Me ligjin nr.10/2022 botuar në Fletoren Zyrtare nr. 29. më 22.02.2022, janë bërë ndryshime dhe shtesa përsa i përket ligjit nr. 9863, datë 28.01.2008, “Për ushqimin”.
Tashmë me ndryshimet e reja jo detyrimisht inspektorët për kontrollin e produkteve me origjinë shtazore duhet të jenë veteriner.
Procedurat e inspetimit dhe marrja e mostrave per ekzaminim dhe analiza në kufi kryhen pasi inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë ne Pikat e Inspetimit Kufitar, jep miratimin dhe çmon se duhet te kryhet, ndryshe nga sa parashkohej ne dispozitat e shfuqizuar ku inspetimi duhet te bëhej në përputhje me Planin Kombëtar të Inspetimit.
Kur ka marrëveshje ndërkombëtare midis dy vendeve për import zbatohen marrëveshjet të parashikuara dhe jo procedura sipër përmendur. Kjo vlen si për importin e ushqimit edhe importin e ushqimit për kafshë.