Akt Normativ Nr. 9, datë 22.03.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET” a.ş. për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër covid-19 (vero cell) coronavac, të krijuar nga SINOVAC LIFE SCIENCE CO LTD, dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”.
Akti Normati Nr. 9, datë 22.03.2021 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 45, datë 23.03.2021, dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.
Akti i mësipërm ka si qëllim miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe Distributorit të Autorizuar për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër Covid-19 të prodhuar në Kinë. Kjo marrëveshje për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Distributori i Autorizuar nuk do të publikohet dhe cdo institucion i përfshirë në këtë marrëveshje ka detyrimin të mos bëjë publike marrëveshjen bashkelidhur.Efektet financiare, që rrjedhin nga kjo marrëveshje, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.
Me Aktin Normativ nr. 10, datë 24.03.2021, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 45, datë 25.03.2021 është miratuar marrëveshja e nënshkruar.
Me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 174, datë 24.03.2021, është vendosur që Instituti i Shëndetit Publik të paguajë dozat e vaksinave anti Covid-19, sipas kushteve të përcaktuar në marrëveshje në shumën 10,000,000 USD (dhjetë milionë).