Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1025, datë 16.12.2020 “Për caktimin e pagës minimale në shkallë vendi”.
Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi Vendimin nr. 1025, datë 16.12.2020 “Për caktimin e pagës minimale në shkallë vendi”. Ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 223, datë 21.12.2020, dhe ka hyrë në fuqi në po këtë datë, ndërkohë që i shtrin efektet nga data 1 Janar 2021.
Ky vendim ka shfuqizuar vendimin e mëparshëm të Këshillit të Ministrave nr. 809, datë 26.12.2018, sipas të cilit paga bazë minimale mujore e detyrueshme për cdo person ishte 26,000 lekë.
Në këto kushte nga data 01.01.2021 paga minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyueshme të zbatohet për cdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj do të jetë 30,000 (tridhjet mijë) lekë.