Av Isuf Shehu: Reforma në Drejtësi preu gjymtyrët e sistemit


Nëse Gjykatat  simbolizojnë gjymtyrët e drejtësisë dhe themelet në të cilat ajo ngrihet, për juristët, Reforma në Drejtësi i ka prerë ato. Gjykata e Lartë, shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor e cila njehson praktikat dhe standardet në raport me ligjin, tashmë nuk funksionon, duke ju bashkuar asaj Kushtetuese.

Për avokatin Isuf Shehu, Reforma në Drejtësi ka prerë gjymtyrët e sistemit por nga ana tjetër nuk mund të themi se është e dështuar. 31 mijë e 400 dosje presin të shqyrtohen në këtë gjykatë, ndërsa çdo ditë regjistrohen kërkesa për gjykim.

Shehu shprehet se institucionet duhet të jenë gati për të bërë zëvendësimin e prokuroreve dhe gjyqtarëve, që të mos humbasë kohë. Data e fundit kur Gjykata e Lartë ka funksionuar ishte 23 prilli. Aktualisht ajo nuk funksionon, pasi njëri prej tre anëtarëve të mbetur, Edmond Islamaj, u shkarkua nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Lini koment

Shehu and Partners

Qëllimi i Firmës është një; të bëhemi pikë referimi për shërbimet më të mira të konsulencës në Shqipëri.

Na kontaktoni

Tweets

  • Shehu and Partners
    👏🏻👏🏻👏🏻nje dite e madhe per Shqiperine, per te dyten here me histori por kete here ne vullnet te plote instaluam diktaturen. 17 Maj, 2020 10:42 pm
  • Shehu and Partners
    Ne kete shkrim synojme tju japim nje panorame te qarte se cilat jane zgjidhjet qe ofron Qeveria, ne raport me zgjid… https://t.co/6Gm1yVw32x 16 Maj, 2020 4:51 am