{"id":8178,"date":"2020-04-16T10:00:39","date_gmt":"2020-04-16T10:00:39","guid":{"rendered":"http:\/\/digitallaw-data.thememountdemo.com\/?p=8178"},"modified":"2020-12-26T16:29:42","modified_gmt":"2020-12-26T16:29:42","slug":"fasonerite-punojne-ndersa-gjyqesori-pezullohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shp.al\/en\/fasonerite-punojne-ndersa-gjyqesori-pezullohet\/","title":{"rendered":"Fasonerit\u00eb punojn\u00eb nd\u00ebrsa Gjyq\u00ebsori pezullohet"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\"><strong>Nga:<br \/>\n<\/strong><strong>Avokat Isuf Shehu<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb K\u00ebshilli Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor vendosi m\u00eb dat\u00eb 6 Prill pa asnj\u00eb hezitim t\u00eb pezulloj\u00eb plot\u00ebsisht veprimtarin\u00eb e t\u00eb gjitha Gjykatave t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Nuk isht\u00eb nj\u00eb vendim i papritur pasi pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb vet\u00eb se KLGJ t\u00eb shprehej, K\u00ebshilli i Ministrave nxorri aktin normatv q\u00eb shtynt\u00eb afatin e pezullimit t\u00eb vepritaris\u00eb s\u00eb gjykatave. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket si dicka e drejt\u00eb, por n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb veprim apo vendim i justifikuar nga rreziku q\u00eb i shkatohet popullat\u00ebs nga infektimi me virusin Covid-19. Ky deduksion, del nga disa premisave dhe argumentave krejt\u00ebsisht t\u00eb njohura nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Veprimtaria e gjykatave t\u00eb faktit, sic jan\u00eb ato t\u00eb rretheve dhe t\u00eb apelit dhe gjykata e ligjit sic \u00ebsht\u00eb Gjykata e Lart\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri dhe n\u00eb kuptimin praktik dhe literal ushtrim t\u00eb pushtetit gjyq\u00ebsor. Gjykimi i c\u00ebshtjeve, vler\u00ebsimi paraprak i veprimeve t\u00eb organeve publike dhe prokuroris\u00eb, vler\u00ebsimi i hetimeve n\u00eb zbatim t\u00eb garancive procedurale dhe mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe mbi t\u00eb gjitha dh\u00ebnia e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet vendimeve nuk jan\u00eb thjesht veprime mekanike te aparatit shteteror. Dh\u00ebnia dhe marrja e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, p\u00ebrvec t\u00eb tjerave, sic mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia sociale dhe komunitare, vet\u00ebrealizimi dhe progresi kolektiv, \u00ebsht\u00eb shprehja m\u00eb e past\u00ebr dhe e thjesht\u00eb e vet\u00ebdijes dhe ndergjegjes s\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsie e cila arriti kulmin kur shpiku shtetin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhe, nuk ka diskutim qe shpikja m\u00eb e madhe njer\u00ebzimit \u00ebsht\u00eb shteti. Atij, ne cdo faz\u00eb dhe moment historik, nga njeriu i shpell\u00ebs deri m\u00eb sot ne skajin me te larget e revolucionit industrial, gj\u00ebja kryesore q\u00eb i k\u00ebrkohet, eshte t\u2019u jap\u00eb njer\u00ebzve drejt\u00ebsi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak nisur nga rrethanat, natyrsh\u00ebm lind pyetja a po jepet drejt\u00ebsi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend!? Pergjigjen e k\u00ebsaj pyetje mund ta jap\u00eb kushdo edhe nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i shkoll\u00ebs s\u00eb mesme; Duksh\u00ebm q\u00eb jo, gjykatat jan\u00eb t\u00eb mbyllura p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb shkatuar nga Covid19! Por kjo pyetje prodhon nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje kleck\u00eb; a duhet, q\u00eb n\u00eb gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi dhe n\u00eb kushtetet e nj\u00eb pandemie, t\u00eb jepej &nbsp;drejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend!?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kushtetuta, n\u00eb rastet kur K\u00ebshilli Ministrave shpall gjendjen e fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore sic \u00ebsht\u00eb pandemia e Covid19, ka t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb se cilat jan\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kuzohen, privohen apo derogohen. E drejta p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor referuar Kushtet\u00ebs dhe me konkretisht nenit 175 paragrafi dyt\u00eb, nuk identifikohet si nj\u00eb nga t\u00eb drejtat q\u00eb mund t\u00eb kufizohet, privohet apo derogohet. Kjo e drejt\u00eb ashtu si t\u00eb drejtat e tjera vetjake nuk \u00ebsht\u00eb abstrakte apo deklarative e cila konfirmon shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. Ajo konkretizohet dhe p\u00ebrmbushet n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs dhe veprimtris\u00eb s\u00eb gjykatave. Pa q\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb gjykatat nuk kemi proces dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk mundet as t\u00eb pretendojm\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb proces t\u00eb rregull ligjor. Si rrjedhim, pezullimi apo nd\u00ebrprerja e pun\u00ebs s\u00eb gjykatave t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve drejtp\u00ebrdrejt\u00eb kupton kufizim t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregull ligjor.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por Gjykatat nuk jane thjesht\u00eb Organ\u00eb Kushtetutese, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyr\u00eb ato p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pushtetin e tret\u00eb, at\u00eb gjyq\u00ebsor. Bazuar n\u00eb nenin 7 t\u00eb Kushtetut\u00ebs pushtetet jan\u00eb tre, Legjislativi, Ekzekutivi dhe Gjyqesori t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrvec se jan\u00eb t\u00eb balacuar jan\u00eb edhe t\u00eb ndar\u00eb. Por, balancimi dhe ndarja nuk mund t\u00eb konceptohet n\u00ebse nj\u00ebri prejt tyre, kushdo qoft\u00eb nuk vepron apo kur veprimtaria e organeve q\u00eb e ushtrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pushtet sic \u00ebsht\u00eb rasti i gjykatave pezullohet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb akti normativ, apo vendim t\u00eb Keshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor. Kjo tregon q\u00eb jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb shkelur Kushtetuta por jan\u00eb shkelur parimet mbi t\u00eb cilat ngrihet i gjith\u00eb sistemi qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pra, duket qart\u00eb nga argumentet dhe faktet q\u00eb si akti normativ dhe vendimi i KLGj p\u00ebr pezullimin e veprimtarise se gjykatave nuk mb\u00ebshteten n\u00eb Kushtetut\u00eb p\u00ebrvec k\u00ebsaj bien ndesh me t\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Megjithat\u00eb, diskutimi kushtetues i masave dhe veprimeve t\u00eb nd\u00ebrmarra nga KLGJ dhe Ekzekutimi \u00ebsht\u00eb disi inkoheret n\u00eb kushtet kur nevojat dhe shqetesimet q\u00eb ka shoqeria, jo vet\u00ebm k\u00ebtu por kudo, jan\u00eb t\u00eb karakterit jetik, bazik, krejt\u00ebsisht fiziologjike te cilat qendrojne ne shtratin e piramides se Maslow. Pavar\u00ebsisht gjendjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme e cila prodhon paranoj\u00eb kolektive dhe na b\u00ebn t\u00eb justifikojm\u00eb gjithcka, me t\u00eb drejt\u00eb lind pyetja, duke anashkaluar diskutimin kushtetues, a ka nj\u00eb analiz\u00eb, nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb karakterit tekniko shkencor p\u00ebr parandalimin e shp\u00ebrhapjes s\u00eb Covid19 mbi t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb jet\u00eb bazuar si Ekzekutivi ashtu edhe KLGj p\u00ebr mbylljen e gjykatave!? Gjithashtu, a jan\u00eb vleresuar t\u00eb gjitha opsionet p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhjen e k\u00ebtij problemi q\u00eb nuk dihet sesa do t\u00eb zgjas\u00eb? Duhet theksuar se, s\u00eb pari, p\u00ebr cfar\u00ebdo vendimarrje do t\u00eb isht\u00eb jo vet\u00ebm e moralshme dhe e ligjshme por edhe e logjikshme t\u00eb mb\u00ebshtetej n\u00eb studime apo vler\u00ebsime q\u00eb do t\u00eb bazoheshin n\u00eb eksperienc\u00eb. P\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb mir\u00eb shum\u00eb vende kan\u00eb fituar eksperienc\u00eb dhe si rrjedhim kan\u00eb nd\u00ebtuar edhe strategji komb\u00ebtare p\u00ebr shkak se n\u00eb nj\u00eb t\u00eb shkuar t\u00eb af\u00ebrme jan\u00eb prekur nga epidemi si gripi pulave, gripi d\u00ebrrit, sars-i, mers-i apo ebola. Vler\u00ebsimi i eksperienc\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre vendeve n\u00eb konteksitin e realitetit dhe mjedisit shqiptar do t\u00eb isht\u00eb gjeja e duhur dhe e drejt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bazuar vendimarjen n\u00ebse duhet apo jo t\u00eb pezullohej puna e gjykatave. S\u00eb dyti, vendimarrja e Ekzekutivit dhe KLGj duhet t\u00eb pasonte inspektimin e ekspert\u00ebve virolog dhe epidemiolog t\u00eb t\u00eb gjitha godinave dhe mjediseve t\u00eb gjykatave. Gj\u00eb e cila gjithashtu ka munguar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb si vendimi i Ekzekutivit dhe i KLGj p\u00ebr pezullimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb gjykatave nuk bazohet n\u00eb ekspertiz\u00eb apo n\u00eb ndonj\u00eb opinion teknik t\u00eb eksperteve t\u00eb fush\u00ebs. Si rrjedhoj\u00eb p\u00ebrjashtohen kategorikisht mund\u00ebsit\u00eb e aplikimit t\u00eb ndonj\u00eb opsioni t\u00eb mundsh\u00ebm si zgjidhje sic mund t\u00eb ishte p\u00ebr sh\u00ebmbull q\u00eb, cmuarja e provave shkresore t\u00eb behej mbi baz\u00ebn e pretendimeve t\u00eb depozituara me shkrim, q\u00eb seancat t\u00eb caktoheshin n\u00eb orare t\u00eb p\u00ebrpikta dhe me segmente kohore t\u00eb mir\u00eb p\u00ebrcaktuara, q\u00eb prezenca e paleve, p\u00ebrvec avokat\u00ebve, t\u00eb mos lejohej, apo q\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb procesesh t\u00eb zhvilloheshin onlin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet plaformave Zoom, Skype, apo WebEx.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fund t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj, nuk mund t\u00eb them se pezullimi i veprimtaris\u00eb s\u00eb gjykatave nuk isht\u00eb gjeja e duhur por as mund t\u00eb them q\u00eb ishte e bazuar n\u00eb ligj, n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn apo e argumentuar nga nj\u00eb mendim tekniko-shkencor. Ndaj, p\u00ebr asnj\u00eb shkak nuk mund t\u00eb justifikohet. P\u00ebrkundrazi pezullimi i pun\u00ebs s\u00eb gjykatave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim arbitrar i cili reflekton ngutje dhe padituri p\u00ebr t\u00eb gjitha shkaqet dhe faktet e parashtruara me lart\u00eb. Dhe ajo cfar\u00eb i jep nj\u00eb nota qesharake t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj situate \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb fasonerit\u00eb u lejuan t\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb nd\u00ebrsa gjykatat Jo.<\/p>\n<p>[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb K\u00ebshilli Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor vendosi m\u00eb dat\u00eb 6 Prill pa asnj\u00eb hezitim t\u00eb pezulloj\u00eb plot\u00ebsisht veprimtarin\u00eb e t\u00eb gjitha Gjykatave t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Nuk isht\u00eb nj\u00eb vendim i papritur pasi pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb vet\u00eb se KLGJ t\u00eb shprehej, K\u00ebshilli i Ministrave nxorri aktin normatv q\u00eb shtynt\u00eb afatin e pezullimit t\u00eb vepritaris\u00eb s\u00eb gjykatave.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11363,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"editor_plus_copied_stylings":"{}","footnotes":""},"categories":[97,98],"tags":[99,100],"class_list":["post-8178","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fasonerite","category-gjyqesori","tag-fasonerite","tag-gjyqesori"],"featured_image_src":"https:\/\/shp.al\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/biznes-fason2.jpg","featured_image_src_square":"https:\/\/shp.al\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/biznes-fason2.jpg","author_info":{"display_name":"Isuf Shehu","author_link":"https:\/\/shp.al\/en\/author\/admin\/"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8178","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8178"}],"version-history":[{"count":26,"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8178\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12534,"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8178\/revisions\/12534"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11363"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shp.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}