi është i formës së prerë. Ndërkohë që procedura e deritanishme parashikon se  për kërkesën e përjashtimit të gjyqtarit të gjykatës së apelit dhe gjyqtarit të Gjykatës së Lartë vendos një trup gjykues prej 3 gjyqtarësh i po asaj gjykate.

  • Paditë me vlera të vogla

Ligji ka parashikuar ndryshimin e shumës së padive që shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar. Kështu, aktualisht, paditë deri në 150.000 lekë që rrjedhin nga marrëdhënie kontraktore shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar nga gjykata. Me ndryshimet e reja kjo shumë rritet në 20 fishin e pagës minimale në shkallë vendi (600,000 lekë). Nëpërmjet këtij ndryshimi, përshpejtohet shqyrtimi i një numri të konsiderueshëm çështjesh në shkallë të parë dhe në nivel apeli.

  • Ndryshimet në gjykimin në nivel apeli

Janë parashikuar ndryshime në nenin 465/a të Kodit, duke përcaktuar se gjykata, në dhomë këshillimi, për ato çështje që gjykohen në dhomë këshillimi vendos kalimin e çështjes në seancë gjyqësore në apel, me praninë e palëve, në rast se çmon se debati gjyqësor është i nevojshëm:

    1. për të vlerësuar nëse duhen marrë apo pranuar fakte ose prova të reja; ose
    2. kur vë në diskutim cështje të faktit ose të ligjit, për të cilat palët nuk kanë paraqitur më parë mendimin e tyre.
  • Rregullimi i cështjes së mbivendosjes së kompetencës midis Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë, lidhur me pezullimin e ekzekutimit të vendimit.

Ligji parashikon shfuqizimin e paragrafit të dytë të nenit 469 të Kodit duke ja lënë kështu kompetencën e pezullimit të ekzekutimit të vendimit Gjykatës së Lartë sipas nenit 479 të Kodit.

  • Ndryshimi i procedurës së gjykimit në Gjykatën e Lartë

Ligji përcakton ndryshim tërësor të procedurës së gjykimit në Gjykatën e Lartë duke e kaluar gjykimin, kryesisht në dhomë këshillimi, dhe në raste përjashtimore, në seancë publike.

  • Kur Gjykata e Lartë vë në themel të vendimit çështje ligjore të cilat merren parasysh kryesisht dhe palët nuk i kane debatuar më parë, atëhere duhet të urdhërohet njofimi i palëve, duke iu caktuar atyre një afat për depozitimin në sekretari të parashtresave mbi atë çështje të së drejtës dhe më pas të procedohet me shqyrtimin e çështjes. Njoftimi në këto raste kryhet sipas rregullave të përgjithshme. Ky parashikim i jep mundesi palëve që të debatojnë dhe të mbrohen para se të gjykohen në mënyrë që të mos vihen para efektit surprizë të vendimit përfundimtar apo jopërfundimtar.
  • Po kështu, parashikohet që rekursi mund të hartohet sipas formatit të miratuar nga Keshilli i Gjykatës së Lartë. Ky parashikim është me karakter jodetyrues dhe synon lehtësimin e palës rekursuese për përgatitjen e rekursit për në Gjykatën e Lartë.
  • Rekursi duhet të përmbaje jo vetëm shkaqet për të cilat kundërshtohet vendimi i dhënë (sikundër është procedura e deritanishme), por edhe argumentet që mbështesin pretendimin se ekzistojne shkaqet për rekurs sipas nenit 472 të Kodit.
  • Procedura e depozitimit të rekursit dhe plotësimi i të metave.

Janë kryer një sërë rregullimesh në lidhje me procedurën e depozitimit të rekursit, duke mbajtur në konsideratë edhe çështjen e plotësimit të të metave të rekursit në Gjykatën e Lartë, e cila tradicionalisht ka qënë e paqartë, qoftë për Kolegjin Civil ashtu edhe Administrativ. Kjo paqartësi ka sjellë shumë herë edhe shfuqizimin e vendimit të mospranimit të rekursit nga Gjykata Kushtetuese, duke sjellë në vëmendje se është cënuar aksesi në gjykatë dhe e drejta e mjetit efektiv të ankimit për arsyen se as gjykata e faktit dhe as Gjykata e Lartë nuk ka njoftuar më parë palën për të metën e rekursit me qëllim që kjo e fundit të kishte mundësinë të rregullonte të metat dhe gjykimi të zhvillohej normalisht.

Në kushtet kur, pranueshmërine e apelit dhe të rekursit në gjykatën e shkallës së parë, ligji për gjykimin administrativ ia ka besuar gjyqtarit të vetëm të gjykatës së shkallës së parë, është  vlerësuar se i njëjti kontroll ti besohet edhe gjyqtarit të vetëm relator të Gjykatës së Lartë, duke parashikuar se, kur të metat e rekursit nuk janë konstatuar nga gjykata më e ulët, relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë me vendim njofton palën për të plotësuar të metat brenda 5 (pesë) ditëve. Kur të metat e rekursit nuk plotësohen brenda afatit, relatori, në dhomë këshillimi, vendos kthimin e rekursit. Këto ndryshime në nenin 476 të Kodit do të mundësojnë Gjykatën e Lartë të jetë më operative në gjykim dhe në sharkimin e ngarkesës së çështjeve që nuk duhet të vijnë në juridiksionin e saj.

  • Ligji ka ndryshuar edhe nenin 482 të Kodit, lidhur me shqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Lartë, duke synuar efektivitetin në shqyrtimin e dosjeve gjyqësore në këtë gjykatë. Po kështu janë vendosur parashikime të rëndësishme lidhur me përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes për shkaqe vecanërisht të rënda dhe të motivuara, kur kjo nuk vjen në kundërshtim me ligjin.
  • Shtesa të rëndësishme janë bërë edhe në drejtim të përcaktimit të rasteve se kur Gjykata e Lartë vendos kalimin e çështjes në seancë gjyqësore, të cilat konsistojnë si vijon:
    1. cështja paraqet rëndësi nga pikpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore;
    2. vlerësohet e nevojshme nga Kolegji Civil thirrja dhe dëgjimi i palëve për shkak të problematikës ose kompleksitetit të çështjes, sipas shkronjave “b” dhe “c” të nenit 472, si dhe paragrafit të dytë të nenit 473/a të këtij Kodi.
  • Gjykimi për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore.

Janë kryer rregullime ligjore në lidhje me gjykimin për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, duke synuar që të qartësohet se autoritetet që mund të iniciojnë gjykimin për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore ështjanë  Kolegji Civil dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë. Gjithashtu është përcaktuar qartë përbërja e trupës gjyqësore që shqyrton njësimin dhe ndryshimin e praktikës gjyqësore, e cila përbëhet nga Kolegji Civil me trup gjykues prej 5 gjyqtarësh, në të cilën marrin pjesë trupi gjykues që po gjykon rekursin dhe dy gjyqtarë të tjerë të caktuar me short. Ndërkohë që gjykimi për ndryshimin e praktikës gjyqësore të njësuar bëhet nga Kolegjet e Bashkuara. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë gjykojnë sipas rregullave të caktuara për kolegjin kur marrin pjesë jo më pak se 2/3 e të gjithë anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

  • Kur Kolegji Civil ose Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosin njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, në vendim gjykata formulon edhe rregullin e së drejtës për çdo çështje të shtruar për zgjidhje në vendimin e ndërmjetëm të marrë gjatë gjykimit të çështjes. Në këtë rast, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare.
  • Risi e këtij ligji është edhe parashikimi që për shkak të interesit që paraqet njësimi ose ndryshimi i praktikës gjyqësore, në këto gjykime, kur është rasti, Gjykata e Lartë mund të kërkojë mendim me shkrim nga Avokatura e Shtetit, si dhe nga persona juridikë pubilkë ose privatë që cmohet se kanë njohuri të posacme për çështjet ligjore të shtruara për njësim ose ndryshim të praktikës gjyqësore.
  • Procedimet paragjykimore.

Me shumë interes paraqitet edhe sanksionimi i procedimeve paragjykimore në Gjykatën e Lartë, duke parashikuar se nëse Kolegji Civil ose Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, gjatë shqyrtimit të çështjes, në dhomë këshillimi ose në seancë gjyqësore, vendosin t’i drejtohen Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut ose gjykatave të tjera ndërkombetare, sipas detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërise, vendosin pezullimin e shqyrtimit të çështjes. Vendimi i pezullimit zgjat deri në marrjen e vendimit nga gjykata ndërkombëtare.

  • Vendimet e Gjykatës së Lartë.

Po keshtu, paraqiten ndryshime të rëndësishme në nenin 485, ku parashikohen llojet e vendimeve të Gjykatës së Lartë, duke parashikuar si risi vendimmarrjen jo përfundimtare të mospranimit të rekursit të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë në seancë gjyqësore.

Një tjetër risi në vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë është edhe vendimi për ndryshimin e vendimit të shkallës së parë dhe të vendimit të gjykatës së apelit dhe zgjidhjen përfundimisht të çështjes kur zbatimi i ligjit procedural apo material nuk diktohet nga nevoja për rishqyrtimin dhe rivlerësimin e fakteve apo të provave të çështjes.

  • Një ndryshim i rëndësishëm praktik është edhe parashikimi i njoftimit të vendimeve të Gjykatës së Lartë brenda 3 ditëve nga marrja e vendimit, pasi tradicionalisht vendimet e Gjykatës së Lartë nuk janë njoftuar, duke u krijuar kështu edhe problematika e madhe kushtetuese dhe ligjore e pasigurisë së përcaktimit të momentit ligjor të nisjes së afatit të ankimit individual kushtetues.
  • Heqja dorë nga rekursi.

Ndryshimet në nenin 490 të Kodit, kanë parashikuar se pala mund të heqë dorë nga rekursi derisa Kolegji Civil apo Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë nuk janë tërhequr për vendim, në ndryshim nga parashikimi ligjor i tanishëm i cili përcakton se rekursi mund të tërhiqet derisa nuk është filluar relatimi në seancë gjyqësore.

  • Ndryshohen rregullat në lidhje me rigjykimin.

Është parashikuar se Gjykata e Lartë, kur dërgon cështjen për rigjykim, në vendim përcakton se cila pjesë e vendimit ose gjykimit të faktit prishet dhe për cilën pjesë të mosmarrëveshjes duhet të zhvillohet rigjykimi. Rigjykimi i cështjes pas prishjes së vendimit kufizohet vetëm në shkaqet e prishjes së vendimit, qoftë për cështje të faktit apo për cështje të ligjit. Pjesët e pacënuara të vendimit apo gjykimit nga gjykata më e lartë nuk rishqyrtohen. Në ndryshim nga dispozita e tanishme e cila tradicionalisht nuk është kuptuar apo nuk është zbatuar drejtë, pasi pasi gjykatat pas prishjes dhe kthimit për rigjykim e shqyrton nga e para gjykimin, duke lejuar kështu ndryshimin e objektit të padisë apo shkakut ligjor, ndryshimin e ndërgjyqësisë apo duke përsëritur plotësisht shqyrtimin gjyqësor edhe për çështjet të cilat në gjykim apo vendim nuk janë cënuar nga gjykata më e lartë.

  • Është rregulluar edhe çështja e shqyrtimit të ankimeve kundër veprimeve ose refuzimit të përmbaruesit gjyqësor, duke parashikuar shqyrtimin e tyre nga një gjyqtar i vetëm, gjatë gjithë fazës së ekzekutimit të detyrueshëm të titullit ekzekutiv kur veprimet ose refuzimi i përmbaruesit gjyqësor lidhet me të njëjtin titull ekzekutiv.
  • Së fundmi, ligji rregullon edhe periudhën tranzitore, duke përcaktuar se përbërja e trupave gjykues si dhe procedura e gjykimit në Gjykatën e Lartë rregullohet sipas përcaktimeve të këtij ligji. Lidhur me rekurset që janë paraqitur në gjykatë, por ende nuk janë shqyrtuar, do të konsiderohen të pranueshëm nëse plotësojnë kushtet e ligjit në kohën e depozitimit të tyre.