Ligji Nr. 31/2021 Për ratifikimin e marrëveshjes së partneritetit, tregëtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut”.

Ligji Nr.31/2021 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 43, datë 18.03.2021, dhe ka hyrë në fuqi në datën 03.04.2021.

Duke qënë se Marrëveshja e Stabilizim –Asocimit midis Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve Anëtare të tyre, nga njëra ana, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër e nënshkruar në Luksemburg, më 12 qershor 2006 do të pushojë së zbatuari për Mbretërinë e Bashkuar, palët kanë ratifikuar këtë Marrëveshje që ka si synim të ruajë marrëdhëniet midis palëve të krijuara nga Marrëveshja BE-Shqipëri.

Në vecanti, palët kanë rënë dakord të ruajnë kushtet preferenciale në lidhje me tregtinë midis Palëve, që rrjedh nga Marrëveshja BE-Shqipëri dhe të sigurojnë një platformë për liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë ndërmjet Palëve. Palët kanë krijuar një bashkëpunim dhe një zonë të tregtisë të lirë të mallrave dhe rregullave shoqëruese, në përputhje me këtë marrëveshje dhe afirmojnë objektivate e Marrëveshjes BE-Shqipëri.