Këshilli i Ministrave me vendimin Nr. 450, datë 29.06.2022 miratoi formën dhe përmbajtjen e lejeve të qëndrimit për të huajt.

Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar një format standard i aprovimit për qëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë, zbatohet formati i parashikuar në marrëveshjen qeveritare.

Vendimit të Këshillit të Ministrave i janë bashkangjitur aneks 1 dhe aneks 2.  Aneksi 1 rregullon elementët e sigurisë së lejeve të qëndrimit për të huajt, si përshkrimi i kartës i cili përfshin të dhënat biometrike të mbartësit dhe Elementët e sigurisë së kartës ku përfshihen: materiali, teknika e printimit, mbrojtja kundër kopjimit dhe teknika e personalizimit.

Në aneksin 2 përshkruhet forma dhe modeli i lejeve të qëndrimit për të huajt.

Për më shumë informacion klikoni në linkun mëposhte:

http://qbz.gov.al/eli/vendim/2022/06/29/450