Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 209, datë 29.03.2021 Për miratimin marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.

Vendimi i Këshillit të Minsitrave Nr. 209, datë 29.03.2021 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 49, datë 29.03.2021, dhe ka hyrë në fuqi me botimin në fletoren zyrtare.

Sipas marrëveshjes së mësipërme palët njohin në mënyrë të ndërsjelltë, për qëllime konvertimi, lejet e drejtimit jo të përkohshme dhe brenda afatit të vlefshmërisë, që janë lëshuar nga Autoritetet kompetente të Palës tjetër, në favor të titullarëve të lejeve të drejtimit që marrin rezidencën në territorin e tyre. Palët nuk i njohin lejet e drejtimit të përkohshme dhe nuk mund të lëshojnë, për konvertim, leje drejtimi të përkohshme.

Titullari i lejes së drejtimit të lëshuar nga Autoritetet e njërës prej Palëve, i cili vendos rezidencën në territorin e Palës tjetër, mund të konvertojë lejën e tij të drejtimit pa qënë nevoja të kryejë prova teorike dhe praktike.