Nësë shquheni për aktivitetin tuaj shkencor, artistik, kulturor, arsimor apo sportiv dhe dëshironi që gëzoni shtetësinë shqiptare, mundësitë tashmë janë të mëdha, dhe kjo dëshirë mund të realizohet.

Në zbatim të ligjit nr. 113/2020 “Për Shtetësinë” neni 9 i tij, Këshilli Ministrave ne muajt Mars dhe Prill të vitit 2022 ka miratuar dy vendime të rëndësishme për fitimin e shtetësisë nga të huajt kur Shteti Shqiptar ka interes në fushën e kulturës, artit, arsimit, shkencës dhe sportit.

Në këto dy vendime përcaktohen kriteret që duhet të plotësohen, dokumentacioni i nevojshëm si dhe hapat procedural, që do të ndiqen nga i interesuari dhe Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë (AHPVSH) në varësi të Ministrisë së Brendshme, për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për fitimin e shtetësisë shqiptare nga shtetas të huaj të cilët kontribuojnë në këto fusha.

Angazhimi i Shtetit Shqiptar është që të përcaktojë edhe kriteret e fitimit të shtetësisë për ata individë tek të cilët shteti Shqiptar do të ketë interes dhe që kanë kontribute në fushën e ekonomisë.

Dhënia rrugë e këtyre procedurave për përfitimin e shtetësisë është një mundësi e mirë për të gjithë ata të huaj të cilët e shohin Shqiperinë si një potencial për të përmbushur interesat dhe aspiratat e tyre.

Shehu & Parners është familjar dhe i njohur plotëisht me këto praktika. Gjithashtu ka një eksperiencë të gjatë si administrative dhe gjyqësore në problematikat që lihen me shtetësinë dhe të drejtat e të huajve.

Ne do të ishim të lumtur të këshillojmë dhe përfaqësojmë të gjithë ata individë që spikasin në fushat e përmendura më sipër të cilët duan të jenë shtetas Shqipëtar.