Akt Normativ Nr. 11, datë 25.03.2021 Për një ndryshim në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”.

Akti Normati Nr. 11, datë 25.03.2021 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 48, datë 26.03.2021, dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Në ligjin nr. 8952/2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” neni 9/2 ndryshohet si më poshtë:

“Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021.”.